By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK kritikon Qeverinë: Po jeton jashtë realitetit ekonomik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > PDK kritikon Qeverinë: Po jeton jashtë realitetit ekonomik
Lajme

PDK kritikon Qeverinë: Po jeton jashtë realitetit ekonomik

Kosova Times
Last updated: 2022/10/09 at 6:40 PM
Kosova Times Published October 9, 2022
Share
SHARE

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka thënë sot në konferencë për media se të dhënat e paraqitura së fundmi nga qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti për zhvillim ekonomik dhe punësim të 40 mijë qytetarëve, dëshmojnë se kabineti qeveritar është i shkëputur nga realiteti që po mbizotëron në Kosovë.

Pasi ka demantuar me fakte se qytetarët e Kosovës gjatë këtij viti janë varfëruar dhe ekonomia ka shënuar rënie të madhe, Arben Mustafa e ka ftuar kryeministrin Albin Kurti që urgjentisht të zbresë tek qytetarët në terren dhe do ta kuptojë shumë shpejtë realitetin.

“Në kohën kur Kosova po shënon krizën më të rëndë ekonomike në 22 vitet e fundit, kur qytetarët po varfërohen çdo ditë e më tepër për shkak të rritjes së çmimeve dhe rritja ekonomike po bie me ritëm të shpejtë, Kryeministri i vendit paraqiti disa tregues përmes të cilëve po synon t’i bindë qytetarët se ata nuk po ballafaqohen me vështirësi ekonomike, por po e jetojnë një periudhë të lulëzimit të ekonomisë. Si duket, në këtë vend, vetëm Kryeministri dhe vartësit e tij dhe askush tjetër besojnë se ekonomia e vendit po lulëzon”, tha Mustafa.

Ai tha se kryeministri Kurti po ashtu vazhdoi praktikën e vartësve të tij për t’i prezantuar zhvillimet ekonomike përmes treguesve nominalë. Sipas Mustafës, edhe njohësit më modestë të ekonomisë e kuptojnë shumë mirë që në kohë inflacioni, treguesit nominalë ofrojnë informacione të shtrembëruara dhe nuk e paraqesin realitetin, pasi që në llogaritje nuk përfshijnë efektin e inflacionit.

“Kryeministri po deklaron se ka krijuar 40 mijë vende të reja pune, por ndoshta e ka fjalën për Gjermaninë ose vendet tjera ku po imigrojnë të rinjtë tanë”, deklaroi Mustafa.

Udhëheqësi i Departamentit për Financa në KQM ka paraqitur të dhënat zyrtare të ekonomisë në vend, të cilat sipas tij i demantojnë propagandat qeveritare.

“Norma e inflacionit për produktet esenciale është mbi 20%, që do të thotë se paratë në duar e qytetarëve sot vlejnë rreth 20% më pak sesa që kanë vlejtur para një viti. Në këtë normë të lartë inflacioni, kontribut shumë të rëndësishëm ka dhënë refuzimi i Qeverisë së Kosovës për të ndërmarrë masa fiskale që do ta frenonin rritjen e çmimeve. Norma reale e rritjes ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2022 ishte vetëm 2.1%, rritja e më e ulët e shënuar gjatë një tremujori të dytë që nga viti 2014, përjashtuar pandeminë në vitin 2020. Me këtë ritëm, si dhe duke pasur parasysh pritjet për krizën e energjisë gjatë dimrit, ekonomia e vendit shumë lehtë mund të shkojë drejtë recesionit. Kjo do të nënkuptonte më pak vende pune dhe më pak të ardhura për qytetarët”, Mustafa.

Ai tha se ndërprerjet e furnizimit të energjisë elektrike gjatë muajve të verës ishin paralajmërimi më i mirë për atë se çka po na pret gjatë dimrit.

“Tani kur veç kanë filluar të bien temperaturat dhe është bërë vonë për çfarëdo reagimi, Qeverisë i bie në mend për të ofruar mbështetje për familjet vetëm sa për të figuruar në listën e veprimeve të Qeverisë dhe jo se pritet ndonjë efekt real i atyre masave. Subvencionimi për blerjen e stufës së peletit nuk ka kuptim, kur çmimi i peletit është rritur për 300%”, tha ai.

Ai tha se gjatë tre mujorit të dytë të këtij viti, Kosova ka shënuar rënie të investimeve të sektorit publik, rënie të investimeve të sektorit privat dhe rënie të sasisë së mallrave të eksportuara.

Për sa i përket tregut të punës, Mustafa tha se Qeveria ende nuk ka publikuar asnjë statistikë zyrtare për vitin 2022, ndërsa bazuar në dinamikat aktuale të ekonomisë dhe migrimit të madh të të rinjve nuk ka arsye për të vlerësuar se tregu i punës po kategorizohet me zhvillime pozitive.

“Ndërsa, Kryeministri i vendit, në vend se të kyçet seriozisht në debatin për menaxhimin e situatës së rëndë ekonomike, ai paraqitet para publikut me një komoditet të paparë, sikur ekonomia jonë të ishte në bum ekonomik dhe kjo krizë e rëndë të mos ekzistonte fare. Unë besoj se Kryeministri i Kosovës e kupton mirë që ajo nëpër të cilën po kalon ekonomia e vendit nuk është progres, por është krizë e rëndë. Nëse me të vërtetë ende nuk po e kupton, atëherë duhet që urgjentisht të zbresë te qytetarët dhe do ta kuptojë shumë shpejtë”, tha Mustafa. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind

Dogana vendin e parë për zhdoganim në BP, 135 milionë euro më shumë të hyra

ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%

Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë

KESCO bën thirrje për kursimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut

Kosova Times October 9, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
KulturëLajme

Shtëpi-muze për Dritëro Agollin

Kosova Times Kosova Times July 27, 2025
Serbia shpërthen: Përleshjet midis protestuesve kundër korrupsionit dhe mbështetësve të Vuçiçit shndërrohen në të dhunshme
Një labirint sa madhësia e Austrisë: Një qytet që tërheq gjithnjë e më shumë turistë çdo vit – humbuni
Në Hagë hapet zyra ndërkombëtare për hetimin e luftës në Ukrainë
Barcelona planifikon të ndalojë dhënien me qira të apartamenteve për turistët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?