By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Beogradi u çlirua nga ukrainasit, por propaganda ruse dhe serbe e fshehin këtë
May 8, 2025
Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, gratë në agroturizëm, një përballje e vështirë në zonat rurale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shqipëri, gratë në agroturizëm, një përballje e vështirë në zonat rurale
Rajon / Botë

Shqipëri, gratë në agroturizëm, një përballje e vështirë në zonat rurale

Kosova Times
Last updated: 2022/10/14 at 8:51 PM
Kosova Times Published October 14, 2022
Share
SHARE

Në Shqipëri gratë në zonat rurale po shtojnë përpjekjet, për të rritur aftësitë e tyre prodhuese përmes agroturizmit, një sektor në zhvillim. Ato përbëjnë gjysmën e forcave të punës në sektorin bujqësor dhe ndikimi i tyre është i lartë. Por edhe pse bujtinat agroturistike, në shumicën e rasteve, mbahen në këmbë nga gratë, ato janë më pak të mbështetura se burrat kur vjen fjala për përfitimin e granteve. Pengesave u shtohen edhe paragjykimet, problemet e pronësinë në zonat rurale si dhe mangësitë në infrastrukturë. Autoritetet thonë se po i kushtojnë vëmendje turizmit rural duke rritur mundësitë e përfshirjes së grave në financime.

Në Shqipëri gratë përbëjnë rreth 50% të popullsisë së vendit dhe ndikimi i tyre në zinxhirin prodhues të ekonomisë është i lartë. Sipas të dhënave zyrtare, tek gratë në grupmoshën 15-64 vjeç mbizotëron punësimi në bujqësi. Prej 4 vitesh politikat zyrtare përmes projekteve të veçanta, siç është ai i 100 fshatrave, synojnë një zhvillim të integruar në zonat rurale. Agroturizmi është një nga shtyllat kryesore, ku bazohet ai që quhet turizmi rural në vend. Ai është orientuar drejt traditës dhe kulturës vendase, dhe në pjesën dërrmuese mbahet në këmbë nga gratë. Lume Cika është një grua, që pasi humbi punën në Tiranë, bashkë me bashkëshortin ngritën në zonën e Shëngjergjit, pjesë e malësisë së Tiranës, një bujtinë modeste mes shumë vështirësive financiare dhe infrastrukturore. Ai në fshatin e lindjes, kurse ajo përmetare, nisën rreth 15 vjet më parë një rrugëtim tejet të vështirë.

“Në momentin që nisëm ndërtimin këtu nuk ishte kjo rruga e rregulluar nga keni ardhur ju. Ishte rruga sipër nga Shën Mëria, dhe ishte shumë e vështirë për të transportuar materialet. Ne vendosëm që çimenton do ta blinim, kurse rërën do ta nxirrnim tek lumi. Të dy burrë e grua shkonim atje, dhe e nxirrnim. Ishte e vështirë dhe për fuqinë punëtore. Të gjithë shikonin punën e tyre. Ju dukej si çudi dhe thonin: ‘çfarë janë këta që vijnë këtu dhe bëjnë ndërtim’. Bëhet fjalë për vitin 2008-2009. Fillimisht hodhëm themelet, dhe ndenjëm një vit ashtu, se nuk ishim gati të vazhdonim më tutje. Edhe gurët pothuaj i kemi nxjerrë vetë. Fillimi ka qenë shumë i vështirë”, tha për Zërin e Amerikës Lume Cika, bashkëpronare e një bujtine në Shëngjergj, Tiranë.

Sot në bujtinën e saj Lumja pret turistë vendas dhe të huaj, dhe i përkushtohet gatimit tradicional dhe prodhimeve bujqësore, duke nxitur dhe punësimin e disa grave të zonës, përmes biznesit të saj. Ajo ka marrë pjesë dhe në trajnime të ndryshme siç ishte ai i pak kohëve me parë, një projekt i Unionit të bashkive shqiptare në rajon i mbështetur nga ambasada amerikane që u shoqërua dhe me një ndihmë financiare.

“Bashkë me ambasadën amerikane, kemi përmbyllur me sukses projektin e kurorave të Tiranës, që kishte në fokus gruan. 50 zonja rritën kapacitetet e tyre. Trajnimi iu ofrua nga stafi ynë teknik, nga ekspertët që ne kishim marrë në këtë projekt, i cili u shoqërua dhe me një mbështetje të vogël financiare për një produkt konkret për agroturizimin”, tha Andriola Kambo, Unioni i bashkive shqiptare në rajon.

Edhe Lirije Duqi, në fshatin Pëllumbas disa kilometra nga Tirana, është një ndër 50 zonjat që përfituan nga ky trajnim. Ajo menaxhon një hotel restorant, pjesë e biznesit familjar; shërben gatime tradicionale për klientë vendas dhe të huaj që vijnë në këto anë, për të eksploruar zonën dhe kryesisht shpellën e Pëllumbasit, një nga shpellat karakteristike dhe vendbanimet prehistorike më të rralla të Shqipërisë.Vështirësitë kanë qenë të shumta; disa janë zgjidhur me rritjen e biznesit, ndërsa disa të tjera nuk janë në dorën e tyre.

