By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shkurt 2026
February 2, 2026
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare
February 1, 2026
Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
February 1, 2026
Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi
February 1, 2026
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Erdogan pritet të takohet me Putinin në Astana
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Erdogan pritet të takohet me Putinin në Astana
Rajon / Botë

Erdogan pritet të takohet me Putinin në Astana

Kosova Times
Last updated: 2022/10/11 at 2:44 PM
Kosova Times Published October 11, 2022
Share
SHARE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të mërkurën, më 12 tetor.

Takimi do të zhvillohet në margjinat e një samiti rajonal që do të mbahet në Astana të Kazakistanit, tha një zyrtar i Turqisë për AFP-në.

Turqia, që ka qëndruar neutrale përgjatë konfliktit në Ukrainë, ka raporte të mira me Rusinë dhe Ukrainën.

Erdogan ende nuk ka dënuar sulmet masive ajrore që goditën qytetet në mbarë Ukrainën më 10 tetor. Nga këto sulme u vranë të paktën 19 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.

Por, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba, pas sulmeve, por nuk ka detaje nga kjo bisedë.

Erdogan u takua me Putinin në margjinat e një samiti rajonal që u mbajt në Uzbekistan muajin e kaluar. Ai ende shpreson që mund të bëjë bashkë Putinin dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në bisedime të paqes. Turqia insiston se bisedimet e paqes janë thelbësore dhe gjasat që ato të mbahen janë reale.

Turqia, që është anëtare e NATO-s, nuk u është bashkuar sanksioneve që Perëndimi ka vendosur ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, që ka nisur më 24 shkurt.

Erdogan po ashtu është i përkushtuar që të rrisë tregtinë me Moskën, teksa po tenton që të stabilizojë ekonominë e Turqisë para se të kandidojë edhe për një mandat të ri në zgjedhjet e qershorit.

Muajin e kaluar, Ankaraja u përball me presion nga Shtetet e Bashkuara dhe konfirmoi se tri bankat e fundit që ende kryenin shërbime bankare për rusët, do të ndalonin këtë praktikë.

You Might Also Like

Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s

Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë

Dokumentet e deklasifikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë e përmendin pedofilin Epstein si menaxherin e pasurisë së Putinit

Droni rus godet një autobus në Ukrainë, duke vrarë 15 persona

Negociatat u shtynë! Zelenski e vendos Putinin në një situatë shumë delikate me propozimin e tij ‘të pakëndshëm’

Kosova Times October 11, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Aleatët perëndimorë e ndaluan Ukrainën të sulmonte Rusinë gjatë rebelimit të Prigozhin

Kosova Times Kosova Times June 27, 2023
Pas motit të ligë, pritet që të rinisë lundrimi i anijeve në Portin e Durrësit
Policia konfiskon dy armë zjarri në Klinë
Në gjykatën e lartë të OKB-së hapet beteja ligjore lidhur me akuzat ndaj Izraelit për gjenocid në Gazë
IKShPK alarmon: Resurset ujore në 21 fshatra të zonës së Marecit të pambrojtura
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?