By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve
December 14, 2025
Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë
December 14, 2025
Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon 17 ankesa
December 14, 2025
Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën
December 14, 2025
Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të përfillim dhe respektojmë KODIN PATRIOTIK!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Të përfillim dhe respektojmë KODIN PATRIOTIK!
Uncategorized

Të përfillim dhe respektojmë KODIN PATRIOTIK!

Kosova Times
Last updated: 2022/10/09 at 8:41 AM
Kosova Times Published October 9, 2022
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Patriotizëm është dashuria ndaj atdheut, besnikëria, gatishmëria e të qenurit në shërbim të popullit e vendit tënd në çdo rrethanë kohore e politike, duke mos kursyer asgjë nga vetja dhe pasuria e jote, pasi atdheu është mbi të gjitha, është i shenjtë.

Kosova nuk është plaçkë lufte

Historia jo shumë e largët e popullit shqiptar na tregon mjaft mirë sesi patriotët e vërtetë gjithmonë kanë sakrifikuar gjithçka nga pasuria e tyre për popull e për atdhe deri tek më e shtrenjta-jetën e tyre.

Ndërsa tek “patriotët” e ditëve të sotme çuditërisht jo vetëm që nuk po e bëjnë një gjë të tillë, po e bëjnë të kundërtën, duke e shfrytëzuar pasurinë shtetërore dhe fatkeqësinë e popullit për t’u pasuruar tej mase, nga hiqi duke u bërë milionerë.

Disa politikanë, duke u thirrur në gjakun e dëshmorëve dhe martirëve, qëllim kishin marrjen e primatit të çlirimtarëve dhe shpëtimtarëve të kombit, u bënë shkelësit më të mëdhenj të gjakut të dëshmoreve dhe martirëve të lirisë së Kosovës.

Në të kaluarën, patriotët e vërtetë si Isa Boletini, Hasan Prishtina, Haxhi Zeka, e shumë të tjerë si këta e kishin shkrirë tërë pasurinë e tyre për çështjen madhore kombëtare, kurse patriotët e ditëve të sotme, vetëm thirren e shtirren në emër të kauzës kombëtare, jo vetëm që nuk dhanë asgjë nga vetja e tyre, Kosovën e trajtuan si plaçkë, morën gjithçka që munden nga pasuria shoqërore dhe shtetërore.

Edukata familjare, morali, sinqeriteti, dashuria ndaj atdheut

Çështja kombëtare është diçka që ka të bëjë më perceptimin personal të individit ndaj kombit dhe atdheut. Kjo mbase dikujt mundë ti duket e thjeshtë, por në realitet është pak ma komplekse, për disa arsye:

­E para, ka të bëjë me burimin e patriotizmit, i cili në radhë të parë rrjedhë nga edukata familjare. Një kryefamiljarë i mirë, i cili e respekton dhe krijon harmoni në familjen e vet, padyshim se do të jetë i aftë të kontribuojë për të mirë edhe për fqinjët e tij, në të kundërtën, nëse kryefamiljari nuk arrin të krijojë harmoni e mirëqenie në familjen e tij nuk ka pse të shkoi më tutje me “patriotizmin” e tij.

E dyta, është etika (morali), një person që qëndron mirë në aspektin moral, të njëjtin e donë dhe e çmojnë shumë edhe fqinjët e tij, i cili pa dyshim do të jetë i dobishëm për rrethin dhe shoqërinë, në të kundërtën, një person që ka probleme morale, nuk është i dëshirueshëm në familjen e tij dhe as tek fqinjët dhe farefisi i gjerë.

E treta, është sinqeriteti, kjo e treta varet shumë nga dy të parat, çka do të thotë se një person që rrjedhë prej një familje të mirë e të moralshme, pa dyshim se do të jetë edhe vetë i tillë, në të kundërtën personi që nuk ka edukatë të shëndoshë familjare, e ka të vështirë të krijojë personalitetin e vetë të ndryshëm nga familja e tij!

Familja, morali, sinqeriteti, janë këto tri nga shumë elemente tjera që e bëjnë individin të jetë patriot (atdhetar) i mirë. Përfshirja e këtyre elementeve dhe të tjerave si: humaniteti, besa, guximi, durimi, vendosmëria, burrëria, qëndresa, dashuria ndaj atdheut, të cilat me një emër të përbashkët do t’i quaja KOD PATRIOTIK.

Kod ky, i cili duhet të jetë i respektueshëm nga të gjithë, e në veçanti nga ata që e marrin guximin të thirren në emër të popullit, në emër të vlerave kombëtare dhe patriotizëm. Sesa e kemi përfillur KODIN PATRIOTIK më së miri e shohim nëse e bëjmë krahasimin e historisë më të re të Kosovës nga viti 1990 e deri më sot.

