By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
January 30, 2026
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A ishte Edi Rama, vërtetë një altoparlant i UÇK-së?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > A ishte Edi Rama, vërtetë një altoparlant i UÇK-së?
Opinion

A ishte Edi Rama, vërtetë një altoparlant i UÇK-së?

Kosova Times
Last updated: 2022/10/13 at 8:34 PM
Kosova Times Published October 13, 2022
Share
SHARE

Shkruan: Fadil MALOKU

(Si mysafir i Rezear Xhaxhiu)

1. Rama foli si altoparlant i Serbisë për luftërat dhe krimet në Ballkan (!?), por, nuk e tha asnjë fjalë në mënyrë decidive për; demet, gjenocidin, shkatërrimet, dhunimet dhe kalvarin dëbimit pothuajse “biblik”, të një milion shqiptarëve etnik, e shtetit të Serbisë!?Pra, një qasje e tillë selektive për temat dhe problemet që e fajësojnë shtetin e Serbisë, nuk e pamë fare në aulën e Asamblesë evropiane. Dhe e gjithë kjo “histori” e pretendimit se fjalimi i tij ishte: “historik”(?!), “patriotik”, madje edhe “tejhistorik”, është në fakt; një folklorizëm tashmë i konsumuar i viteve 90-ta; një tendencë e kulluar protagoniste, për ta “mirëmbajtur si lukun e vetë” politik; por, edhe mënyrë ideale për ta “promovuar” idenë dhe natyrën e kozmopolizmit shqiptar në Evropë.

2. Thënë më ndryshe, Edi Rama duke i suspenduar pothuajse gjitha akuzat eventuale ndaj Serbisë, u mundua që ato t’i kompensoj me stigmatizime e paragjykime ndaj Rusisë dhe Vladimir Putinit! Edhe “loja” e fjalëve të tij, rreth “vajtimit” që ia bëri Kosovës, në fakti ishin vetëm një lloj folklorizmi primitiv, që sot ndër popujt evropian (përveç Rusisë e Serbisë) nuk mund t’i hasësh askund! Edi Rama, po ashtu lëre që nuk foli por, as nuk insistoj që t’i qartësoj dekonspiracionet (të paktën në vija të trasha!) e Projekteve AKADEMIKE (Memorandumet e njëpasnjëshme akademike), e angazhimeve POLITIKE (që i servohen për çdo mëngjes Presidentit A.Vuçiq) po edhe Planeve USHTARAKE (përmes një që Serbia e synon në formën e një invazioni alias si ai i Putinit në Ukrainë!) të Serbisë së sotme, që e menaxhon vëllai i tij binjak Aleksandër Vuçiqit.

3. Të mos të harrojmë edhe një element tejet të rëndësishëm në fjalimin e Edi Rames (që Analiza me Analizën e Përmbajtjes, shumë lehtë mund të detektohet), të cilin ai duket qëllimisht e harroj, se; kur flet Presidenti serb, në fakt flet; Kisha ortodokse serbe; flet Akademia serbe; flet shoqëria civile serbe; fletë opozita serbe; flasin mediet sociale serbe…! Thënë edhe më thjesht; Serbia, fare nuk e ka hallin e ndihmës nga ana e KM shqiptar, që ka emrin Edi Rama! Sepse, dihet që politika serbe; ndryshe gjykon, ndryshe flet, e ndryshe, vepron. S’këndejmi, është absurd e i pajustifikueshëm yryshi i tij (madje!?) vullnetar, për të avokuar interesa politike serbe jo vetëm në Kosovë por, edhe në rajon. Sepse, në Serbi, përveç politikës, akademisë, mediave, etj., ka kush avokon. Atje Kisha edhe de facto është pushtet paralel…

You Might Also Like

Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë

Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Kosova Times October 13, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kina bllokoi Rusinë nga 80% e pagesave në juan

Kosova Times Kosova Times July 29, 2024
Një kompani në pronësi të një miku të Putinit do të blejë asetet e huaja të Lukoil
Spiun i dyshuar rus kapet në Poloni gjatë operacionit të përbashkët me SBU të Ukrainës
Ambasadori Britanik Ferguson: Ngjarjet në Banjska paraqesin një kërcënim real
Prokuroria në Mal të Zi heton mënyrën e jetesës së funksionarëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?