By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Koreja Veriore teston edhe dy raketa balistike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Koreja Veriore teston edhe dy raketa balistike
Rajon / Botë

Koreja Veriore teston edhe dy raketa balistike

Kosova Times
Last updated: 2022/10/09 at 7:23 PM
Kosova Times Published October 9, 2022
Share
SHARE

Koreja Veriore ka lansuar dy raketa balistike më 9 tetor, duke çuar në shtatë numrin e raketave që ka testuar në dy javët e fundit.

Raketat kanë rënë në Detin e Japonisë, sipas ushtrisë së Koresë së Jugut.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë jugkoreane, i ka konsideruar këto testime si “provokime serioze”.

Garda bregdetare e Japonisë ka thënë se raketat kanë rënë jashtë Zonës ekonomike të Japonisë, dhe se të dyja raketat mund të jenë nisur nga një nëndetëse.

Lajmi për testimet raketore ka ardhur disa orë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore kanë kryer stërvitjet e përbashkëta ushtarake, në të cilat është përfshirë edhe një aeroplanmbajtës me energji bërthamore.

Zyrtarë verikoreanë kanë arsyetuar testimet e fundit raketore, duke përmendur masat për vetëmbrojtje kundër ShBA-së.

Pheniani ka thënë se testimet raketore nuk përbëjnë kërcënim për shtetet fqinje.

Më 4 tetor, Koreja Veriore ka lëshuar një raketë balistikë mbi Japoni, për herë të parë në pesë vjet.

Shtetet e Bashkuara dhe Japonia kanë dënuar ashpër këtë veprim.

Testime të tilla kanë kontribuuar në rritje të tensioneve mes Koresë Veriore dhe Japonisë, që kanë rrënjët në kolonizimin e Koresë nga viti 1910 deri më 1945, si dhe rrëmbimin e qytetarëve japonezë nga verikoreanët, në të kaluarën.

Së fundi Koreja Veriore ka miratuar ligjin për shpallje të vetes si shtet me armë bërthamore.

Lideri i shtetit, Kim Jong-un, ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve për çarmatosje.

Pheniani ka kryer gjashtë testime bërthamore në periudhën 2006-2017, pavarësisht sanksioneve.

You Might Also Like

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”

Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau

Shikoni çfarë gjetën ukrainasit në vendin e rrëzimit të Oreshnikut

“Aeroplani i Ditës së Gjykimit” është kapur mbi Los Angeles

Kosova Times October 9, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Zelensky nuk dha pëlqimin për diskutime të tilla.” Autoritetet ukrainase thanë se nuk ishin në dijeni të “misionit paqeruajtës” të Papës për t’i dhënë fund luftës

Kosova Times Kosova Times May 2, 2023
Çfarë po ndodhë me presidentin e Rusisë: Bota po gumëzhin nga pamjet e këmbëve
Dënohet personi që kishte goditur me veturë burrin e Shkurte Fejzës
BIK: Detyra për fëmijë kundër festimit të Vitit të Ri, “gabim që nuk duhet përsëritur”
Rritja e pensioneve në Maqedoninë e Veriut: “Mund të blejmë 15 bukë më shumë”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?