By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 29 qershor
June 29, 2025
Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim
June 28, 2025
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OSBE: Gazetarët shqiptarë nën dhunë fizike, kërcënime dhe ngacmime
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > OSBE: Gazetarët shqiptarë nën dhunë fizike, kërcënime dhe ngacmime
Rajon / Botë

OSBE: Gazetarët shqiptarë nën dhunë fizike, kërcënime dhe ngacmime

Kosova Times
Last updated: 2022/10/11 at 10:56 PM
Kosova Times Published October 11, 2022
Share
SHARE

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë vlerësoi sot si të vështirë dhe problematike gjendjen e shtypit shqiptar.

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Riberio, foli me shqetësim për sulme fizike, kërcënime dhe ngacmime, që pësojnë gazetarët në Shqipëri gjatë veprimtarisë së tyre.

Ndërsa përfaqësues të komunitetit të medias vendase pohojnë se kushtet e punës së gazetarëve në Shqipëri po përkeqësohen nga viti në vit.

OSBE shprehu shqetësim për keqësimin e shpejtë të lirisë së medias në hapësirën e anëtarësisë së vet, sidomos pas sulmit të paprovokuar të Rusisë mbi Ukrainën, periudhë kur propaganda dhe keqinformimi janë bërë sfida kryesore në shumë vende.

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Riberio, thotë se mediat e lira dhe të pavarura janë element themelor për funksionimin e demokracisë dhe për të mbrojtur të drejtat njerëzore.

Ajo shtoi se sfidat dhe puna e gazetarëve po bëhen përherë e më komplekse, se shqetësimet për të drejtat e tyre janë reale dhe se gjendja është vërtet alarmante.

“Në Shqipëri, ashtu si në shumë vende të tjera anëtare të OSBE-së ne vazhdojmë të shohim gazetarë, që marrin pasoja dekurajuese gjatë punës, duke përfshirë sulmet fizike, kërcënimet dhe ngacmimet, ku ata publikojnë shkrime me interes të lartë publik” – thotë zonja Ribeiro.

Ajo i bëri këto komente online gjatë Forumit të Tetë të OSBE-së për Zhvillimin e Medias, ku u bashkuan shumë diplomatë, gazetarë, pedagogë, zyrtarë vendas dhe ndërkombëtarë.

Zonja Riberio theksoi se shumë media vuajnë nga mungesa e financave, deri në rrezikimin e ekzistencës së tyre.

“Në këto të vështira është themelore që media të ruajë standardet profesionale dhe të ndihmohet sot më shumë se kurrë në përballjen me keqinformimin dhe propagandën, për të krijuar një klimë besimi, dialogu, dhe demokraci cilësore”, thotë zonja Riberio.

Ekspertët pohojnë se shqetësime kryesore në Shqipëri mbeten transparenca mbi pronësinë e mediave, transparenca e financave të tyre si dhe përqendrimi i mediave në pak duar.

Një tjetër kërkesë në komunitetin e gazetarëve është edhe transparenca financiare e mediave për të qartësuar lidhjet e politikës me pronarët e medias.

Drejtuesja e organizatës të verifikimit të fakteve Faktoje.al, Klodiana Kapo, thotë se transparenca financiare do të rrisë pavarësinë dhe integritetin e gazetarëve dhe mediave, të cilat deri tani shpërndajnë shumë shpesh lajme me një burim dhe e kanë lënë qëllimisht pas dore verifikimin e ngjarjeve nga shumë burime.

“Gazetarët shqiptarë vazhdojnë të jenë të censuruar dhe të vetëcensuruar. Ndaj tyre ka intimidime dhe dhunë fizike në raste të caktuara. Mungon transparenca e institucioneve publike. Mungon liria e gazetarit për të qenë në konferenca shtypi, për të bërë pyetjet e tij dhe për të marrë përgjigjet e kërkuara” – thotë zonja Kapo.

Vëzhguesit pohuan se sot më shumë se kurrë flitet për lajme të rreme, për keqinformim, propagandë, të cilat prodhohen kryesisht nga politika dhe nga bizneset, ndërsa mediat, në pronësi të bizneseve, përdoren si elementi fundor për të shpërndarë këto keqinformime, propaganda dhe lajme të rreme.

Ndërsa drejtuesi i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali thekson se në Shqipëri po ndodh një përkeqësim i vazhdueshëm i lirisë së medias, duke nisur nga mosqasja në informacion të lehtë e të rregullt prej qeverisë. Nga ana tjetër kushtet e punës së gazetarëve janë gjithnjë në përkeqësim për shkak të konfliktit të interesit të pronarëve të tyre, shtoi ai.

“Me konfliktin e madh të interesit, që kanë pronarët e mediave shqiptare, se nga një anë kanë bashkëpunime me qeverinë, qoftë me koncensione, me leje ndërtimi etj.etj., nga ana tjetër drejtojnë media, që mund të jenë shumë të mëdha, ne nuk mund të presim që këto media të jenë në shërbim të publikut. Ato janë në shërbim të interesave të pronarit. Kjo bie edhe mbi gazetarët, se në këto kushte ato nuk mund të jenë të lirë në punën e tyre, sepse çdo çast do të ruhen nëse cënojnë apo jo ndonjë interest ë pronarit me shkrimet e tyre”, thotë zoti Cukali.

Përfaqësuesit e komunitetit të mediave pohojnë se sa më shumë agjenci informimi po krijohen në Shqipëri, aq më shumë po zvogëlohen mundësitë e gazetarëve për të marrë informacion, dhe se shtimi i zyrave dhe agjencive për informim ka shtuar filtrat, që e pengojnë informimin.

Sipas tyre, sot gazetarët kanë më pak akses për informacion se një vit më parë dhe shumë herë më pak se sa 5 vjet më parë.

You Might Also Like

Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme

Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”

Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow

Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin

Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit

Kosova Times October 11, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Nis Konferenca e Sigurisë në Munih

Kosova Times Kosova Times February 16, 2024
Haxhiu për Strategjinë për Drejtësi: Ka për qëllim të shërojë traumat e shkaktuara nga Serbia
Votohen marrëveshjet ndërkombëtare
Tre të vdekur në një aksident trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë
Reed: Mbështetja për Kosovën ka qenë nga veprimet më të çmueshme të ShBA-ve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?