By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BQK dhe AKI zgjerojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për siguri financiare
June 30, 2025
Kurti: Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë, kundër votimit të fshehtë
June 30, 2025
Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama
June 30, 2025
Forcat e Armatosura të Ukrainës: Mbi 100 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës
June 30, 2025
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Beqiroviq dhe Cvijanoviq në rrugë për të fituar ulëse në Presidencën e Bosnjës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Beqiroviq dhe Cvijanoviq në rrugë për të fituar ulëse në Presidencën e Bosnjës
Rajon / Botë

Beqiroviq dhe Cvijanoviq në rrugë për të fituar ulëse në Presidencën e Bosnjës

Kosova Times
Last updated: 2022/10/03 at 9:12 PM
Kosova Times Published October 3, 2022
Share
SHARE

Pas shumicës së votave të numëruara – 84. 75 për qind – Denis Beqiroviq, kandidati boshnjak i opozitës së bashkuar, “Të bashkuar për Bosnje e Hercegovinën e lirë”, dhe Zhelka Cvijanoviq , janë në rrugë për të fituar ulëse në Presidencën trepalëshe të Bosnjës.

Sipas rezultateve të fundit, Zhelko Komshiq është përpara Borjana Krishtos në garën për ulësen kroate në Presidencë.

Beqiroviq, anëtar i Partisë Socialdemokrate, i cili është përkrahur nga 11 parti opozitare, ka fituar 55.78 për qind të votave, për dallim nga Bakir Izetbegoviq, partia e të cilit – Partia për Veprim Demokratik – ka qenë në pushtet prej fundit të luftës më 1996.

Izetbegoviq, i cili sipas Komisionit Zgjedhor ka fituar 39.31 për qind të votave, e ka pranuar humbjen të dielën.

Shtetasit e Bosnjës kanë votuar të dielën për përfaqësuesit e tyre në Presidencën trepalëshe dhe ligjvënësit në nivelet kombëtare, rajonale dhe lokale.

Më shumë se 60.000 vëzhgues janë akredituar për të mbikëqyrur procesin.

Sipas autoriteteve, dalja në zgjedhje ka qenë 50 për qind, apo 2 për qind më pak sesa në zgjedhjet e vitit 2018.

Gara është konsideruar të jetë zhvilluar mes nacionalistëve dhe reformistëve të fokusuar në ekonomi.

Zyrtarët kanë thënë se procesi zgjedhor është zhvilluar mirë, pavarësisht raportimeve për parregullsi dhe ndalim të disa personave për mashtrime zgjedhore.

Aktualisht, Bosnje-Hercegovina është duke u përballur me krizën më të rëndë politike prej fundit të luftës së viteve 1990, sidomos për shkak të politikave separatiste të udhëheqjes së serbëve të Bosnjës dhe kërcënimeve për bllokada nga kroatët në këtë shtet.

“Është koha për një kthesë pozitive në Bosnje”, u ka thënë Beqiroviq gazetarëve pasi ka pretenduar fitore.

Bosnja përbëhet nga dy rajone autonome: Republikën Sërpska e dominuar nga serbët dhe Federata me popullsi kryesisht të boshnjakëve myslimanë dhe kroatëve.

Federata është e ndarë në 10 kantone.

Ekziston edhe distrikti i ndarë Bërçko në veri.

Ky organizim është krijuar sipas Marrëveshjes së Dejtonit, të vitit 1995, të cilat u kanë dhënë fund tre vjetëve luftime në këtë republikë të ish-Jugosllavisë.

Vëmendje të madhe në këto zgjedhje ka fituar edhe udhëheqësia për Republikën Sërpska.

Dodik ka garuar për president të Republikës Sërpska dhe nuk ka synuar mandat të dytë në presidencën trepalëshe.

Edhe Dodik, edhe rivalja e tij, Jellena Triviq, kanë pretenduar fitore për Presidencën e Republikës Sërpska.

Pretendimet e tyre do të testohen më 3 tetor, kur autoritetet zgjedhore pritet t’i bëjnë publike rezultatet me shifrat e përditësuara.

Dodik mban lidhje të ngushta me Serbinë dhe Rusinë.

Shtetet e Bashkuara e sanksionuar Dodikun më 2017, dhe sërish në janar të këtij viti, për shkak të përpjekjeve të tij për ndarje të Bosnjës.

Ndryshimet ligjore në Bosnjë

Më 2 tetor, Përfaqësuesi i Lartë i Bosnje-Hercegovinës, Christian Schmidt, ka miratuar një pako të ndryshimeve në Ligjin zgjedhor dhe Kushtetutën e Federatës së Bosnje e Hercegovinës.

Ndryshimet i referohen ekskluzivisht konstituimit paszgjedhor të organeve të zgjedhura në mënyrë indirekte.

Më 22 dhjetor, 2009, Gjykata Evropiane konstatoi se Kushtetuta e Bosnjës i diskriminon drejtpërdrejt pakicat, duke mos lejuar pjesëmarrjen e barabartë të tyre në zgjedhjet demokratike.

Por, autoritetet e Bosnjës, që nga ajo kohë, nuk e kanë ndryshuar ende Kushtetutën dhe tri palë zgjedhje të përgjithshme janë mbajtur në përputhje me të.

You Might Also Like

Kurti: Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë, kundër votimit të fshehtë

Forcat e Armatosura të Ukrainës: Mbi 100 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës

Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup

Senatori Graham: Trump mbështet sanksione më të ashpra kundër Rusisë

WP: SHBA-të përgjojnë bisedën e zyrtarëve iranianë në lidhje me sulmet amerikane

Kosova Times October 3, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

‘E gjithë hyrja është zhdukur’: Rusia nis sulmin masiv ndaj Kievit

Kosova Times Kosova Times June 23, 2025
Borxhlinjtë e ujit shkyçen në disa lagje të Prishtinës
Pas vërshimeve, Shqipëria nis ushtrinë drejt Kosovës
Lufta në Ukrainë bëhet një luftë me drona: Këto janë tre pikat ku ndihen shpërthimet çdo ditë, njëra është “kanceri i plagës” e Putinit
Shefi i Ligës Arabe në Moskë për bisedime pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?