By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
BE paralajmëron për rënie të solidaritetit për refugjatët ukrainas
June 6, 2023
Abdixhiku: Kurti s’ka gatishmëri të koordinohet me aleatët
June 6, 2023
Shefi i NATO-s: Rusia s’mund ta bllokojë anëtarësimin e Ukrainës
June 6, 2023
Shqipëria do ta ketë popullsinë më të vjetër në botë në vitin 2100
June 6, 2023
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet në Haiti
June 6, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova për tri vite importoi mbi 80 milionë euro energji elektrike nga kompania serbe
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Ekonomi > Lajme > Kosova për tri vite importoi mbi 80 milionë euro energji elektrike nga kompania serbe
Lajme

Kosova për tri vite importoi mbi 80 milionë euro energji elektrike nga kompania serbe

Kosova Times
Last updated: 2022/10/11 at 6:09 PM
Kosova Times Published October 11, 2022
Share
SHARE

Shumica e importit të energjisë elektrike që kap vlerën e më shumë se 80 milion euro është bërë nga kompanitë serbe. Kështu u tha në mbledhjen e Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Para anëtarëve të komisionit ka dëshmuar ish kryeshefi i kompanisë KOSTT, Fadil Ismajli, ku ka folur për rolin e KOSTT-it në tregtimin e energjisë, për çka ka thënë se i njëjti nuk është në kompetencën saj, mirëpo në cilësinë e operatorit të tregut vetëm i përcakton rregullat e palëve se si të sillen në treg.

Megjithatë, ai bëri të ditur se Kosova në periudhën 2006-2008 më së shumti ka importuar energji nga IFT Grup nga Serbia. Sipas tij, në bazë të komunikimeve që ka pasuar në atë kohë me KEK-un, i është thënë se kjo kompani është ofertuesja më e lirë.

“KOSTT në portofolin e vet nuk e ka tregtimin e energjisë. KOSTT i ka tri shtylla, ka operatorin e sistemit, operatorin e transmisionit dhe operatorin e tregut. KOSTT në këtë rast, në cilësinë e operatorit të tregut vetëm i përcakton rregullat e palëve që duhen të sillen në treg, por nuk tregton”, tha ai.

Mirëpo, sipas anëtarit të komisionit nga radhët e LVV-së, Armend Muja, në këtë periudhë tri vjeçare sa ka qenë në krye të KOSTT zotëri Ismajli, Kosova ka importuar energji elektrike 118 milionë euro.

Ai tha se 55 milionë euro e importit të energjisë është nga IFT Grup e Vuk Vukamoviq dhe 20 milionë tjera nga Roadnap grup e Qeverisë së Serbisë.

“Në bazë të asaj që ju na keni dërgua dhe anëtarët e komisionit e kanë, thuhet se janë importuar për tri vjet 118 milionë euro energji elektrike nga Kosova. Në mesin e partnerëve kah kemi importuar energji elektrike, nga 118 milionë euro, 55 milionë i kemi importuar nga IFT Grup nga Vuk Vukamoviq, 20 milionë nga Roadnap Grup e Qeverisë së Serbisë, 2 milionë euro nga IPIES dhe 2.6 milionë euro nga GENI-DOO Beograd”, tha ai.

Lidhur me këtë pati një arsyetim ish kryeshefi i KOSTT-it.

“IFT që e dina kush qëndron prapa, e di që ofertat në KEK gjithmonë ka qenë më i volitshmi. Shtrohet pyetja pse ka pas kompani që kanë ofertuar, por gjithmonë IFT ka dal më e lira, sepse ajo i ka keqpërdor hidrocentralet e Bosnjës që janë në pjesën e Republikës serbe, dhe duke qenë hidrocentrale ata munden me ofrua energjinë modulare kurdo që ti e kërkon”, theksoi ai.

Sipas Ismajlit KOSTT-it i është bërë padrejtësi e madhe që të kujdeset për furnizimin në veri.

“Importi i KOSTT-it vjen për shkak të gabimit të madh që i është bërë dhe padrejtësisë ndaj KOSTT-it kur është vendos që të kujdeset për furnizimin në veri. Po ashtu edhe më vonë me hyrjen e rregullës së balancimit, kur KOSTT-i e merr përsipër me bë edhe balancimin”, theksoi ai.

Pas përfundimit të dëshmisë së Ismajlit, komisioni mbylli punimet. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Kompanitë ajrore: Të gatshme të shmangim kaosin e vitit të kaluar në udhëtime

ASK: Çmimet e importit në Kosovë u ngritën për 1.1%

Malli pa afat në markete në fund u faturohet punëtorëve

Humbja e valëve të internetit të ‘Valës’, Telekomi tregon arsyen

Kosova Times October 11, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Pacientët me virozë mbushin QMF-të

Kosova Times Kosova Times January 10, 2023
Erdogan thotë se Scholz ka ndryshuar qëndrimin e tij ndaj Putinit
Sot mblidhen gjashtë komisione parlamentare
Krasniqi: Trust jo, Martin po!
Neokirurgu shokon serish: Dikur shpalli transplantin e kokës dhe tani synon të transplantojë trurin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?