By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Fuqia vendimmarrëse dhe pavarësia, ëndrra e realizuar e Hana Qerimit
December 3, 2023
Kryetari i bashkisë së Kievit Vitaliy Klitschko mbështeti komandantin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura
December 3, 2023
Ka vdekur fotografi i njohur Elliott Erwitt, i cili ka fotografuar Hrushovin, Kastron dhe Marilyn Monroe, i cili ka krijuar imazhe ironike të personazheve kryesore të shekullit të 20-të
December 3, 2023
Paralajmërimi dramaik i Macron: “Shkatërrimi i plotë i Hamasit mund të thotë më shumë…”
December 3, 2023
Jeta në burgun polar rus “Polar Owl” – zona më veriore për të burgosurit e përjetshëm
December 3, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Veterineri më i njohur botëror në Konferencën e 3-të rajonale e organizuar nga KSAVA, OVK dhe AUV
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Politikë > Lajme > Veterineri më i njohur botëror në Konferencën e 3-të rajonale e organizuar nga KSAVA, OVK dhe AUV
Lajme

Veterineri më i njohur botëror në Konferencën e 3-të rajonale e organizuar nga KSAVA, OVK dhe AUV

Kosova Times
Last updated: 2022/10/08 at 10:05 PM
Kosova Times Published October 8, 2022
Share
SHARE

Në Prishtinë është mbajtur konferenca e 3-të e radhës e organizuar nga KSAVA, OVK dhe AUV, me të ftuarin e veçantë nga Amerika, veterinerin më të njohur në botë për kafshët e shoqërimit DR. JEFF – Dr. Jeffrey Young nga klinika e tij në Denver – “Planned Pethood International”.

Kjo konferencë për kryefjalë kishte dinamikën e kontrollit të popullsisë së qenve të rrugës me një mesazh kastrimi/sterilizimi ende shpëtojnë jetë-jo vrasjes, kontradikta vazhdon.

Kryetari i KSAVA, Dardan Pozhegu, në hapje të kësaj konference falënderoj gjithë pjesëmarrësit jo vetëm me prezencën e tyre, por edhe mbështetjen në organizimet që kanë të bëjnë me fushën e mjekësisë veterinare dhe në veçanti të kafshëve të shoqërimit.

“Dua të falënderojë kolegët bashkëpunëtorët që më ndihmojnë dhe na ndihmojnë që këto organizimet të jenë sa ma të lehta dhe efikase, po ashtu kërkojmë dhe nga ju që të na kritikoni e ne të përmirësohemi që këto organizime të jenë në nivelin sa ma të lartë”, tha Pozhegu, duke i shprehur një falënderim të thellë për pjesëmarrjen në këtë konferencë të DR. Jeffrey Young i cili është veterineri më i njohur në botë i kafshëve shoqëruese.

Duke u ndërlidhur me problemin e trajtimit të qenve endacak, Xhevdet Krasniqi, kryetar i OVK-së, ai kërkoi që më shumë dhe sa më shpejtë të trajtohet kjo çështje edhe në praktikë.

“U jam shumë falënderues dhe mirënjohës që keni shpreh gatishmërinë të vini për një trajnim të tillë, ku në të ardhmen do të merreni edhe ju në mënyrë sa më profesionale për ta kryer këtë punë. E di që çdo ditë secili prej jush has në komunikacion viktima të qenve. Unë sot nga rruga që erdha nga Shtimja për në Lipjan, e hasa një qen, përafërsisht rreth 40 kilogramësh që ishte aksidentuar dhe përfunduar me fatalitet. Këtë çështje duhet ta trajtojmë sa më shpejt që është e mundur. Të gjithëve ju lus që të keni në konsideratë dhe të merrni me trajtimin sa më të mirë të qenve”, tha ai.

E ligjëruesi i sotshëm, Jeffrey Young, që njihet si Dr. JEFF, teksa ka treguar për temat që do t’i shpjegoj, ka falënderuar veterinerët për pjesëmarrje, njëherësh duke shpresuar se do të mësojnë gjëra të reja dhe t’i aplikojnë ato në terren.

Veterineri Shaban Mehmeti, e cilësoi këtë konferencë si një lloj trajnimi mjaft të domosdoshëm për veterinerë, veçanërisht me prezencën e z. Jeff që ka përvojë jo vetëm në shtetet e zhvilluara, por edhe mesatare edhe pak më të ulët siç është Kosova.

“Mendoj që pozitivja për të kuptuar të gjithë është që eutanazia nuk qenka mjet për me kontrolluar popullsinë, mirëpo është një mjet human që veterinerët vendosin për raste të caktuara, për shëndetin e tyre, sepse u shkaktojnë veç vuajtje”, tha ai.

Përndryshe, tha Mehmeti, kjo konferencë është e organizuar në nivel shumë të mirë me pjesëmarrjen edhe të KSAVA-s, OVK-së, veterinerëve, një pjesë e kolegëve shumë të respektueshëm.

“Mendoj që disa veterinerë që nuk kanë ardhur, ndoshta kanë pasur arsye, por nuk është mirë me i neglizhuar këto, sepse edhe vet fakti që bashkohemi si komunitet, këmbejmë eksperienca, përvojat tona, hallet e tona dhe kjo është në dobi të veterinës së Kosovës. Veterina po ecë përpara në Kosovë dhe ne jemi këtu për te”, tha Mehmeti.

Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit u pajisën me certifikata.

Nesër, e që është dita e dytë e trajnimit, do të mbahet pjesa praktike. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Fuqia vendimmarrëse dhe pavarësia, ëndrra e realizuar e Hana Qerimit

Përfundon seanca e mbyllur ndaj të dyshuarve për vrasjen e Liridonës

Osmani takon presidentin e Emirateve, flasin për thellimin e bashkëpunimit

Të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt-Murselit arrijnë në Gjykatë

Tentim vrasje në Prishtinë, policia konfiskon 5 gëzhoja

Kosova Times October 8, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?