By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku: Programi i ri i LDK-së do të sjellë progres dhe zhvillim ekonomik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku: Programi i ri i LDK-së do të sjellë progres dhe zhvillim ekonomik
Lajme

Abdixhiku: Programi i ri i LDK-së do të sjellë progres dhe zhvillim ekonomik

Kosova Times
Last updated: 2022/10/05 at 7:32 PM
Kosova Times Published October 5, 2022
Share
SHARE

LDK ka vazhduar me ciklin e debatit dhe diskutimit me qytetarët anembanë vendit. Fushata “LDK ju dëgjon” vazhdoi në Prizren, ku Kryesia dhe kryetari Lumir Abdixhiku u takuan me struktura dhe qytetarë dhe diskutuan për programin e ri të LDK-së si dhe për situatën ekonomike dhe politike në vend.

Në diskutim me më shumë se 200 aktivistë dhe qytetarë, kryetari Abdixhiku diskutoi për gjendjen aktuale ekonomike dhe nevojën për zhvillim urgjent ekonomik të vendit në këtë kohë krize. Ai kritikoi Qeverinë për zero rezultate në çdo fushë.

“Gjendja ekonomike është e padurueshme për shkak të mungesës së investimeve, mungesës së projekteve kapitale dhe paaftësisë së plotë të Qeverisë. Kemi rënie ekonomike dhe asnjë interesim të Qeverisë për të ndryshuar diçka në këtë drejtim. Inflacioni ka arritur në 20%, deficiti tregtar është rritur nga 3 në 5 miliardë euro dhe më shumë se 100.000 njerëz janë larguar nga vendi. Me vetëm 9% investime kapitale këtë vit, kurse Kosova do të përfundojë me rritjen më të ulët ekonomike në dekadën e fundit. Nuk ka më shpresë se kjo Qeveri mund të sjellë ndonjë ndryshim dhe fushata e tyre është zhgënjim i madh për qytetarët tanë. Qeveri e paaftë dhe e papërgjegjshme, e cila është në gjendje vetëm të prodhojë kriza të reja”, tha kryetari Abdixhiku.

Ai iu referua qasjes së re të LDK-së për të ndërtuar programin partiak dhe për të ofruar zgjidhje së bashku me qytetarët dhe strukturat e LDK-së. Kryetari Abdixhiku, tha se LDK-ja është në mision për të rikthyer shpresën në vend dhe për të siguruar stabilitet. Ai tha se mbështetja partiake po rritet nga dita në ditë dhe se LDK-ja duhet të vazhdojë të dëgjojë aktivisht qytetarët dhe t’u përgjigjet nevojave të tyre.

“LDK ka qasje, energji dhe strategji të re. Jemi në një mision unifikues për të rikthyer shpresën në vend. Kosova ka nevojë për stabilitet, prosperitet dhe zhvillim ekonomik. Qytetarët tanë kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre. LDK po ndërton program me një ekip të jashtëzakonshëm dhe po ofron një platformë që do ta çojë Kosovën në rrugën e progresit dhe zhvillimit ekonomik afatgjatë. Partia jonë po rritet në sondazhe, njerëzit e njohin vullnetin dhe energjinë e re dhe po e mbështesin këtë, ne duhet të vazhdojmë të punojmë më shumë”, deklaroi kryetari Abdixhiku.

Ai theksoi se LDK-ja duhet të qëndrojë pranë qytetarëve duke qenë zëri i vërtetë i atyre që kanë nevojë, për të luftuar padrejtësinë dhe për të ngritur zërin kundër Qeverisë e cila nuk funksionon në interes të qytetarëve.

“Duhet të jemi më afër me njerëzit, qytetarët tanë. Kjo është ajo që pritet nga LDK-ja, kjo është ajo që duhet të bëjmë. Ne duhet të jemi zëri i tyre, zë për çdo qytetar e për çdo familje. Do të kuptojmë problemet e tyre reale të përditshme dhe do të ofrojmë zgjidhje. Qasja e qeverisjes së përgjegjshme, lidershipit efektiv dhe unifikimit të vendit; kjo është ajo që përfaqëson LDK-ja dhe ky është mesazhi që duhet të ndajmë të gjithë ne”, ka përfunduar kryetari Abdixhiku. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar

Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë

AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje

Përmbytje dhe reduktime të ujit në Prishtinë

Maqedonci: Pranuam dërgesën e sistemeve raketore anti-tank OMTAS

Kosova Times October 5, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Qofte patate të skuqura të mbushura me spinaq dhe djathë

Kosova Times Kosova Times May 17, 2025
Cilët serbë nga Kosova po i arreston Serbia?
Rama në Madrid: Plani ynë, vetëm hyrja në BE
Lodra toksike në treg: Rrezik për shëndetin e fëmijëve
Gjakovë: Punëtorja e QKMF-së sulmohet për herë të dytë nga qentë endacakë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?