By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Zagreb
January 31, 2026
Peja mposht bindshëm Rahovecin
January 31, 2026
LDK-ja del me deklaratë politike pas Kuvendit të sotëm
January 31, 2026
Qig kofte – një delikatesë turke rruge që po pushton botën
January 31, 2026
Cyrihu shpallet qyteti më i mirë për të jetuar në vitin 2026
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku: LDK është e përkushtuar në ndërtimin e frymës unifikuese për mbështetje të shqiptarëve në Luginë e më gjerë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku: LDK është e përkushtuar në ndërtimin e frymës unifikuese për mbështetje të shqiptarëve në Luginë e më gjerë
Lajme

Abdixhiku: LDK është e përkushtuar në ndërtimin e frymës unifikuese për mbështetje të shqiptarëve në Luginë e më gjerë

Kosova Times
Last updated: 2022/10/12 at 11:44 PM
Kosova Times Published October 12, 2022
Share
SHARE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga nënkryetari Lutfi Haziri, sot ka pritur në takim liderët institucional dhe të partive politike shqiptare të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe unifikimit të qëndrimeve për realizimin e të drejtave të shqiptarëve etnik të kësaj ane.

Në takimin e organizuar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të pranishëm ishin: kryetari i PVD-së, njëherësh deputet në Parlamentin e Serbisë z. Shaip Kamberi, kryetari i PD-së, z. Nagip Arifi, kryetari i APN-së, njëherësh kryetar i Komunës së Preshevës, z. Shqiprim Arifi, kryetari i LPD-së, z. Shqiprim Musliu, kryetari i KKSH-së, z. Ragmi Mustafi, kryetari i AFEDS-it, z. Muharrem Salihu, kryetari i VATRA-s, z. Kushtrim Kadriu dhe kryetari i LR-PDSH-së, njëherësh Kryetar i Kuvendit Komunal në Preshevë, z. Sami Salihu.

Gjatë këtij takimi, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, theksoi se koordinimi i vazhdueshëm me partitë politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë është detyrë që duhet ta përmbushim të gjithë.

“LDK është e përkushtuar në ndërtimin e frymës unifikuese për mbështetje të shqiptarëve etnik në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, për realizimin e të drejtave të tyre”, tha kryetari Abdixhiku.

Kësisoj, kryetari Abdixhiku, e nënvizoi si tepër të rëndësishëm edhe procesin e regjistrimit të popullsisë që po zhvillohet në Serbi, me ç’rast ftoj të gjithë shqiptarët e asaj ane kudo që ndodhen t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes për regjistrim.

“Të gjithë shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës e më gjerë, duhet t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes për regjistrim të popullsisë në Serbi, ngase pasqyrimi i saktë dhe i drejtë i numrit të shqiptarëve etnik në këto anë është i domosdoshëm. Rezultati i këtij procesi ka ndikim të drejtpërdrejtë në avancimin e të drejtave kolektive e kombëtare. Po ashtu ka ndikim edhe në fushën e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës dhe zhvillimit të përgjithshëm të asaj zone shqiptare”, theksoi kryetari Abdixhiku.

Ndër të tjera, kryetari Abdixhiku, theksoi se LDK angazhohet fuqishëm për të drejtat civile dhe politike të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë e më gjerë, me theks të veçantë për njohjen e shtetësisë së tyre si banorë në Republikën e Kosovës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Zagreb

LDK-ja del me deklaratë politike pas Kuvendit të sotëm

“Dhuro gjak, shpëto jetë” – Aktivitet humanitar në Kullën e Zahir Pajazitit në Orllan

Abdixhiku: I gatshëm të flas me të gjithë spektrin politik për presidentin

Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së

Kosova Times October 12, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani: Kosova dhe Shqipëria kanë synime drejtë integrimeve evropiane

Kosova Times Kosova Times November 21, 2023
Vënia e shtetit në rrezik nga Albin Kurti!
Hapin ekspozitë Fakulteti i Arteve dhe Universiteti “Svenska” i Polonisë
Osmani kujton Enver Malokun: Zëri i urtësisë dhe i dinjitetit të Kosovës
Picula: Serbia duhet të heqë dorë nga bota serbe dhe destabilizimi i vendeve fqinje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?