By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Karan pas shpalljes së fitores: Do të vazhdojmë me forcë edhe më të madhe aty ku e lamë
November 23, 2025
Spiunazhi i Kinës në Evropë po thellohet dhe është më i sofistikuar sesa pranohet
November 23, 2025
Izraeli vrau komandantin ushtarak të Hezbollahut
November 23, 2025
Gazetari kroat për RTK:Ka prova, Vuçiq ka qenë pjesë e ‘Safari i Sarajevës’
November 23, 2025
Rubio i quan bisedimet për Ukrainën si më frytdhënëset deri tani
November 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku: LDK po dëgjon e po ofron masa konkrete për tejkalim të krizës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku: LDK po dëgjon e po ofron masa konkrete për tejkalim të krizës
Lajme

Abdixhiku: LDK po dëgjon e po ofron masa konkrete për tejkalim të krizës

Kosova Times
Last updated: 2022/10/08 at 5:19 PM
Kosova Times Published October 8, 2022
Share
SHARE

Në kuadër të ciklit të ri debatues e diskutues “LDK ju dëgjon”, sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u takua me struktura e qytetarë të Pejës, me ç’rast diskutoi për programin e ri të LDK-së si dhe për krizat nëpër të cilat po kalon vendi ynë, me theks të veçantë për ato ekonomike.

Gjatë diskutimit të hapur me aktivistë dhe qytetarë, kryetari Abdixhiku theksoi se ne kemi zgjedhur dëgjueshmërinë përballë padëgjueshmërisë, unifikimin përballë ndarjes, mirëkuptimin e dialogun përballë ofendimit e mosdialogimit, hapjen përballë mbylljes, afrimin përballë braktisjes, shpresën e besimin përballë zhgënjimit e justifikimit.

Ai diskutoi për gjendjen e vështirë ekonomike dhe nevojën për zhvillim, për krizat e thelluara nga Qeveria si dhe ndëshkimin që po u bën qytetarëve.

“Kjo Qeveri mund të ushqehet me kriza e të jetoj nga to, mirëpo çmimi i këtyre krizave është bërë i papërballueshëm për qytetarë. Nuk mund që qytetarët fillimisht t’i braktisësh e pastaj edhe t’i ndjekësh për t’i ndëshkuar. Rasti i fundit ishte kur 25 mijë familje të mësimdhënësve u përballën me ndëshkimin qeveritar, duke u dënuar kolektivisht në ditë të demokracisë.  Mësimdhënësve ua ndalën pagat duke iu vështirësuar jetën edhe më tej, duke mos u mjaftuar me vështirësitë e krizave të tjera që ata si tërë shoqëria po kalojnë”, theksoi kryetari Abdixhiku.

Ndërsa, sa i përket dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë, kryetari Abdixhiku, tha se ministri i vërtetë i kësaj ministrie është vetë kryeministri, ndaj dhe ky është dështimi i tij, i cili po e dëmton rëndë edhe shëndetin e qytetarëve.

“Ndryshimi i tre ministrave në vetëm një vit e gjysmë nuk mund të jetë problem i vetë ministrave. Jo, ky është problem i keqmenaxhimit dhe paaftësisë së Kurtit për të organizuar punën e Qeverisë; për dorëheqjen e fundit të Latifit, ministrit të tretë me radhë, nuk duhet të kërkojmë përgjegjësi vetmëm nga ministrat, por edhe nga kryeministri”.

Ai shtoi se LDK nuk do të lejoj që pushteti t’i ndaj e t’i ndëshkoj qytetarët.

“LDK dhe qytetarët janë bashkë dhe të pandarë. Raporti ynë me qytetarë është jetik për të ardhmen e zhvilluar dhe të sigurt të Republikës”, nënvizoi kryetari Abdixhiku. Kryetari Abdixhiku, tha se LDK po qëndron bashkë me qytetarët në ditë të vështira për të gjithë, në mënyrë që së bashku ta ndërtojmë programin qeverisës për ditë të mira të për të gjithë.

