By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për brezat
January 2, 2026
Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona
January 2, 2026
Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë
January 2, 2026
Zelensky emëron kreun e HUR Budanov si shef të ri të stafit
January 2, 2026
I jepet lamtumira e fundit ish-kryekuvendarit, Nexhat Daci
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Diskutohet plani për spitalin e Prishtinës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Diskutohet plani për spitalin e Prishtinës
Lajme

Diskutohet plani për spitalin e Prishtinës

Kosova Times
Last updated: 2022/10/01 at 9:37 PM
Kosova Times Published October 1, 2022
Share
SHARE

Nën kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi mbajti mbledhjen e tretë.

Në fjalën e tij hyrëse, kryeministri Kurti theksoi edhe një herë rëndësinë e punës së përbashkët të Komisionit, për vlerësimin e kapaciteteve të nevojshme për transformimin dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët e vendit.

Për këtë në takimin e sotëm u prezantuan dhe diskutuan dy studime të fizibilitetit në sektorin e shëndetësisë. Studimi i parë, për Spitalin e Prishtinës, ishte përgatitur nga ICME dhe u prezantua nga kryetari i Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama dhe zyrtarët e tij. Ndërsa, studimi i dytë, për ShSKUK-në, u prezantua nga z.Thomas Weismann, ekspert gjerman për ekonomikë shëndetësore, me titullin “Përmirësimi i infrastrukturës fizike të institucioneve të kujdesit shëndetësor sekondar dhe terciar”.

Kryeministri informoi Komisionin që në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, është miratuar Udhëzimi Administrativ për licencim të profesionistëve të huaj shëndetësor. Miratimi i Udhëzimit do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën dhe shëndetin e qytetarëve, duke plotësuar ofrimin e shërbimeve që mungojnë ose rrezikojnë të mos ofrohen. Po ashtu, ardhja e profesionistëve të mërgatës do të mundësojë trajnimin dhe aftësimin e profesionistëve vendas për të ofruar këto shërbime në të ardhmen.

Mirëpo, Kryeministri theksoi që Udhëzimi nuk mund të arrijë qëllimin e vet pa hapa konkretë, të shpejtë dhe të vazhdueshëm për të siguruar zbatimin e tij. Andaj, anëtarët e Komisionit janë dakorduar që Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK-ja të nisin menjëherë hapat e nevojshëm për të planifikuar sjelljen e sa më shumë të mjekëve specialistë nga mërgata për dhënie të shërbimeve dhe ofrim të trajnimeve. Kryeministri nënvizoi se jetësimi i kësaj iniciative është çështje urgjente dhe se çdo ditë vonesë është kohë e humbur.​ /Kosovatimes/

You Might Also Like

Zelensky emëron kreun e HUR Budanov si shef të ri të stafit

I jepet lamtumira e fundit ish-kryekuvendarit, Nexhat Daci

Shi dhe fluks automjetesh, trafik i rënduar në superstradën Milot-Lezhë

Një qytetar nga Ferizaj gjen para dhe i dorëzon në polici

Numërimi i votave jashtë Kosovës, KQZ proceson mbi 90% të vendvotimeve

Kosova Times October 1, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hoti: Çdo vendim është i drejtë, por jo pa koordinim me miqtë ndërkombëtarë

Kosova Times Kosova Times November 6, 2022
Mali i Zi, nuk arrihet marrëveshja për qeverinë e re të vendit
Të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt-Murselit arrijnë në Gjykatë
Tensionet në veri me ndikim negativ në ekonomi
Petkoviq: Incidentet e 29 majit do të parandaloheshin nëse KFOR-i do ta përmbushte mandatin paraprakisht
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?