By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Fuqia vendimmarrëse dhe pavarësia, ëndrra e realizuar e Hana Qerimit
December 3, 2023
Kryetari i bashkisë së Kievit Vitaliy Klitschko mbështeti komandantin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura
December 3, 2023
Ka vdekur fotografi i njohur Elliott Erwitt, i cili ka fotografuar Hrushovin, Kastron dhe Marilyn Monroe, i cili ka krijuar imazhe ironike të personazheve kryesore të shekullit të 20-të
December 3, 2023
Paralajmërimi dramaik i Macron: “Shkatërrimi i plotë i Hamasit mund të thotë më shumë…”
December 3, 2023
Jeta në burgun polar rus “Polar Owl” – zona më veriore për të burgosurit e përjetshëm
December 3, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kallëzimi i Metës ndaj Autoritetit të Dosjeve në Shqipëri, Prokuroria: S’ka vend për procedim penal
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Uncategorized > Kallëzimi i Metës ndaj Autoritetit të Dosjeve në Shqipëri, Prokuroria: S’ka vend për procedim penal
Uncategorized

Kallëzimi i Metës ndaj Autoritetit të Dosjeve në Shqipëri, Prokuroria: S’ka vend për procedim penal

Kosova Times
Last updated: 2022/10/06 at 9:26 PM
Kosova Times Published October 6, 2022
Share
SHARE

Në Shqipëri, Prokuroria e Tiranës, njoftoi të enjten se ka vendosur të mos fillojë një procedim penal ndaj Autoritetit të Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, pas kallëzimit të bërë kundër këtij institucioni, nga ish presidenti Ilir Meta.

Prokuroria në vendimin e saj i referohet nenit të Kodit të Procedurës Penale për “Rrethanat që nuk lejojnë fillimin e procedimit” i cili parashikon ndër të tjera se një nga rrethanat është dhe “kur fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale ose kur del qartë që fakti nuk ekziston”.

Zoti Meta ngriti padi penale ndaj Autoritetit më datë 1 shtator, pasi dhe më herët e kishte akuzuar atë për shkelje ligjore kur ky institucion njoftoi zyrtarisht parlamentin se kishte hasur në dokumente që e lidhnin ish presidentin me strukturat e ish Sigurimit. Sipas tij, anëtarët e Autoritetit kishin shkelur 6 nene të Kodit Penal, duke i akuzuar për shpërdorim detyre, falsifikim i dokumenteve shtetërore, falsifikim kompjuterik, falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve, përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik, zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete.

Zoti Meta, duke ju referuar rastit të tij, tha se dokumentet janë manipuluar, pasi personi Filip Talo, i cili pretendohet të jetë kallëzuar prej tij, në rrëfimin e bërë me shkrim dore për organet e sigurimit ka përmendur një tjetër emër, Ilir Murataj, me të cilin ndante dhomën e konviktit. Ndërkohë që zoti Meta tha se nuk ka jetuar në konvikt.

Autoriteti nga ana e tij këmbënguli se ka vepruar në respekt të procedurave ligjore dhe se praktika e ndjekur është lehtësisht e verifikueshme.

Prokuroria në njoftimin e saj shpjegoi se “gjatë kësaj periudhe janë kryer verifikimet përkatëse që parashikon ligji proceduarial penal dhe që lidhen në rastin konkret me marrjen e deklarimeve përkatëse në cilësinë e personave që tregojnë rrethana të hetimit, të anëtarëve të Autoritetit, ndaj të cilëve drejtohet ky kallëzim penal”. Prokuroria saktësoi më tej se “në vlerësimin tonë, nisur nga çka përmban kallëzimi penal (i zotit Meta ndr.) dhe për më tepër baza ligjore mbi të cilën ka operuar Autoriteti, bën të mosgjendemi para rrethanave për regjistrimin e procedimit penal, që lidhet me ekzistencën e figurës apo figurave të veprës apo veprave penale”.

Në shkresën zyrtare me të cilën Autoriteti njoftonte parlamentit, kërkonte dhe ndërhyrje ligjore për të lejuar verifikimet dhe ndaj personave të pajisur me certifikata pastërtie nga dy komisionet e mëparshme që kanë funksionuar në vitet ’90, si dhe ndalimin e kandidimit të personave që rezultojnë me lidhje me ish Sigurimin.

Të dyja këto kërkesa u përqafuan me shpejtësi nga shumica socialiste, e cila më parë nuk i kishte marrë ato në konsideratë, dhe janë kthyer në nisma ligjore që janë në fazë shqyrtimi në parlament.

Atyre u janë bashkangjitur dhe nisma të tjera të paraqitura nga opozita, sipas së cilës është rasti që vendi të ndahet një herë e mirë nga trashëgimia komuniste dhe që aktet ligjore të mos përdoren për përfitime politike.

You Might Also Like

Haradinaj kujton heronjtë Talla, Durmishi e Maliqi

Gjykata ruse ia zgjat paraburgimin gazetares së REL-it Alsu Kurmasheva

Blinkeni mbërrin në Shkup, nuk do të takohet me Lavrovin

Ukraina lëshon alarm për sulme ajrore ruse në të gjithë vendin

BE-ja deklaroi gatishmërinë e saj për të pranuar Gjeorgjinë dhe Moldavinë pa territore të okupuara

Kosova Times October 6, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?