By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Humbje e mandateve edhe burg… Çka nëse për 30 ditë nuk konstituohet Kuvendi?
July 5, 2025
Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?
July 4, 2025
Protesta në gjithë Serbinë
July 4, 2025
Pse Rusia e konsideron njohjen e talebanëve më shumë sesa diplomaci
July 4, 2025
Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën
July 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Memli Krasniqi në Konventën zgjedhore të Rinisë: Tregohuni të guximshëm që të ndryshoni jetën tuaj dhe të tjerëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Memli Krasniqi në Konventën zgjedhore të Rinisë: Tregohuni të guximshëm që të ndryshoni jetën tuaj dhe të tjerëve
Lajme

Memli Krasniqi në Konventën zgjedhore të Rinisë: Tregohuni të guximshëm që të ndryshoni jetën tuaj dhe të tjerëve

Kosova Times
Last updated: 2022/10/10 at 9:02 PM
Kosova Times Published October 10, 2022
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në përvjetorin e 23-të të themelimit të partisë ka hapur Konventën zgjedhore të Rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës.

Krasniqi duke iu drejtuar të rinjve tha se kjo ngjarje është e veçantë sepse e lidhë trashëgiminë politike të PDK-së me të ardhmen e saj politike.

“Themelimi i PDK-së, ishte moment i rëndësishëm për Kosovën. Sepse me themelimin e saj, e ardhmja e Kosovës së pavarur e demokratike, u vendos në trajektore të qëndrueshme e të përhershme. Pa PDK-në, asgjë s’do kish lëvizur siç ka lëvizur. Asgjë s’do ish zhvilluar, siç është zhvilluar. Dhe Kosova, kurrë nuk do t’i përngjante në asnjë gjë pozitive, Kosovës që e kemi sot. Kjo është trashëgimia jonë politike, bashkë me popullin e Kosovës. Çlirimi, Pavarësia, Shtet-ndërtimi. Askush nuk ka dilemë për këtë. E ka dëshmuar realiteti. E ka vërtetuar historia”, ka thënë Kryetari Krasniqi.

Më tej, Kryetari i PDK-së, duke folur para të rinjve të Rinisë Demokratike, tha se ata që e themeluan PDK-në, ishin të rinj si ne dhe si ju.

“Ishin të rinj, por kishin vizion. Kishin kauzë. Kishin vullnet dhe kishin guxim. Ata ishin Hashim Thaçi e Kadri Veseli, me shumë shokë, burra e gra, djem e vajza. Me ta, e përmes tyre, fuqia e rinisë së Kosovës është parë në vepër dhe ka mbetur e do mbesë në histori përgjithmonë. Dhe atë histori, s’mund ta ndryshoj askush, kurrë dhe me asgjë. Prandaj, ne jemi shumë krenar që si Parti Demokratike e Kosovës, mishërojmë vullnetin, guximin dhe vizionin që e shoqëron të riun e të renë e Kosovës moderne”, theksoi Krasniqi.

Ai tha se në projektin e shtet ndërtimit, rinia e PDK-së dhe rinia e gjithë Kosovës përmes PDK-së, ka pasur një rol të veçantë.

“Atë rol dhe atë përgjegjësi, kam pasur fatin ta kem edhe unë, kur e kam udhëhequr Rininë Demokratike të Kosovës. Ishte pikërisht ajo periudhë, që për mua shënon përjetimin më të madh politik e emocional, kur si i ri i këtij vendi, mu dha hapësira për të qenë pjesë e vendimmarrjes politike. Isha kështu si ju, i ri dhe i gatshëm për të marrë përgjegjësi. Dhe ishte pikërisht PDK-ja, që ma hapi rrugën e ma mundësoi të vihem në jetësim të kauzave tona të përbashkëta. Prandaj, unë me krenari e them që jam rritur e ndërtuar politikisht brenda PDK-së. Jo vetëm në kuptim të pozitave, por edhe të përgjegjësive. Jo vetëm në kuptim të politikës, por edhe në kuptim të ideve. Jo vetëm në kuptim të administrimit, por edhe në kuptim të përfaqësimit. Jo duke e parë PDK-në si qëllim në vetvete, por si adresë për misionin që kemi ndaj Kosovës dhe qytetarëve. E tillë ka qene dhe është PDK-ja. E hapur. E qasshme. E gatshme për të hapur perspektivë, për të rinjtë e të rejat e Kosovës. Një parti që përfaqëson një histori të madhe dashurie e përkushtimi për Kosovën”, shtoi Krasniqi.

