By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Njeriu i Putinit: Unë nuk jam president, kështu që mund ta them këtë. Jemi në luftë me Evropën
December 8, 2025
Osmani e Hyseni biseduan për projekte të reja në Gjilan
December 8, 2025
Një pilot ushtarak ukrainas është vrarë
December 8, 2025
Kurti takon autorin dhe producentin francez Philippe Collin
December 8, 2025
Osmani pret presidentin hungarez, Sulyok
December 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shënohet Java Ndërkombëtare e Njeriut me Shkop të Bardhë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shënohet Java Ndërkombëtare e Njeriut me Shkop të Bardhë
Lajme

Shënohet Java Ndërkombëtare e Njeriut me Shkop të Bardhë

Kosova Times
Last updated: 2022/10/15 at 5:18 PM
Kosova Times Published October 15, 2022
Share
SHARE

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, mori pjesë në konferencën për shënimin e Javës së Njeriut me Shkop të Bardhë në Republikën e Kosovës, të mbajtur sot në Prishtinë.

Në fjalën e saj nënkryetarja Bogujevci tha se ky vit është shpallur vit i personave me aftësi të kufizuara nga Zyra për Qeverisje të Mirë e Zyrës së Kryeministrit, pasi që kjo ka qenë edhe njëra ndër kërkesat e rezolutës për personat me aftësia të kufizuar, e miratuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës në dhjetor 2020.

Sipas nënkryetares Bogujevci, Kuvendi është zotuar për përmirësimin e kuadrit kushtetues dhe ligjor për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive për personat me aftësi të kufizuar në Kosovë.

“Jam e vetëdijshme që personat me aftësi të kufizuar përballen çdo ditë me sfida të llojllojshme, si mungesë të infrastrukturës së përshtatshme, arsimit, punësimit, burimit social e kujdesit të duhur shëndetësor. Prandaj për ne si institucione nuk do të duhej të mjaftonte vetëm një ditë që të flasim për sfidat me të cilat kjo kategori ballafaqohet çdo ditë”, tha Bogujevci.

 

Nënkryetarja Bogujevci tha se Kuvendi si institucion e ka tejkaluar kuotën ligjore për punësimin e personave me aftësi të kufizuar, duke përmendur se në mesin e rreth 200 shërbyesve civilë në Kuvend, gjashtë prej tyre janë persona me aftësi të kufizuara, shifër kjo që padyshim, siç tha ajo, nuk duhet të mjaftojë.

Sa u përket personave të verbër, nënkryetarja Bogujevci kumtoi lajmin se Kuvendi tashmë ka publikuar dokumentin kryesor me të cilin funksionon, rregulloren e re të punës, edhe në alfabetin Brail në të dy gjuhët zyrtare, me mbështetjen e OSBE-së.

“Kuvendi ka planifikuar përgatitjen e dokumenteve parlamentare në këtë alfabet, duke zbatuar praktikat globale për përfshirjen sa më të gjerë të të gjithë grupeve të shoqërisë në qasjen në informata, nëpërmes të cilës mundësohet pjesëmarrja aktive në vendimmmarje, e demokracia kuptimësohet kur ka gjithëpërfshirje në vendimmarrje”, tha Boigujevci.

Daut Tishuki, kryetar i Shoqatës e të Verbërve të Kosovës foli për rëndësinë e Javës së Shkopit të Bardhë dhe për situatën aktuale të personave të verbër në Kosovë.

Nga një fjalë rasti mbajtën Loana Lachana, nga EULEX-i, Kilian Wahl, zëvendës-shef i misionit të OSBE-së në Kosovë, Bujar Kadriu, kryetar i Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar dhe të ftuar të tjerë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani e Hyseni biseduan për projekte të reja në Gjilan

Kurti takon autorin dhe producentin francez Philippe Collin

Osmani pret presidentin hungarez, Sulyok

KDI prezanton platformën për transparencë të pushtetit, parasë dhe pasurisë

Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve

Kosova Times October 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Vizioni për Prishtinën e ka një emër, Hajrulla Çeku

Kosova Times Kosova Times October 1, 2025
Përgënjeshtrimi i një frike të inskenuar
Zbardhet biseda e fshehtë mes Putinit dhe Macron për armët bërthamore
Obradoviq: Tashmë është e qartë se rruga drejt BE-së kushtëzohet nga Kosova, duhet hequr dorë nga iluzioni i quajtur BE
IKD: Qeveria përmbushi 42% të agjendës së planifikuar për 6-mujorin e parë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?