By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rasti misterioz i një gruaje ruse që jetonte në një shpellë indiane me vajzat e saj: “Njerëzit janë të rrezikshëm”
July 18, 2025
Merz: E morëm seriozisht mesazhin e JD Vance
July 18, 2025
Rusët: Ukrainasit lëshuan dronë në Moskë, pezulluan fluturimet në tre aeroporte
July 18, 2025
Horoskopi ditor për 18 korrik 2025
July 18, 2025
“Mirror”: Eksploroni Shqipërinë, perlën evropiane me plazhe mahnitëse, male dhe qytete historike
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK nikoqire e LIBSEEN: Miratojnë Deklaratën në mbështetje të liberalizimit të vizave dhe statusit kandidat për Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PDK nikoqire e LIBSEEN: Miratojnë Deklaratën në mbështetje të liberalizimit të vizave dhe statusit kandidat për Kosovën
Lajme

PDK nikoqire e LIBSEEN: Miratojnë Deklaratën në mbështetje të liberalizimit të vizave dhe statusit kandidat për Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2022/10/14 at 1:33 PM
Kosova Times Published October 14, 2022
Share
SHARE
Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës ka qenë nikoqir i takimit të Rrjetit të Partive Liberale të Evropës Juglindore (LIBSEEN), pas anëtarësimit të PDK-së në këtë rrjet në muajin maj të këtij viti.Në Prishtinë, në takimin e Komitetit Drejtues të LIBSEEN, pjesëmarrës ishin përfaqësuesit e partive kryesore liberale të Kroacisë, Sllovenisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi etj.Në këtë takim, i cili mblodhi partitë e Evropës Juglindore të cilat ndajnë vlera liberale dhe demokratike, me propozimin e PDK-së si anëtare, Komiteti ka miratuar Deklaratën për Mbështetjen e Liberalizimit të Vizave dhe Statusit Kandidat për Kosovën.“Pasi ka hyrë në fazën vendimtare të vendimmarrjes, LIBSEEN bën thirrje për miratimin urgjent nga Këshilli i Evropës të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës në përputhje me propozimin e Komisionit Evropian të datës 18 korrik 2018, bazuar në përmbushjen e të gjitha 95 kritereve. Kujtojmë qëndrimin e Parlamentit Evropian në favor të liberalizimit të vizave të 28 marsit 2019 dhe thirrjet pasuese në rezolutat që kanë të bëjnë me Kosovën”, thuhet në Deklaratën e miratuar nga LIBSEEN në Prishtinë.Më tej, LIBSEEN konsideron se heqja e barrës financiare dhe administrative të vizave do të ndikojë ndjeshëm dhe drejtpërdrejt në kontaktin mes njerëzve dhe kështu do të nxisë më shumë shkëmbime akademike, kulturore dhe biznesore ndërmjet Kosovës dhe BE-së.Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se kjo Deklaratë, e miratuar sot në Prishtinë nga Rrjeti i Partive Liberale të Evropës Juglindore, është e rëndësishme dhe ndihmuese për përbylljen e procesit të tejzgjatur, por të merituar, për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.“Sot miratuam një deklaratë të përbashkët, e cila adreson perspektivën evropiane të Kosovës, duke përfshirë edhe mbështetjen absolute për liberalizimin e vizave, por edhe aplikimin e Kosovës për të marrë statusin e kandidatit. Kisha kënaqësinë që bashkë me koordinatorin zotëri Jakiç nga Sllovenia të diskutojmë edhe për tema që lidhen me shtete të veçanta të rajonin, duke përfunduar edhe me mbështetjen e tyre të madhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në partinë Aleanca Liberale e Demokratëve të Evropës, që presim të ndodh gjatë këtij viti”, ka thënë Kryetari Krasniqi.Kryesuesi i LIBSEEN, Roman Jakiç nga Sllovenia, ish-eurodeputet dhe ish-Ministër i Mbrojtjes së Sllovenisë, ka thënë se përmes kësaj deklarate synohet ti dërgohet një mesazh i qartë organeve vendimmarrëse të Bashkimit Evropian që urgjentisht të veprojnë në liberalizimin e vizave dhe dhënien e statusit kandidat për Kosovën.“Është me të vërtetë e turpshme që Evropa të mos e realizojë atë që i kemi premtuar popullit të Kosovës, dhe së dyti, kemi diskutuar që Kosova të aplikojë për statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian. Sepse pas ditës së djeshme ku Bosnja dhe Hercegovina mori, le të themi rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian, drejtuar Këshillit për këtë, ne nuk duam të shohim vetëm shtetin e Kosovës jashtë këtij procesi. Pra, mendoj se Kosova mund të fillojë, duhet të fillojë, gjithsesi duhet të fillojë edhe procesin e anëtarësimit, dhe të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Jakiç.PDK u anëtarësua me të drejta të plota në Rrjetin e Partive Liberale të Evropës Juglindore me 14 maj të vitit 2022, në takimin e Komitetit Drejtues të mbajtur në Sarajevë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Moti në Shqipëri i kthjellët me temperatura deri 35°C

Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin ‘Banjska’

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Rexhepi pas takimit me shefin e EULEX-it: Gjyqësori do të mbrojë pavarësinë

Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës zbulohet në Shqipëri

Kosova Times October 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Ndihmoni të shpëtoj djalin tim.” Familja e një fëmije me SMA lufton për mjekim

Kosova Times Kosova Times September 3, 2023
Beqiroviq i pergjigjet presidentit te Serbise: “Problemi kryesor në BiH nuk është Milorad Dodik”
Begaj: Masakra e Reçakut zgjoi botën për barbaritë e Millosheviqit
Murati: Kosova e përkushtuar ndaj reformave të Planit të Rritjes
ZKA prezantoi gjetjet kryesore të auditimit për 2024/2025
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?