By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama e Meloni firmosin marrëveshjet dypalëshe dhe memorandumet e mirëkuptimit
November 13, 2025
Të shtëna me armë në shtëpinë e biznesmenit – 14 gëzhoja plumbash dhe një kurorë e zezë në vendngjarje
November 13, 2025
Komisioni për GSI: “Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta çuar përpara projektin”
November 13, 2025
Një recetë për makarona kineze që do të jenë gati për gjysmë ore
November 13, 2025
Një recetë për salcë bang bang që kombinon më të mirën e Lindjes dhe Perëndimit
November 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vendoset gurthemeli i çerdhes në Miresh të Gjilanit, investim i MAShTI-t
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vendoset gurthemeli i çerdhes në Miresh të Gjilanit, investim i MAShTI-t
Lajme

Vendoset gurthemeli i çerdhes në Miresh të Gjilanit, investim i MAShTI-t

Kosova Times
Last updated: 2022/10/13 at 3:56 PM
Kosova Times Published October 13, 2022
Share
SHARE

“Në vendin tonë kemi nevojë për shtim të numrit të çerdheve, për të përmirësuar qasjen dhe përfshirjen në edukim. Fëmijët dhe të rinjtë janë prioritet i Qeverisë sonë’’, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të çerdhes në fshatin Miresh të Komunës së Gjilanit.

Kjo çerdhe është investim i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, dhe do të ketë një sipërfaqe prej 708 metra katrorë, e përshtatshme për 60 fëmijë. Tri dhoma do të jenë për qëndrim të fëmijëve nga 0 deri në 2 vjeç, dy dhoma për fëmijë nga 3 deri në 4 vjeç, një sallë për kujdestarë, administratë, kuzhinë, si dhe hapësira teknike.

I shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryeministri tha se janë bërë bashkë e gëzohen shumë për këtë lajm të mirë për më të vegjlit tanë, atyre që iu detyrohemi t’ua sigurojmë një jetë më të mirë dhe më të sigurt.

Ai tha se është vërtetuar nga pa numër studime, që në masën në të cilën edukimi është edhe i hershëm edhe cilësor, përcaktohet edhe suksesi e të arriturat në jetën e mëtutjeshme profesionale të fëmijëve, andaj edhe jemi zotuar se do të angazhohemi për mbështetje të sektorit të arsimit, e veçanërisht zhvillimit të edukimit në fëmijërinë e hershme.

Nga Mireshi, kryeministri Kurti paralajmëroi se deri në fund të vitit çerdhe për fëmijë do të hapen në Prizren e në Suharekë, kurse në vazhdën e punimeve për ndërtimin dhe adaptimin e hapësirave, pritet të bëhen çerdhe edhe në Skenderaj, Obiliq, Pejë, Prishtinë, Junik, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Shtime dhe Malishevë.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci në fjalën e saj tha se zhvillimi në fëmijërinë e hershme është një nga pikat e rëndësishme të programit të qeverisë. Ajo rikujtoi se vetëm gjatë muajit shtator janë nënshkruar kontratat për ndërtimin e pesë çerdheve, ndërsa theksoi se synojmë të kemi sa më shumë çerdhe në fshatra për t’iu dhënë mundësi edhe këtyre fëmijëve të kenë qasje në edukimin e hershëm dhe si rezultat edhe në zhvillimin e familjes.

Në fund të muajit shtator ishin nënshkruar kontratat për ndërtimin e pesë çerdheve të reja në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Kamenicë dhe në Miresh të Gjilanit, të cilës iu vendos gurthemeli sot. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Rama e Meloni firmosin marrëveshjet dypalëshe dhe memorandumet e mirëkuptimit

Kosova me nivelin më të ulët të krimit dhe aksidenteve fatale në rajon

Kërkohet paraburgim për arrestuarin për vjedhje të rëndë në Prizren

MASHTI me trajnim për Kurrikulën e re për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme

IKKL dokumenton dëshminë që ndryshoi historinë e Kosovës

Kosova Times October 13, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Biografia e gjeneralit Surovikin u zhduk nga faqja e internetit e Ministrisë së Mbrojtjes Ruse

Kosova Times Kosova Times September 6, 2023
Spitali Rebro në Zagreb është zhytur në ujë: Skena si në një film apokalipsi
SHBA-të kryen stërvitje sulmi nga një bombardues bërthamor 50 km larg kufirit rus
Zelensky i lutet Perëndimit për armë nga vija e frontit
Një dokumentar i ri për Princeshën Diana do të zbulojë detaje rreth vdekjes së saj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?