By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së
January 31, 2026
“Do të përfundojë si Millosheviçi.” Strelkov parashikoi se Putini do të përballet me gjyqin në Hagë
January 31, 2026
Lajçak dorëhiqet pas përfshirjes në dosjen Epstein
January 31, 2026
Rinia Demokratike proteston para Qeverisë për krizën energjetike
January 31, 2026
Haradinaj: Lavdia e dëshmorëve të UÇK-së do të jetojë përjetë
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Kolonja, vend i jashtëzakonshëm për kulturën dhe historinë shqiptare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Kolonja, vend i jashtëzakonshëm për kulturën dhe historinë shqiptare
Lajme

Kurti: Kolonja, vend i jashtëzakonshëm për kulturën dhe historinë shqiptare

Kosova Times
Last updated: 2022/10/06 at 11:28 PM
Kosova Times Published October 6, 2022
Share
SHARE

Jemi mbledhur këtu përplot mall por edhe krenari, me rastin e darkës së shtruar nga kryebashkiaku Isai, i një vendi të jashtëzakonshëm për kulturën dhe historinë shqiptare, siç është Kolonja, the Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij në darkën e organizuar nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë së Ersekës, Erion Isai.

Padyshim që Kolonja ka numrin më të madh të intelektualëve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare edhe për kokë banori, por edhe për kilometër katror, theksoi Kryeministri.

Por, historia dhe kultura shqiptare nuk e ka vetëm Rilindjen të mbipërfaqësuar në Kolonjë, por njëkohësisht edhe antikitetin, andaj ne teksa mblidhemi këtu dhe ngremë dolli për Kolonjën, njëkohësisht edhe kujtojmë se rilindësit tanë janë ata të cilët e rikthyen lashtësinë e popullit tonë dhe gjithashtu treguan se sa e rëndësishme për traditën është autoktonësia, shtoi ai.

Kryeministri theksoi se Kolonja është thesar i kulturës e i historisë sonë, me zemër mikpritëse.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

I nderuari kryetar i Bashkisë së Kolonjës, z.Erion Isai,

I nderuari ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z.Qemal Minxhozi,

Të nderuar ministra të Qeverisë e deputet të Kuvendit,

Të nderuar kryetarë të partive politike në Kosovë, të PDK-së, z.Memli Krasniqi, të AAK-së, z.Ramush Haradinaj, nënkryetar i LDK-së, z.Lutfi Haziri,

Të nderuar shkëlqesi ambasadorë të akredituar në Republikën e Kosovës,

Zonja dhe zotërinj,

Motra dhe vëllezër,

I nderuari President z.Fatmir Sejdiu,

Miq e dashamirë të vlerave e të traditës shqiptare,

Jemi mbledhur këtu përplot mall por edhe krenari, me rastin e darkës së shtruar nga kryebashkiaku Isai, i një vendi të jashtëzakonshëm për kulturën dhe historinë shqiptare, siç është Kolonja.

Padyshim që Kolonja ka numrin më të madh të intelektualëve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare edhe për kokë banori, por edhe për kilometër katror.

Këtu prapa meje ndodhet thënia e Fan Nolit, por përveç Fan Nolit, e Faik Konicës, e Jani Vretos, e Petro Nini Luarasit, e Papa Kristo Negovanit, që u përmenden, më lejoni të përmend njëkohësisht edhe Themistokli Gërmenjin, Gani Butkën, Sali Butkën Kapedanin, pastaj Spiro Ballkamenin, Jorgo Ballkamenin, Shahin Kolonjën, Zallo Prodanin, Zylyftar Bej Podën, e madje edhe rilindaset tona Parashqevi e Sevasti Qiriazi, janë poashtu me origjinë nga Kolonja.

Por, historia dhe kultura shqiptare nuk e ka vetëm Rilindjen të mbipërfaqësuar në Kolonjë, por njëkohësisht edhe antikitetin, andaj ne teksa mblidhemi këtu dhe ngremë dolli për Kolonjën, njëkohësisht edhe kujtojmë se rilindësit tanë janë ata të cilët e rikthyen lashtësinë e popullit tonë dhe gjithashtu treguan se sa e rëndësishme për traditën është autoktonësia.

Por, kolonjarët janë të famshëm edhe në muzikë, përveçse në histori. Janë të famshëm edhe me kulturën që na e kanë sjellë, e këtu padyshim që Kolonja është Kolonja e sazeve popullore, e që dallohet për virtuozitetin e interpretimin e këngëve, padyshim më e njohura ajo me emrin “As e vogël, e as e madhe”.

E Kolonja edhe si thesar i kulturës e i historisë sonë, por edhe me zemrën e saj të mikpritjes është tamam ashtu, as e vogël as e madhe, sepse është tejet e madhe.

Faleminderit shumë kryetarit Isai, afarist Buxhovi dhe të gjithë ju të pranishëm që e madhështuat këtë mbrëmje të mrekullueshme. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së

Rinia Demokratike proteston para Qeverisë për krizën energjetike

Haradinaj: Lavdia e dëshmorëve të UÇK-së do të jetojë përjetë

Hamza kujton dëshmorët e lirisë: Zahir Pajaziti ishte mishërim i guximit

Imri Ahmeti kërkon të lirohet nga pozita e Sekretarit të LDK-së

Kosova Times October 6, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Vlojnë” konkurset për punësime një muaj para qeverisë teknike

Kosova Times Kosova Times December 23, 2023
Dekorohen 20 qumështore të Kosovës, apel konsumatorëve të konsumojnë produkte vendore të freskëta
A ishte Edi Rama, vërtetë një altoparlant i UÇK-së?
Daçiq akuzon autoritetet e Kosovës se po krijojnë krizë të re
“Vuçiq nuk zbuloi një gjë”: Si shkruajnë mediat botërore për bisedën telefonike mes presidentit të Serbisë dhe Putinit?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?