By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Musaka tradicionale greke
May 18, 2025
Ceremonia e infronëzimit të Papa Leo XIV u zhvillua në Vatikan
May 18, 2025
Hajdari: Diaspora, një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të Kosovës
May 18, 2025
LDK kujton Agim Kikajn në përvjetorin e 8-të të ndarjes nga jeta
May 18, 2025
Policia: Një i vdekur, 15 të arrestuar dhe 1,936 gjoba trafiku në 24 orë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku u drejtohet të rinjve të LDK-së: Ju kërkon koha që t’i prini proceseve përpara
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku u drejtohet të rinjve të LDK-së: Ju kërkon koha që t’i prini proceseve përpara
Lajme

Abdixhiku u drejtohet të rinjve të LDK-së: Ju kërkon koha që t’i prini proceseve përpara

Kosova Times
Last updated: 2022/10/14 at 9:47 PM
Kosova Times Published October 14, 2022
Share
SHARE

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përmbyllur me sukses procesin e zgjedhjes së strukturave të reja udhëheqëse të Forumit të Rinisë, ku me unanimitet të plotë kryetar i FR të LDK-së u zgjodh Paris Guri.

Kryetari i LD-,së, Lumir Abdixhiku në fjalimin e tij drejtuar delegatëve të Kuvendit të Forumit të Rinisë, theksoi rëndësinë e rinisë në vendin tonë në veçanti për LDK,në, si dhe i inkurajoi ata të jenë të guximshëm dhe të bëjnë ndryshimin që duan ta shohin.

“Koha e re kërkon edhe njerëz të rinj. I kërkon sot për sot. Sepse e sotmja është vendimtare edhe për nesër. Prandaj, vendimet e juaja sot, të përkthyera në angazhim të drejtpërdrejtë i duhen më së shumti vendit. I duhen Republikës, sepse ndryshimet e reja dhe dinamika e zhvillimit aktual kërkojnë energjinë dhe vullnetin e të rinjve; vullnetin tuaj të domosdoshëm për ta integruar shtetin tonë në familjen euroatlantike. Prandaj, më lejoni që para jush të zotohem se secilën herë roli juaj do të jetë më i madh, më i fuqishëm dhe prijatar drejt proceseve tona të përbashkëta. Jam krah i fuqishëm i juaji dhe krah për krah njëri – tjetrit do të çojmë vendin tonë përpara”, tha kryetari Abdixhiku.

Ai po ashtu ka folur edhe për zhgënjimin e madh që të rinjtë po e shohin në vendin tonë gjersa foli edhe për qasjen e LDK-së ndaj tyre për të quar proceset përpara.

“Unë e di që shumë të rinj e të reja me të drejtë janë të pakënaqur me rezultatet e deritanishme; mirëpo, shoh gatishmëri të punojnë, sepse ka shpresë për të gjithë ne. Do duhej të shqetësoheshim më shumë nëse ju bëheni indiferentë, që do të thotë se ju pranoni të metat e organizimit tonë të brendshëm ose kërkoni një jetë më të mirë jashtë vendit. Fatkeqësisht, çdo ditë shumë të rinj zgjedhin njërën ose tjetrën alternativë. Por, ju siguroj që si kryetar i LDK-së do të afroj rreth vetes të rinj e të reja profesionistë të cilët do t’i inkuadroj në strukturat tona udhëheqëse e do të ju jap alternativa tjera . Tek secili prej jush shoh gatishmërinë e vullnetin që të punojmë bashkërisht për të quar procese përpara. Sepse rinia është potenciali që do të bartë mbi supe zhvillimet dhe proceset drejtuese të Republikës tonë”, tha ndër të tjerash kryetari Abdixhiku.

Kryetari Abdixhiku foli për problemet e mëdha me të cilat përballen të rinjtë në Kosovë dhe tha se LDK është e vetmja parti që flet dhe mendon për të ardhmen, që ka ide konkrete për të zgjidhur problemet dhe të krijojë mundësi për brezat e ardhshëm.