Lideri i PDK-së theksoi se tani është shtruar nevoja për të hapur një epokë të re të zhvillimit të Kosovës, për ta bërë  atë shtet ku jetohet dinjitetshëm, barabartë, drejtë dhe me krenari, dhe se PDK-ja do të jetë adresa e çdo të riu e të reje që dëshiron të kontribuojë në këtë mision, sepse ata janë e ardhmja e vendit.

“Strukturave të ardhshme të Rinisë së PDK-së, që do dalin nga besimi juaj, dua t’iu them që misioni ynë për Kosovën e re, ku jeta e dinjiteti nuk nëpërkëmben, do të vazhdojë. Dhe ata që do vijnë në krye të Rinisë Demokratike të Kosovës, kanë përgjegjësi në këtë mision. Por, ku ka përgjegjësi, ka edhe mundësi. Rrugën që e nisni përmes Rinisë Demokratike të Kosovës, është rrugë e mundësive. Prandaj, duhet të jeni të guximshëm, sepse kur tregoni guxim përballë vështirësive, ju e ndryshoni jetën tuaj dhe të të tjerëve. Dhe nuk ka asgjë më të mirë e as shpërblim më të madh në politikë, sesa ta shohësh ndryshimin pozitiv që ndodhë për shkak angazhimit që ke bërë”, tha Krasniqi.

Duke u zotuar për ofrimin e një alternative qeverisëse për ta bërë Kosovën vend modern e të zhvilluar, Krasniqi ftoi të gjithë të rinjtë që e kanë moshën e angazhimit politik, të bëhen pjesë e zgjedhjeve të RDK-së.

“Dera e PDK-së është e hapur për të gjitha të rejat e të rinjtë e Kosovës që e duan një Kosovë të qëndrueshme. Prandaj, dua t’i ftoj sonte të gjithë ata që e kanë moshën e angazhimit politik, që të afrohen me ne, të bëhen pjesë e zgjedhjeve të RDK-së e që të gjithë së bashku, ta hapim kapitullin e ri që i duhet sot më shumë se kurrë, Kosovës tonë të dashur”, theksoi Memli Krasniqi.

Ndërsa kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi duke falënderuar bashkëaktivistët për punën e palodhshme gjatë mandatit 4 vjeçar tha se Rinia Demokratike ishte shtylla e partisë në zgjedhjet e brendshme dhe motor në dy palë zgjedhje nacionale dhe ato lokale.

“Si rezultat i kësaj, ne sot kemi deputetë nga RDK, asamblistë, nënkryetar komune e shumë pozita tjera që ndershëm dhe profesionalisht po i kryejnë përgjegjësitë e dhëna. Ashtu siç e hapën rrugën gjeneratat para nesh për ne, normalisht edhe ne sot e hapim rrugën për gjeneratat që do vijnë pas nesh. Rinia Demokratike e Kosovës është shkolla politike më e mirë në vend, sepse frymëzim ka pasur dashurinë dhe sakrificën për vendin. Kontributi për shtetin gjithmonë është përjetuar si detyrë ndër ne. Dhe këto janë premisa të sigurta e të mjaftueshme për fillimin e secilit rrugëtim politik”, theksoi Bislimi. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën

Kurti pret deputetët britanikë, diskutohet bashkëpunimi ekonomik e siguria

Osmani takon Arifin, bisedon për konstituimin e Kuvendit

Edhe LDK i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për seancën e konstituive

Durmishi: Filloi betonimi i dy urave të reja në veri të Mitrovicës

Kosova Times October 10, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Dodik kërcënon me “pavarësim” të RS-së nga Bosnja

Kosova Times Kosova Times September 13, 2023
Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar për posedim të narkotikëve dhe armëve
Një tërmet ka tronditur Sarajevën, ende nuk ka informacion për fuqinë
Serbi i akuzuar për ngacmim zyrtarësh amerikanë me një mashtrues nga Rumania dërgoi policinë në adresat e kongresmenëve
Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?