By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ambasadori turk uron Ramën për mandatin e dytë në Prishtinë
January 12, 2026
Komisioneri Europian për Mbrojtjen ka propozuar krijimin e një ushtrie të BE-së me 100,000 trupa
January 12, 2026
Kompanive ruse u lejohet të dërgojnë punonjësit në spitalet psikiatrike për ekzaminim
January 12, 2026
Policia qipriote raporton zhdukjen e ish-drejtorit ekzekutiv të Uralkali-t
January 12, 2026
Seanca ndaj Nagip Krasniqit anulohet për shkak të avancimit të gjyqtarit
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haradinaj e Basha në dasmën e djalit të këngëtares së njohur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > ShowBiz > Haradinaj e Basha në dasmën e djalit të këngëtares së njohur
ShowBiz

Haradinaj e Basha në dasmën e djalit të këngëtares së njohur

Kosova Times
Last updated: 2022/10/09 at 6:10 PM
Kosova Times Published October 9, 2022
Share
SHARE

Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza ka martuar djalin e saj Arbërin, teksa nuk kanë munguar të ftuarit VIP.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është i njohur për pjesëmarrjen e tij të shumtë nëpër dasmat kosovare, ka qenë pjesë e gëzimit të familjes së këngëtares Shkurte Fejza. Në fotot e publikuara shihet se Haradinaj ndodhet në të njëjtën tryezë me ish-kreun e PD-së Lulzim Basha. Në dasmë kanë qenë të ftuar dhe kolegë të këngëtares dhe personalitete të tjera.

Haradinaj ka shpërndarë fotografi nga dasma e familjes Fejza, ku këngëtarja po e marton djalin e saj dhe ua ka uruar atyre martesën.

“Bilbilit të muzikës tonë, Shkurtes, mikut tim Hajrushit dhe mbarë familjes Behluli, ju uroj martesën e Arbërit me Erzën”, shkroi Haradinaj.

Vetë Basha ka publikuar foto nga dasma dhe ka uruar çiftin.

“Me shumë kënaqësi unë dhe Aurela i’u bashkuam sonte gëzimit të familjes së Shkurte Fejzës dhe Hajrush Behlulit.

Nga zemra ju urojmë Arbërit dhe Erzës jetë të lumtur, me trashëgime dhe shumë dashuri e mbarësi”, shkruan ai.

Arbër Behluli, djali i këngëtares së njohur, Shkurte Fejza i ka dhënë fund beqarisë të shtunën. Vajza që ai ka zgjedhur ta kalojë jetën me të është Erza.

Në rrjete sociale tashmë janë shpërndarë shumë momente nga ceremonia e çiftit.

Në njërën nga to shihet diçka që nuk kemi parë më parë. Nëna, njëherazi vjehrra, Shkurta në këtë rast ka vendosur ta kurorëzojë në një mënyrë simbolike martesën e djalit të saj me nusen.

“A pranon me marrë Erzën për grua, me respektua çdo ditë të jetës me nderua, në të mirë dhe në të keq”, e ka pyetur ajo djalin e vet.

“Po”, ishte përgjigjja e Arbërit teksa këngëtarja kërkoi duartrokitje nga të pranishmit për të vazhduar më pas me nusen.

“Ti, Erza a pranon me marrë Arbrin për burrë, me nderu, me respektu, me e dashtë dhe me dëgju çdo ditë të jetës në të mirë dhe në të keq”, pyeti këngëtarja derisa të pranishmit shpërthyen në të qeshura sepse theksi i fjalimit ra te folja “me dëgju”.

You Might Also Like

Lopez u përgjigjet kritikave për veshjen e saj: “Nëse do të kishe këto të pasme, do të ishe edhe ti lakuriq”

Taylor Swift zbulon se si u përgatit për turneun: “Nuk kam ushtruar kurrë kaq shumë në jetën time”

Blogerja e famshme Maria Magdalena u gjet e vdekur: çfarë i ndodhi modeles

Miss Finlanda, e cila është me origjinë nga Kosova, i është hequr titulli për shkak të një fotoje kontroverse

Këngëtarja flet hapur përprostitucionin ne estrade: “Pronari i lokalit të pyet sa kushton, ti zgjedh dy me dy dhe kaq”

Kosova Times October 9, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Basha: Deputetët opozitës po e bojkotojnë konstituimin e Kuvendit

Kosova Times Kosova Times June 21, 2025
Server: Vuçiq dhe mediat që ai kontrollon përdorin gjuhë të urrejtjes kundër Kosovës, ai dëshiron të krijojë një “botë serbe”, një kopje e zbehtë e “botës ruse” të Putinit
Javën tjetër mbahet Forumi Ekonomik në Davos, marrin pjesë Kurti dhe Vuçiqi
LVV: Plani zhvillimor i Prishtinës i paligjshëm dhe i dëmshëm për publik
Lista Serbe mohon akuzat e nënkryetares së Zveçanit për djegien e lokalit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?