By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Azerbajxhanasit publikuan videon e supozuar të urdhrit rus për të rrëzuar aeroplanin e pasagjerëve pranë Grozny-t.
July 2, 2025
Fillon ofensiva e dyfishtë ruse, ata kanë grumbulluar 60,000 ushtarë. “Ata janë shumë afër qëllimit”
July 2, 2025
CIA nuk e konteston që Putini u përpoq ta ndihmonte Trumpin në zgjedhjet e vitit 2016
July 2, 2025
Në Gjakovë është shënuar përvjetori i deklaratës së 2 Korrikut
July 2, 2025
Nacionalizmi si mjet pushteti: Reflektime mbi strategjinë politike serbe, 1987–1999
July 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sindikatat thonë se punonjësit janë të rrezikuar nga masat e Qeverisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Sindikatat thonë se punonjësit janë të rrezikuar nga masat e Qeverisë
Rajon / Botë

Sindikatat thonë se punonjësit janë të rrezikuar nga masat e Qeverisë

Kosova Times
Last updated: 2022/10/13 at 5:17 PM
Kosova Times Published October 13, 2022
Share
SHARE

Sindikata e Punonjësve të Administratës Publike në Maqedoninë e Veriut ka thënë se Qeveria, sipas saj, po përgatit masa që janë në kundërshtim me Ligjin për marrëdhënie pune dhe marrëveshje kolektive. Sipas saj, Qeveria po planifikon dërgimin e shumicës prej punonjësve publikë në pushim të detyrueshëm, por edhe suspendimin e marrëveshjeve kolektive, që, sipas sindikatës, do të nënkuptonte uljen e pagave.

Vendimi, nëse miratohet, do të përfshinte të paktën 20.000 punonjës të administratës, ndërsa veç uljes së pagave, propozimi parasheh edhe heqjen e pagesave për punën shtesë për punonjësit e Policisë, të Agjencisë së Zbulimit, Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, por edhe punën nga shtëpia apo online.

Tërpe Deanoski, kryetar i Sindikatës së Punonjësve të Administratës Publike, tha se çështjet që janë ngritur nga sindikata, jo që nuk janë shqyrtuar, por ka ndodhur e kundërta, janë propozuar masa që dëmtojnë interesin e punëtorëve në kushte të krizës së rëndë ekonomike.

“Në këtë mbledhje nuk kishte asnjë pikë që kërkohet nga ne në gjashtë muajt e fundit. Nuk ka asgjë nga metodologjia për rritjen e pagave që ishte shpallur me pompozitet nga Qeveria. Nuk ka asgjë nga kontratat e reja kolektive që parashikojnë rritjen e pagave. Ne vend që të avancojmë me ngritjen e statusit të punëtorëve, këtu ndodh e kundërta”, thotë Deanoski.

Nga kjo sindikatë, sikurse dhe nga Konfederata e Sindikatave të Lira, thonë se masat e këtilla do t’i kundërshtojnë me të gjitha format e mundshme, ndërsa akuzojnë Qeverinë se kur bëhet fjalë për të drejtat e punëtorëve, bëjnë gjithçka për moszbatimin e tyre duke drejtuar gishtin edhe nga Parlamenti se po i zvarrit zgjidhjet ligjore.

“Kur diçka nuk u konvenon, atëherë dalin mbi deputetët duke bërë interpretime të ndryshme të ligjeve dhe, në anën tjetër, kur diçka duhet të miratohet, atëherë thonë se faji nuk është i tyre por i deputetëve dhe thonë se duhet të kërkoni llogari prej tyre… Punëtorët janë ata që më së shumti po pësojnë në këtë kohë të rëndë të krizës ekonomike. Ne nuk do të heshtim në kërkesat tonë të drejta”, thotë Bllagoja Rallpovski, kryetar i Konfederatës së Sindikatave të Lira.

Por, nga Qeveria thonë se nuk bëhet fjalë për vendim, por për një sugjerim, pasi sipas zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyçi, në kushte krize nuk ka nevojë për llogaritje, por për masa efikase për përballje me krizën.

“Kjo vlen për të gjithë, për të gjithë sektorët publikë. Janë dhënë këshilla se çfarë duhet të bëjnë pushteti qendror dhe vendor, si dhe ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare. Këto sugjerime nuk i drejtohen askujt personalisht. Gjithçka që po bëjmë ka të bëjë me mënyrën e kursimit në këtë periudhë të rëndë ekonomike. Nuk është dokument dhe me këtë nuk synojmë të dëmtojmë askënd, por të hartojmë një metodologji të pagave që do të jepte rezultate gjithëpërfshirëse”, thotë ai.

Por, kryeministri Dimitar Kovaçevski kishte deklaruar se Qeveria do të shqyrtojë edhe mundësinë e uljes së pagave të disa punonjësve në ndërmarrjet publike, të cilët, sipas tij, marrin paga më të larta se mesatarja.

“Menaxherët e këtyre ndërmarrjeve duhet t’i ulin shpenzimet e punës së tyre dhe t’i rrisin të ardhurat e kompanive që menaxhojnë. Një nga mënyrat është edhe ulja e pagave në ato sektor që janë më të larta se sa mesatarja, pasi vlerësojmë se në kushte të krizës ato duhet të ulen”, kishte thënë Kovaçevski pas mbledhjes së Qeverisë, më 10 tetor, kur u miratuan masa në vlerë prej 360 milionë eurosh.

Nga këto masa do të përfitojnë kategoritë e rrezikuara sociale, pensionistët, institucionet arsimore dhe shëndetësore, por edhe biznese të caktuara.

You Might Also Like

Azerbajxhanasit publikuan videon e supozuar të urdhrit rus për të rrëzuar aeroplanin e pasagjerëve pranë Grozny-t.

Fillon ofensiva e dyfishtë ruse, ata kanë grumbulluar 60,000 ushtarë. “Ata janë shumë afër qëllimit”

CIA nuk e konteston që Putini u përpoq ta ndihmonte Trumpin në zgjedhjet e vitit 2016

Ukrainasit vranë komandantin e Flotës së Detit të Zi?

Macron telefonoi Zelenskyn pas telefonatës me Putinin: “Biseda ishte konstruktive”

Kosova Times October 13, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kremlini refuzoi të ngrijë luftën në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times May 24, 2023
Babai i Elon Musk ka shkaktuar zemërim duke pretenduar se Michelle Obama është burrë
Mbahet samiti “The Western Balkans 2024”
Ukrainasit me drone të rinj, me një distancë prej 2000 kilometrash
Kelmendi: Këmbimi i pronave, rast për Prokurorinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?