“Klientët që vijnë për herë të parë shohin rrugën dhe na thonë se nuk mund të vijnë sërish me këtë rrugë të prishur. Ne i themi se do t’i përballojmë këto vështirësi derisa ajo të rregullohet. Shpresojmë që do të rregullohet”, u shpreh për Zërin e Amerikës, Lirije Duqi, menaxhere e një bujtine në fshatin Pëllumbas të Tiranës.

Autoritetet zyrtare thonë se po i kushtojnë vëmendje turizmit rural dhe se ende ka vend për përmirësime në infrastrukturë në zonat e thella. Sipas Agjencisë për Zhvillimin bujqësor dhe rural, gratë në agroturizëm kanë mbështetje të posaçme në financime, prej 4 vitesh, pasi projektet e tyre vlerësohen me pikë shtesë në krahasim me burrat. Gjithashtu gratë nën 40 vjeç përfitojnë edhe grante më shumë. Me mbështetje të programit IPARD II, një financim i BE, janë aktive 51 kontrata, 13 prej të cilave kanë përfituese gratë. Ndërsa nga skema kombëtare nga 22 përfitues 6 janë gra.

“Kemi avantazh konkurrues për gratë. Kemi parë që shifrat e grave që aplikojnë, në 4 vitet e zbatimit të projektit të 100 fshatrave janë rritur nga 10-15% në 20-25%. Pra përbëjnë një të katërtën e atyre që marrin financim”, tha për Zërin e Amerikës Eranda Selmanaj, Drejtore e AZhBR.

Por gratë që merren me agroturizëm kanë vështirësi në përftimin e granteve, pasi në mjaft raste pengohen nga çështje të informalitetit, shpesh të përhapura në Shqipëri, për shkak të problemeve të vazhdueshme të pronësisë në zonat rurale. Zonja Lume Cika pret legalizimin e bujtinës së saj, në Shëngjergj, me qëllim përftimin e ndonjë kredie dhe granti për të rritur biznesin.

“Ne kemi problemin e legalizimit të ndërtesës. Kemi bërë disa kërkesa për legalizim dhe na janë kthyer mbrapsh. Nuk na thonë arsyen përse, fjala vjen që nuk është toka jonë, që nuk janë dokumetat në rregull, apo diçka tjetër. Domethënë pa asnjë përgjigje”, u shpreh Lume Cika, bashkëpronare e një bujtine në Shëngjergj, Tiranë.

Zyrtarët janë të vetëdijshëm për problemet e pronësisë, që sipas tyre kufizojnë dhe fondet apo grantet në ndihmë të agroturizmit.

“Në programin që ne kemi financuar si nga buxheti i shtetit ashtu dhe nga programi IPARD, aplikojnë dhe fitojnë vetëm ato bujtina dhe biznese agroturizmi që kanë dokumenta pronësie. Për të bërë një ndërtim të ri, apo rikonstruksion, duhet të ketë një leje ndërtimi e cila bazohet në dokumenta pronësie. Kjo është arsyeja përse investimet janë të kufizuara dhe të shpërndara kryesisht në zonat që nuk kanë probleme me titujt e pronësisë. Nëse nuk do kishte probleme pronësie, mund të kishim dy apo tre herë më shumë aplikime dhe financime”.

Qeveria ka hartuar dhe strategji të posaçme kombëtare për zhvillimin bujqësor, por ekspertë të fuqizimit ekonomik të gruas mendojnë, se ato nuk e trajtojnë hendekun gjinor.

“Tani po rifreskohet strategjia kombëtare e zhvillimit të bujqësisë, por ajo nuk shihet në kontekstin vendor. Po të dalim në terren do të shohim, që dinamikat do të ndryshojnë nga fshati në fshat, në aspektin e prodhimit të strukturës. Dhe është shumë e vështirë të shohësh të përfaqësuar në këto strategji, se si është situata e grave në këto zona dhe të shohësh aspektin gjinor të përfaqësuar drejt”, u shpreh për Zërin e Amerikës Erald Lamja, ekspert për fuqizimin e gruas.

Me gjithë përpjekjet individuale dhe zyrtare, gratë në zonat rurale vazhdojnë të jenë më së shumti të paragjykuara. Sipas ekspertëve ato nuk kanë rolin e duhur, kur vjen fjala për vendimmarrje financiare në biznesin e tyre, dhe rrjedhimisht janë edhe më pak të mbështetura në aktivitetin e tyre prodhues.

You Might Also Like

Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë

Beogradi u çlirua nga ukrainasit, por propaganda ruse dhe serbe e fshehin këtë

Trump: Papa i parë amerikan, çfarë nderi

BE kritikon udhëtimin e Vuçiqit në Moskë: Serbia të tregojë orientimin

Papa i ri shpallet Robert Prevost nga SHBA

Kosova Times October 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gazetarët konfirmuan vdekjen e 24 mijë ushtarëve rusë në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times May 26, 2023
BE kërkon nga Serbia të mos i madhërojë kriminelët e luftës
Kurti: Për të ruajtur bashkësinë, duhet luftuar diskriminimin|Video
SHBA rifilloi prodhimin e kokave bërthamore për herë të parë në 40 vjet
Dogana e Kosovës: Nuk nisëm mbetje të rrezikshme në Kinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?