By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve
December 14, 2025
Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë
December 14, 2025
Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon 17 ankesa
December 14, 2025
Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën
December 14, 2025
Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ohër, protestë kundër shoqatës kulturore bullgare “Mbreti Boris III
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ohër, protestë kundër shoqatës kulturore bullgare “Mbreti Boris III
Rajon / Botë

Ohër, protestë kundër shoqatës kulturore bullgare “Mbreti Boris III

Kosova Times
Last updated: 2022/10/07 at 9:43 PM
Kosova Times Published October 7, 2022
Share
SHARE

Qytetarë maqedonas të organizuar dhe mbështetur nga opozita maqedonase protestuan të premten në Ohër kundër një shoqate kulturore bullgare për shkak të emërtimit të saj sipas Mbretit Boris i Tretë. Maqedonasit e përjetojnë periudhën e Luftës së Dytë Botërore si poshtëruese ndaj tyre ndërsa administroheshin nga qeveria bullgare e kohës, e akuzuar si bashkëpunëtore e fashizmit. Megjithatë, kundërshtimet e këtilla përmes demonstratave ndaj figurave historike po marrin dimensione politike.

Paraqitjet e kohëve të fundit të një pjese të maqedonasve kundër figurave historike bullgare duket se po ndikojnë në mënyrë negative tek Sofja zyrtare, e cila megjithatë ia hoqi bllokadën Shkupit më 19 korrik për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Mosmarrëveshjet historike dhe identitare midis dy vendeve fqinje jo rrallë kanë nxitur provokime apo protesta në njërin apo në vendin tjetër.

Qytetarë të Ohrit protestuan të premten kundër hapjes së një shoqate kulturore bullgare në këtë qytet për shkak të emrit të kontestueshëm që mba ajo: Mbreti Boris III.

Protesta e organizuar nga partia radilakale “E Majta” u mbështet edhe nga VMRO-DPMNE-ja e opozitës. Demonstruesit mbanin parulla ku shkruhej: “Poshtë fashizmi”, “Këtu nuk ka vend për Hitlerin bullgar”, ndërsa godina e shoqatës u qëllua me vezë dhe gurë.

Policia nuk lejoi demonstruesit të cilët u përpoqën të hyjnë në ndërtesë ku ndodheshin ambasadori bullgar, konsulli bullgar i Manastirit, si dhe politikanë të ardhur nga vendi fqinj.

“Ne jemi kundër fashizmit, kundër okupatorit. Bullgarët ishin okupatorë në Maqedoni”, tha një protestues.

“Ky është glorifikim i fashizmit dhe fashistëve si Car Borisi dhe Vanço Mihajllovi”, u shpreh një protestuese tjetër.

Ndërkohë, përfaqësuesit e shoqatës bullgare në Ohër thonë se i gjithë rasti është politizuar, ndërkohë që ata nuk bashkëpunojnë me asnjë lloj lëvizje naciste apo fashiste. “Figurën e Mbretit Boris III e kemi zgjedhur si një mbret bullgar”, tha një përfaqësues i pakicës bullgare dhe shoqatës kulturore në Ohër.

Më parë Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut bëri thirrje “për sjellje të matur dhe dinjitoze të mbështetur në respektimin e të drejtës së të gjithë qytetarëve pavarësisht përkatësisë etnike, për të ushtruar të drejtën kushtetuese për tubim dhe shprehje të lirë të mendimit”.

Sipas historiografisë maqedonase Mbreti Boris III që ishte në fron deri në vitin 1943 si bashkëpunëtor i Adolf Hitlerit kreu krime në territorin e pushtuar të Maqedonisë së sotme të Veriut dhe bëri depërtimin e mbi 11000 hebrenjve nga Maqedonia e Vardarit, nga Anamorava në Serbinë e sotme dhe nga pjesë të Egjeut për në kampin e Treblinkës në Poloninë e administruar nga nazistët.

Por, historianët bullgarë thonë se Mbreti Boris III shpëtoi 20 mijë hebrenj të Bullgarisë.

Bullgarët, ndërkaq kanë ndjenja dashurie për Ohrin si një qendër e Kishës bullgare të para më shumë se 1000 vjetëve dhe pothuaj se turistët më të shumtë në qytet vijnë nga Bullgaria.

You Might Also Like

Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve

Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

Joseph: Nëse rusët do të interesoheshin për Serbinë, do t’ia shisnin NIS-in, topi është në fushën e Vuçiçit dhe kjo është pika e kthesës

Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive

Ukraina pret përgjigjen e SHBA-së për propozimin e fundit të paqes të Kievit, ndërsa Zelensky fillon takimet diplomatike në Berlin

Kosova Times October 7, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti takohet me emisarin amerikan Gabriel Escobar

Kosova Times Kosova Times March 14, 2024
Tre fëmijë plagosen në një sulm në një shkollë në Finlandë
Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës një strategji të re pa çlirimin e territoreve të pushtuara nga Rusia
Koreja e V. heq ndalesën e pandemisë, lejon qytetarët të kthehen në shtet
Abdixhiku: LDK-ja e Iliri nuk e shohin politikën si karrierë, por shërbim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?