By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Doktor Hysni Aliu nga Finlanda me thirrje serioze për lidershipin kosovar për krijimin e institucioneve të reja
June 30, 2025
Serbia shtyn nënshkrimin e kontratës së gazit me Rusinë
June 30, 2025
Fuçia e barutit në Kaukazin e Jugut
June 30, 2025
Konflikti midis Azerbajxhanit dhe Rusisë
June 30, 2025
Ministria e Jashtme ruse njofton bllokimin e 15 mediave evropiane në përgjigje të sanksioneve
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përfundoi punimet Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Përfundoi punimet Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Lajme

Përfundoi punimet Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Kosova Times
Last updated: 2022/10/10 at 4:06 PM
Kosova Times Published October 10, 2022
Share
SHARE

Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, vazhdoi sot punimet me sesionet VII dhe VIII, me temën “Kontributi i Grave për Paqen dhe Sigurinë Rajonale”, si dhe “Forcimi i Ligjit dhe Luftimi i Korrupsionit”. 

Nën moderimin e znj. Roberta Pinotti, Raportuese e AP-së të NATO-s, u diskutua mbi Avancimin e Agjendës së Grave, Paqes dhe Sigurisë në Ballkanin Perëndimor: Arritjet dhe Sfidat. 

Referuar temës në fjalë, Shefja e Zyrës së UN Women në Kosovë, Vlora Nushi, paraqiti sfidat me të cilat është përballur dhe po përballet njerëzimi, si pandemia, lufta në Ukrainë, çështja e refugjatëve, e shumë tema të tjera, të cilat, siç tha ajo, kanë krijuar sfida të reja në shoqëri, me theks të veçantë në pjesëmarrjen e grave në politikëbërje, paqeruajtje dhe barazi. 

Znj. Nushi shtroi nevojën që të intervenohet në mënyrë grave t’u sigurohet hapësirë për kontributdhënie në të gjithat fushat të cilat vlerësohen vitale për paqen dhe sigurinë e shtetit. 

Në anën tjetër, Inspektorja e Përgjithshme e Forcës s Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajore Irfete Spahiu, tha se nëse deri vonë konfliktet dhe luftrat janë bazuar vetëm në muskuj dhe forcë, ndërsa tani vlerësohen edhe aftësia akademike, intelekti dhe intelegjenca. Të gjitha këto kritere, siç tha ajo, i përmbushin edhe gratë që janë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. 

Për më tepër, Spahiu u shpreh se institucioni ku ajo vepron nuk vuan nga inferioriteti gjinor dhe si i tillë është vlerësuar për të disatën herë si institucioni më i besueshëm në nivel vendi. 

Me përfundimin e pyetjeve dhe përgjigjeve rreth temave të lartcekura, u përmbyll sesioni VII, për të vazhduar me sesionin VIII dhe të fundit.   

Sesioni lidhur me Forcimin e Ligjit dhe Luftimin e Korrupsionit u moderua nga Raportuesi Special i Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë të AP të NATO-s, Sven Clement, ndërsa në cilësi të panelistëve diskutuan ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe përfaqësuesi i EULEX-it, Hubert Van Eck Koster.

Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu potencoi rëndësinë e temës së sotme, e cila, siç tha ajo, është njëra prej dy qëllimeve kyçe të ministrisë të cilën ajo e drejton, por edhe të qeverisë në përgjithësi, e që lidhen me shtetin e së drejtës dhe punësimin përmes zhvillimit ekonomik. 

“Sundimi i ligjit lidhet drejtpërdrejt me politikat e ministrisë që une drejtoj, bazuar në reformat të cilat i kemi nisur dhe për të cilat konsideroj se jemi në rrugë të mbarë”, tha ministrja Haxhiu, duke përmendur këtu Vetingun në sistemin e drejtësisë, si proces shumë i ndjeshëm.   

Gjithashtu ministrja Haxhiu foli edhe për aspektet e luftimit së krimit të organizuar dhe të korrupsionit, në të cilat ajo tha se Kosova ka shënuar progres, si rezultat i vulletit dhe i punës së institucioneve të Kosovës. 

Në lidhje me këtë ajo përmendi një varg ligjesh të miratuara nga Kuvendi i Kosovës, ndërsa paraqiti angazhimet kyçe në të cilat dikasteri që ajo drejton është i fokusuar aktualisht. 

Më pas, për të folur më shumë mbi rolin e EULEX-it në Kosovë, fjalën e mori Shefi i Njësisë për Monitorimin e Rasteve në kuadër të këtij misioni, Hubert Van Eck Koster, i cili foli për përgjegjësitë dhe kompetencat ekzekutive të EULEX-it deri në vitin 2018, të cilat më pas u janë bartur institucioneve të Kosovës. 

Koster tha se EULEX-i vazhdon të ofrojë kontributin e tij në mbështetje të Policisë së Kosovës, Interpolit dhe të Europolit, ndër të tjera, edhe në identifikimin e mbetjeve mortore nga lufta e fundit. 

Ai foli gjithashtu për fokusin e EULEX-it në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, duke u ndalur gjithashtu te legjislacioni i përgatitur lidhur me këtë çështje. 

Tutje, u hapën diskutime nga ana e pjesëmarrësve, me pyetjet e adresuara panelistëve, të cilët dhanë përgjigjet e tyre në çështjet e ngritura. 

Sesioni VIII ishte edhe sesioni përmbyllës i Seminarit të 102-të Rose Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i filluar të shtunën, më 8 tetor 2022. 

Në përmbyllje seminari u konsiderua i një rëndësie të veçantë, me përmbajtje dhe diskutime të frytshme të panelistëve dhe të pjesëmarrësve të tjerë, në temat e trajtuara. 

Në seminar morën pjesë rreth 100 pjesëmarrës, duke përfshirë deputetë nga vende anëtare të NATO-s dhe vendet partnere, drejtues të institucioneve të Kosovës, deputetë të Kuvendit dhe të ftuar të tjerë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Doktor Hysni Aliu nga Finlanda me thirrje serioze për lidershipin kosovar për krijimin e institucioneve të reja

Shoqëria civile kërkon zhbllokimin e Kuvendit

Fejza: LVV nuk po e zvarrit konstituimin e Kuvendit

MASHT publikon rezultatet e provimit të maturës, kalueshmëria 68.6%

Aktakuzë ndaj personit që ushtroi profesionin e mjekut pa diplomë

Kosova Times October 10, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Mourinho zbulon tre favoritët e “Euro 2024”

Kosova Times Kosova Times May 3, 2024
Shqipëri zhgënjyese, nuk fiton as me një lojtar më shumë në fushë
Policia e Kosovës kapë kokainë në vlerë rreth dhjetëmijë euro
Haradinaj kujton të rënët e masakrës së Izbicës
Hapën kompani për futjen e lëkurës së bagëtive në Shqipëri, detaje nga laboratori i drogës në Fushë Krujë!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?