“Unë e kuptoj që po luftoni me papunësinë dhe mungesën e mundësive. Shkalla e papunësisë është shumë e lartë dhe ju nuk keni mundësi të barabarta si bashkëmoshatarët tuaj evropianë. E kuptoj që edhe shumë prej jush jeni shumë të zhgënjyer, por ju siguroj se LDK-ja dhe lidershipi i ri mund të sjellë ndryshimin në politikë që dëshironi të shihni. Ju siguroj se kemi zgjidhje; gjithashtu do të funksionojë në mënyrë efektive dhe do të tregojë rezultate, jo justifikime. Për të çuar ekonominë përpara dhe duke krijuar mundësi për ju në këtë vend”, tha Abdixhiku.

Kryetari Abdixhiku ka thënë se vendi ynë është peng i popullizmit, arrogancës së pushtetit dhe inkompetencës qeverisëse. Jeta e qytetarëve tanë s’ka qenë asnjëherë më e pasigurt, siç është e pasigurt dhe e ardhmja integruese e Republikës së Kosovës.

“Këtë qeverisje të paaftë, që s’dëgjon, s’sheh e nuk bën as përpjekjen më minimale për ndryshim, qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë dot. Kemi humbur shumë vite, për të merituar një neglizhencë të tillë edhe sot.

LDK e ka të qartë mesazhin qytetar, siç e ka të qartë dhe guximin e nevojshëm përpara për të ankoruar Kosovën në familjen evropiane. Ne nuk i frikohemi sfidave të mëdha. Ne jemi çdo ditë në terren në kuadër të ciklit debatues e diskutues me qytetarë, në kuadër të fushatës “LDK ju dëgjon”, dhe pasi pushteti po injoron e po jeton në një univers paralel, duke i bishtnu problemeve dhe sfidave të krizës ekonomike; ndërsa, ne po i dëgjojmë të gjithë qytetarët me shumë kujdes e vëmendje. Bashkë me ta po e ndërtojmë edhe platformën qeverisëse për të ardhmen e sigurt të Republikës. Oferta jonë është praktike, për secilën fushë të jetës nga ekonomia, energjia, arsimimi e shëndetësia. Lidhja jonë më qytetarin është e natyrshme, duke kuptuar dhe dhënë modele e alternativa qeverisëse”, përfundoi kryetari Abdixhiku.

Abdixhiku u shpreh i zhgënjyer edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët tanë, ku shtoi se vonesat e deritanishme janë joparimore.

“Kriteret janë plotësuar dhe vonesat e deritanishme kanë qenë joparimore. Liberalizimi gjithashtu ndihmon zhvillimin ekonomik, mundësitë e shumta për të rinjtë dhe studentët tanë duke ju lejuar lirinë e lëvizjes”, tha Abdixhiku. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Hajdari: Diaspora, një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të Kosovës

LDK kujton Agim Kikajn në përvjetorin e 8-të të ndarjes nga jeta

Policia: Një i vdekur, 15 të arrestuar dhe 1,936 gjoba trafiku në 24 orë

Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan

Miliona euro për `Pastrimin`, Rama akuzon menaxhmentin për abuzime

Kosova Times October 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Ministri Vitia vizitoi institutet para-klinike në QKUK dhe morgun ku u investuan 654 mijë euro

Kosova Times Kosova Times March 17, 2023
Historia prekëse e Mashës e cila po bënë xhiron në gjithë botën: I shkruan letër babait të saj, i dënuar me 2 vjet
Takimi i udhëheqësve të NATO-s në Uashington, çfarë duhet të dini
SHBA diskuton dërgimin e avionëve më të rinj luftarakë në Ukrainë
Qindra të huaj, palestinezë e të lënduar rëndë largohen nga Gaza
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?