Veprimtarët e viteve të ’90-ta sinonim i së mirës

Në vitet e 90-ta, udhëheqësit politik, veprimtarët dhe patriotët ishin sinonim i së mirës, admiroheshin e respektoheshin aq shumë nga populli i tyre, saqë trajtoheshin si idhuj, për faktin se kemi pasur një lidership të përgjegjshëm siç ishte Ibrahim Rugova, i cili në plotni ju ka përmbajt KODIT PATRIOTIK, i cili si rezultat, ka gëzuar e pushtetin moral në tërë territorin e vendit nën rrethanat e okupimit klasik të Serbisë, duke arritur të mbajë për afro 10 vjet rresht shtetin paralel të Kosovës, në veçanti sistemin arsimorë, asistencën sociale dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për qytetarët karshi një okupimi të egër e barbarë.

Kur e kujtoj periudhën e viteve të 90-ta, më bënë të ndjehem krenarë dhe i privilegjuar që isha pjesë e aktiviteteve dhe veprimtarisë politike në lëvizjen paqësore (LDK), ku secili prej nesh dhamë krejt çka mundem e ditëm për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

Ideal i vetëm i veprimtarëve të kësaj periudhe historike ka qenë çlirimi dhe bërja e shtetit të Kosovës, e jo pushteti.

Ndërsa pas përfundimit të luftës e këndej, e veçmas pas Ri-shpalljes së pavarësisë së Kosovës, udhëheqësit politik, pozitë dhe opozitë shikohen më një sy krejt tjetër nga popullata, për faktin se nuk e kanë përfillur dhe respektuar aspak KODIN PATRIOTIK të qasjes ndaj shtetit dhe qytetarëve.

Politikanët shtetin e konsiderojnë burim të pasurimit

“Patriotët” djeshëm apo politikanët e ditëve të sotme, shtetin e konsiderojnë jo si atdhe, por si burim të pasurimit të tyre, kurse popullin e shfrytëzojnë si instrument gjatë fushatave zgjedhore për marrjen e pushtetit. Patriotizmin e kanë shndërruar në biznes për përvetësimin e pronave shoqërore e publike, duke u shkëputur skajshmërish nga hallet dhe problemet e popullit.

Klasa aktuale politike, pa dallim pushtet dhe opozitë, në emër të privatizimit, Kosovën gati e kanë kthyer në pronë private, ndërsa qytetarët i kanë shndërruar në skllevër të tyre duke i trajtuar vetëm si numra për vota e jo si qenie njerëzore!

Nga keqpërdorimi i KODIT PATRIOTIK, klasa aktuale politike janë pasuruar e janë ngritur aq lartë saqë popullin nuk e dëgjojnë më për asgjë, po mendojnë se janë bërë vetë-Zoti. Ata që vetën e krahasojnë të tillë, vlejnë vërtetë shumë pak dhe janë më pak se njerëz!

Si pasojë e kësaj situate, njerëzit e politik-bërjes, shikohen më ironi nga popullata, janë bërë sinonim i së keqes dhe mashtrimit. Shumë aktivistë, veprimtarë politikë dhe atdhetarë të devotshëm janë duke u djegur nën hijen e këtyre keq-përdoruesve të KODIT PATRIOTIK.

Populli i nderon dhe i çmon shumë veprimtarët e të gjitha periudhave historike, luftëtarët e vërtetë të lirisë, i çmon çlirimtarët dhe invalidët e luftës të cilët i dhanë gjymtyrët e trupit për lirinë e Kosovë, më pietet të lartë i kujton të gjithë dëshmorët e martirët, i kujton dhe nuk i harron asnjëherë të vrarët dhe të zhdukurit gjatë luftës, ku të gjithë së bashku janë bërë gurthemel i fortë i shtetit të Kosovës.

You Might Also Like

Në Izrael promovohet libri `Kosova në 100 fotografi`

Lufta po konsumon njerëz, por Kremlini ofron paga të mëdha

Hakohet llogaria e drejtorit ekzekutiv të bursës më të madhe të kriptomonedhave në botë

Hetimet zbulojnë përfshirjen e shtetit serb në kanalin `Ibër Lepenc`

Qeverisja elektronike, më pak burokraci dhe reduktim i stafit

Kosova Times October 9, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Oligarku i arratisur moldav Vladimir Plahotniuc arrestohet në Greqi

Kosova Times Kosova Times July 22, 2025
Ministrja bullgare nuk ka dashur të ulet në të njëjtën tryezë me Lavrov
Trump: Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen më telefonoi. Tha që e meritoja
Inflacioni në Turqi shënon rënie për herë të parë në më shumë se një vit
Gazetarja ruse: Nuk më lanë të hyja në Serbi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?