By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vetëm me zgjedhje të jashtëzakonshme ndalohet regresi i thelluar
June 15, 2025
Irani përgjigjet me raketa, ka të vdekur. Konsulli kroat dhe gruaja e tij plagosen në Tel Aviv
June 14, 2025
Kosova dhe SHBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
June 14, 2025
Haradinaj uron 250-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane
June 14, 2025
Osmani: Japonia, partner kyç në shtetndërtimin e Kosovës
June 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bullgaria mban zgjedhjet e katërta në më pak se dy vjet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Bullgaria mban zgjedhjet e katërta në më pak se dy vjet
Rajon / Botë

Bullgaria mban zgjedhjet e katërta në më pak se dy vjet

Kosova Times
Last updated: 2022/10/02 at 11:50 AM
Kosova Times Published October 2, 2022
Share
SHARE

Qytetarët në Bullgari votojnë më 2 tetor në zgjedhjet e përgjithshme. Këto janë zgjedhjet e katërta në 18 muajt e fundit, në mes të pritjeve se do të prodhojnë një Parlament të fragmentuar dhe bisedimeve të vështira për të formuar një koalicion qeverisës.

Bullgaria, me një popullsi prej afër 7 milionë banorësh, është në krizë politike që nga viti 2020, kur vendi u përball me protesta mbarëkombëtare pas zemërimit të publikut të akumuluar për shumë vite për shkak të korrupsionit. Pjesa më e madhe e zemërimit ishte lidhur me liderin shumëvjeçar Boyko Borisov, dhe partisë së tij Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë (GERB).

Qeveria e fundit, e udhëhequr nga Kiril Petkov, kolapsoi në qershor vetëm gjashtë muaj pasi mori mandatin, pasi njëri prej partnerëve doli nga koalicioni qeverisës. Petkov, që udhëheq partinë pro-reformave, Ne Vazhdojmë Ndryshimin (PP), është përballur me sfida në përmbushjen e zotimeve të tij për të çrrënjosur korrupsionin.

Ai po ashtu ka mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë. Rusia është një shtet që tradicionalisht ka raporte të mira me Bullgarinë dhe Petkov po ashtu ka akuzuar Kremlinin se ka ndihmuar në orkestrimin e rrëzimit të Qeverisë së tij, pasi Bullgaria refuzoi të paguajë me rubla për gazin rus.

Sondazhet e publikuara një ditë para zgjedhjeve thanë se GERB kishte mbështetjen e 25-26 për qind të votuesve, ndërkaq partia PP e Petkovit kishte mbështetjen e 16.5 për qind të votuesve.

Pritet që deri në tetë parti të kalojnë pragun prej 4 për qind për të fituar ulëse në Parlamentin bullgar prej 240 mandatesh.

Një prej këtyre partive, Rilindja, subjekt i ekstremit të djathtë, sipas sondazheve, mund të fitojë rreth 11 deri në 13 për qind të votave. Kjo parti ka fituar avantazh nga vala e populizmit që ka mbërthyer Evropën – teksa parti të ekstremit të djathtë kanë shënuar fitore në Itali dhe Suedi – në mes të frikës ekonomike dhe pasigurisë që fillimisht u nxit nga pandemia e COVID-19, e më pas edhe nga pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës.

Partia Rilindja ka premtuar se do ta largojë Bullgarinë nga Bashkimi Evropian dhe NATO dhe do të shtyjë përpara politika miqësore me Kremlinin.

Përderisa shumë ekspertë vlerësojnë se retorika anti-Perëndim e partisë Rilindja është përdorur më shumë për fushatë, ata paralajmërojnë për kujdes lidhur me atë se çfarë po bën kjo parti për t’u afruar me Kremlinin.

Qendra e votimit janë hapur në orën 07:00 sipas kohës lokale dhe do të mbyllen në orën 20:00.

You Might Also Like

Irani përgjigjet me raketa, ka të vdekur. Konsulli kroat dhe gruaja e tij plagosen në Tel Aviv

Përmbyset autobusi me studentë ukrainas në Francë, 4 të vdekur

Katalonja ndalon plotësisht përdorimin e telefonave celularë në shkollat ​​fillore dhe të mesme

Axhenda ndërkombëtare

Zyrtari iranian: Do të synojmë bazat e vendeve që mbrojnë Izraelin

Kosova Times October 2, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Radoiçiq ndalohet për 48 orë, dyshohet për “trafikim armësh”

Kosova Times Kosova Times October 3, 2023
Shtetet e Bashkuara do të transferojnë një tjetër bateri të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë
Bardh Bekteshi nga RTK pjesë e kampanjës së AGK-së
Për as një çmim mos të lejohen copëtimet e reja të tokave shqiptare
Barcelona synon mbrojtësin e Crystal Palace
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?