By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre
February 5, 2026
Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE
February 5, 2026
Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën
February 5, 2026
Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim
February 5, 2026
Roboti humanoid më i shpejtë në botë prezantohet në Kinë
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Beogradi thotë se Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Beogradi thotë se Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë
Lajme

Beogradi thotë se Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2022/10/12 at 5:30 PM
Kosova Times Published October 12, 2022
Share
SHARE

Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, iu ndalua hyrja në Kosovë dhe pjesëmarrja në shugurimin e patriarkut Porfirije në Patrikanën e Pejës, njoftoi të mërkurën kjo zyrë.

Autoritetet në Kosovë, deri më tash, nuk dhanë ndonjë njoftim.

“Bëhet fjalë për shkelje brutale të marrëveshjes, si të asaj për lirinë e lëvizjes, ashtu edhe të marrëveshjes për vizitat zyrtare, e cila parasheh procedura të thjeshtuara për vizitën në Kosovë e Metohi të kryenegociatorit në dialogun me Prishtinën”, thuhet në njoftim.

Aty, po ashtu, theksohet se kjo është hera e dhjetë që Petkoviqit i ndalohet vizita.

Sipas njoftimit, vizita është paralajmëruar siç duhet, duke respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura.

Përveç pjesëmarrjes në ceremoninë e shugurimit të patriarkut u tha se ishte planifikuar edhe një vizitë në manifestimin “Ditët e Moravisë” në fshatin Kufcë e Epërme të Komunës së Gjilanit.

Në njoftim thuhet se për “shkeljen brutale të marrëveshjes, por edhe mohimin e lirive fetare” do të informohet Brukseli zyrtar, por edhe faktorët tjerë ndërkombëtarë.

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, do të shugurohet në Manastirin e Patrikanës së Pejës në Kosovë më 14 tetor.

Ky akt kryhet një vit e tetë muaj pas zgjedhjes së tij në krye të Kishës Ortodokse Serbe.

Patrikana e Pejës është tradicionalisht vendi ku marrin detyrën patriarkët serbë.

Kisha Ortodokse Serbe njoftoi se patriarku, atë ditë, do të vizitojë Kosovën dhe Patrikanën e Pejës, ku do të udhëheqë liturgjinë e shenjtë.

Patriarku Porfirije deklaroi në shkurt të vitit 2021, menjëherë pas ngjitjes në fron, se prioritet i parë për të dhe për Kishën do të jenë “serbët e vuajtur në Kosovë, të cilët jetojnë në unitet të pathyeshëm me serbët kudo në botë”.

You Might Also Like

Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën

Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim

Kryeministri Rama pritet nga Papa Leoni XIV

Osmani takohet me bin Rashid Al Maktoum

ZRRE e Misioni i FMN-së flasin për liberalizimi e tregut të energjisë

Kosova Times October 12, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mbahet Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor

Kosova Times Kosova Times February 26, 2024
Një palestinez 17-vjeçar vritet gjatë bastisjes ushtarake izraelite
Deliu-Kodra i reagon Sveçlës: Ky qëndrim është provokim i hapur që sot protesta e veteranëve të eskaloj në dhunë
Pamjet nga aksidenti në Drenas
Futbolli Nuk Fitohet me Emocione e Pritje Boshe, Por me Investime e Punë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?