By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 janar 2026
January 9, 2026
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dyfishohen emigrantët e parregullt në Ballkanin Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dyfishohen emigrantët e parregullt në Ballkanin Perëndimor
Rajon / Botë

Dyfishohen emigrantët e parregullt në Ballkanin Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2022/10/14 at 8:43 PM
Kosova Times Published October 14, 2022
Share
SHARE

Rruga e Ballkanit Perëndimor vazhdon të jetë rruga më aktive e emigracionit për në vendet e Bashkimit Europian pohon një raport i sapopublikuar i Organizatës Evropiane të Kufijve FRONTEX që u referohet të dhënave të migrimit për nëntë muajt e vitit 2022.

Sipas raportit vetëm në shtator u evidentuan 19.160 persona , dy herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Raporti vlerëson se numri i lartë i kalimeve të paligjshme kufitare në shtator mund t’i atribuohet përpjekjeve të përsëritura të kalimit nga emigrantët tashmë të pranishëm në Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria është pjesë e Rrugës Ballkanike ku emigrantët e parregullt hyjnë nga Greqia dhe udhëtojnë drejt vendeve perëndimore duke kaluar drejt Malit të Zi apo përmes Portit të Durrësit për në Itali.

Tendenca të emigrimit të paligjshëm janë shfaqur edhe përmes hapësirës detare nga Vlora në brigjet italiane.

Për t`iu përgjigjur presionit të lartë të emigrimit, Frontex ka vendosur më shumë se 2360 oficerë dhe staf në seksione të ndryshme të kufirit të jashtëm të Bashkimit Evropian, si dhe në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Moldavi.

Sipas përllogaritjeve paraprake në nëntë muajt e parë të këtij viti, janë evidentuar rreth 228 mijë hyrje të parregullta në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian me një rritje prej 70% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Totali i emigrantëve të parregullt regjistruar për nëntëmujorin nga janari deri në shtator të vitit 2022 është më i larti që nga viti 2016.

Sipas raportit personat që ikin nga Ukraina dhe hyjnë në Bashkimin Evropian përmes pikave të kalimit kufitar nuk janë pjesë e shifrave të hyrjeve të paligjshme të zbuluara.

Sipas të dhënave të fundit të Frontex, më shumë se 11 milionë shtetas ukrainas kanë hyrë në Bashkimin Evropian nga Ukraina që nga fillimi i luftës. Në të njëjtën kohë, një numër i konsiderueshëm shtetasish ukrainas janë kthyer në vendin e tyre.

Raporti përmend edhe një rritje të kalimit për në Britaninë e Madhe përmes Kanalit të La Manshit.

Në nëntë muajt e parë të vitit 2022, numri i migrantëve të parregullt ishte rreth 53 mijë me një rritje prej 68% krahasuar në të njëjtën periudhë të vitit 2021, duke përfshirë përpjekjet dhe kalimet me varka të vogla.

Me afrimin e dimrit, numri i përpjekjeve mund të rritet përpara se kushtet e detit të përkeqësohen dhe ta bëjnë kalimin më të rrezikshëm pohon raporti.

Sipas statistikave zyrtare britanike që u referoheshin 6 muajve të parë të vitit 2022, emigrantët nga Shqipëria, Afganistani dhe Irani përbënin më shumë se gjysmën e totalit të përgjithshëm të emigrantëve të parregullt që hynë në Britani me gomone, nëpërmjet kanalit të La Manshit.

Sipas të dhënave, 18% e emigrantëve të parregullt ishin shqiptarë, numri i të cilëve është rritur ndjeshëm dy vitet e fundit.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times October 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Gjelle Ghormeh sabzi

Kosova Times Kosova Times March 11, 2025
Maqedonci: Serbia – rrezik i përhershëm për Ballkanin Perëndimor
Ministri i Jashtëm italian i bëri thirrje Bashkimit Evropian të krijojë një ushtri të unifikuar
Rritja e pritur e së djathtës në PE mund të ndikojë në zgjerim
Iraku akuzon Izraelin për përdorimin e hapësirës ajrore për të sulmuar Iranin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?