By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre
February 5, 2026
Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE
February 5, 2026
Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën
February 5, 2026
Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim
February 5, 2026
Roboti humanoid më i shpejtë në botë prezantohet në Kinë
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për ndërtim pa leje në Batllavë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për ndërtim pa leje në Batllavë
Lajme

Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për ndërtim pa leje në Batllavë

Kosova Times
Last updated: 2022/10/06 at 2:09 PM
Kosova Times Published October 6, 2022
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Y.I.,  në drejtim të veprave penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Y.I., gjatë muajit mars-qershor të vitit 2021, në fshatin Orllan të Komunës së Podujevës, pa sigurimin e lejes ndërtimore nga organi kompetent dhe në kundërshtim me nenin 14, paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 të Ligjit për Ndërtimin, ka ndërtuar katër vila për banim, në pronën e tij, në atë mënyrë që përkundër njoftimit dhe procesverbaleve të datës 29.06.2021, Vendimit për ndërprerjen e punimeve Nr.316/21 të dt. 05.07.2021, si dhe gjobës së shqiptuar nga inspektorët e Drejtorisë së Inspeksionit të Ndërtimit në Komunën e Podujevës, i njëjti ka vazhduar dhe finalizuar ndërtimet e vilave duke mos respektuar vendimet dhe procedurat e zhvilluara nga institucioni kompetent për ndalimin e ndërtimit të objekteve të lartcekura, çka me këtë e ka kryer veprën penale “Ndërtimi pa leje”, nga neni 359 par. 3 lidhur me par 2 të KPRK-së.

Po ashtu, më 05.07.2021, në vendin e lartcekur, i pandehuri nuk i ka përfillur vendimet e inspektorëve të Drejtorisë së Inspeksionit të Ndërtimit të Komunës së Podujevës, në atë mënyrë që i njëjti i ka hequr shiritat e vendosur nga organi i lartcekur për ndalimin e punimeve, ku me këtë e ka kryer veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”, nga neni 406 i KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri i lartcekur të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë, si dhe i ka propozuar Gjykatës të urdhërojë organet kompetente të Komunës së Podujevës që në kuadër të legjislacionit në fuqi të ndërmarrim veprimet e nevojshme për zbatimin e Aktvendimit për Rrënimin e Objekteve, të lëshuar nga Drejtoria e Inspeksionit të Ndërtimit në Komunën e Podujevës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën

Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim

Kryeministri Rama pritet nga Papa Leoni XIV

Osmani takohet me bin Rashid Al Maktoum

ZRRE e Misioni i FMN-së flasin për liberalizimi e tregut të energjisë

Kosova Times October 6, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Arrestohet i riu në Bosnje e Hercegovinë pasi paralajmëroi se do kryejë krim në një shkollë

Kosova Times Kosova Times May 4, 2023
Mblidhet Qeveria e Kosovës
Aleksandra Jovanovic drejtoreshë të RTK 2 – kanalit në gjuhën serbe
Javën e ardhshme do të bien ndjeshëm temperaturat në Kosovë
Abdixhiku nga Novobërda: Bashkë, nën një fat për të gjithë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?