Ai tha se në periudhën kulminante të padëgjueshmërisë qeveritare, LDK po i dëgjon hallet e brengat e qytetarëve anembanë vendit.

“LDK po i dëgjon mësuesit që deri dje i dënuan me ndalje të pagës. Po i dëgjon nxënësit që i lanë për pesë javë larg bankave shkollore. Po i dëgjon prindërit e nxënësve që iu kishte shtuar edhe një krizë nga mosnisja e procesit mësimor. Po i dëgjon mjekët që po trajtohen keq e po ikin, si dhe pacientët që nuk po marrin shërbimet e duhura shëndetësore. Po i dëgjon qytetarët që po jetojnë keq gjersa çmimet e produkteve po rriten me ritëm të shpejtë. Po i dëgjon ndërmarrësit të cilët trajtohen si miq për mbushje të buxhetit e si armiq të përbetuar të pushtetit. Po i dëgjon familjarët e mbi 100 mijë punëtorëve që kanë ikur nga vendi në kohën e kësaj Qeverie”, theksoi kryetari Abdixhiku.

Më tej, kryetari Abdixhiku, tha se po i dëgjon dhe adreson të gjitha sfidat nëpër të cilat po kalon vendi ynë; krizën energjetike e cila pritet të thellohet në dimër, ku shtoi se LDK ka ofruar një plan prej dhjetë pikave por që nuk po dëgjohet nga pushteti.

Po ashtu, kryetari Abdixhiku, potencoi se LDK ka ofruar propozime konkrete për lehtësimin e krizës së rritjeve të çmimeve ku inflacioni ka arritur 20%, e çmimi i produkteve të shportës është dyfishuar, ndërsa buxheti për investime kapitale është realizuar vetëm 11%, mirëpo shtoi se prapë ky pushtet nuk po dëgjon, dhe atë në kohën kur kriza ekonomike pritet të jetë më e rënda në dekadën e fundit.

“Nuk ka krizë të cilën ky pushtet nëse nuk e ka prodhuar, sigurt e ka thelluar, ndërsa përballë të gjitha krizave, LDK ka ofruar ide dhe propozime konkrete për lehtësim apo tejkalim të tyre, mirëpo papërgjegjësia dhe padëgjueshmëria qeveritare është krizë e veçantë”, specifikoi kryetari Abdixhiku.

Në fund të fjalës së tij, kryetari Abdixhiku, tha se në programin qeverisës të LDK-së, ku po punojnë 29 departamente me qindra ekspert në secilën prej tyre, meritën kryesore e kanë qytetarët e vendit që me aktivizimin e tyre po ndihmojnë në mënyrë të drejtpërdrejt në hartimin e programit për zhvillim të vendit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Gazetari kroat për RTK:Ka prova, Vuçiq ka qenë pjesë e ‘Safari i Sarajevës’

Osmani: Mirënjohje për shërbimin dhe sakrificën e marinsave amerikanë

Beteja ligjore për UÇK-në drejt fundit

Binakaj:Rrëfimet e boshnjakëve për luftën vënë në pah përfshirjen e Vuçiqit

Nesër grevë në RTK, Gërvalla: Punëtorët meritojnë zgjidhje të menjëhershme

Kosova Times October 8, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti: Punësimi në Kosovë është rritur për 20% në tre vitet e fundit

Kosova Times Kosova Times August 29, 2024
Reuters njoftoi për krijimin e grupimit më të madh të satelitëve spiun të SpaceX
Droni ukrainas thuhet se goditi anijen e kapur nga Rusia në Krime
Kurti e pret në takim ambasadorin e Turqisë, flasin për rritjen e bashkëpunimit tregtar e çështje tjera
Këshilli i Prindërve: Çregjistrim masiv i nxënësve nëse nuk fillon mësimi më 3 tetor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?