By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vrasja e gazetares investigative, dënohen me nga 40 vjet burg dy vëllezërit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vrasja e gazetares investigative, dënohen me nga 40 vjet burg dy vëllezërit
Rajon / Botë

Vrasja e gazetares investigative, dënohen me nga 40 vjet burg dy vëllezërit

Kosova Times
Last updated: 2022/10/15 at 8:29 AM
Kosova Times Published October 15, 2022
Share
SHARE

Një gjykatëse në Maltë dënoi të premten dy vëllezër me nga 40 vjet burgim secilin, pasi ata pranuan papritur fajësinë për rolin e tyre në vrasjen me makinë bombë të një gazetareje që shkruante për korrupsionin, që kishte tronditur Evropën dhe kishte shkaktuar protesta të indinjuara në Maltë.

Vetëm disa orë më herët, në fillim të seancës në një gjykatë në Valletta, George Degiorgio, 59 vjeç, dhe Alfred Degiorgio, 57 vjeç, ishin deklaruar të pafajshëm për vdekjen e Daphne Caruana Galizias në shpërthimin që ndodhi ndërsa ajo po i jepte makinës pranë shtëpisë së saj më 16 tetor 2017.

Zonja Caruana Galizia ishte gazetare investigative që raportonte për korrupsionin e dyshuar midis qarqeve politike dhe të biznesit në vendin e vogël të Bashkimit Evropian, i cili është një parajsë fiskale në Mesdhe.

“Ky është një hap i rëndësishëm përpara, për të vendosur drejtësinë në një çështje që përbën një kapitull të errët në historinë e Maltës,” thuhej në një deklaratë të lëshuar nga zyra e kryeministrit Robert Abela menjëherë pas dënimit.

Një nga djemtë e saj, Matthew Caruana Galizia, u tha gazetarëve: “Jam i lehtësuar që ata u dënuan. Tani duhet të ndiqen rastet e tjera”, tha ai, duke iu referuar ndjekjes penale të të pandehurve të tjerë.

Por ai shtoi se pesë vitet që u deshën për të arritur këtë fazë të drejtësisë për nënën e tij ishin “shumë të gjata”.

Gjyqtarja Edwina Grima, doli nga salla e gjyqit për rreth një orë pas pranimit të fajësisë dhe i shpalli dënimet kur u kthye.

Dy të pandehurit u urdhëruan gjithashtu të paguanin 50,000 euro secili nga paratë që morën si rezultat i krimit, si dhe për shpenzimet gjyqësore.

Ata mund të ishin përballur me një dënim maksimal me burgim të përjetshëm.
Prokurorët argumentuan se vëllezërit ishin paguar për vrasjen nga një biznesmen i njohur maltez që kishte lidhje me qeverinë. Mbi biznesmenin janë ngritur akuzat dhe ai do të gjykohet veçmas.

Vëllezërit Degiorgio pranuan fajësinë për vrasje me dashje; shpërthimin që rezultoi në vdekjen e një personi; mbajtjen e paligjshme të eksplozivëve; komplot kriminal; nxitje, krijim, organizim ose financim i një organizate me qëllim kryerjen e veprave penale dhe pjesëmarrjen aktive në një komplot.

Në prag të gjyqit, vëllezërit Degiorgio i kishin mohuar akuzat. Një i dyshuar i tretë, Vincent Muscat, shmangu gjyqin pasi kishte pranuar fajësinë. Ai po vuan një dënim prej 15-vjetësh.

Por në fillimin e gjyqit të premten, Alfred Degiorgio u deklarua i pafajshëm, ndërsa vëllai i tij deklaroi se nuk kishte asgjë për të thënë, gjë që gjykata e interpretoi si një deklarim të pafajësisë.

Nuk është e qartë pse të pandehurit ndryshuan qëndrim.

Gjatë argumenteve hapëse të akuzës, prokurorët argumentuan se kishin prova që përfshinin telefona celularë që lidhnin të pandehurit me vendosjen e bombës.

Vëllezërit ishin përpjekur pa sukses të negocionin një falje në këmbim të dhënies së emrave të të dyshuarve kryesorë për organizimin e vrasjes, përfshirë një ish-ministër, identiteti i të cilit nuk është zbuluar.

Bomba ishte vendosur nën sediljen e shoferit dhe shpërthimi ishte aq i fuqishëm saqë copërat e makinës fluturuan mbi një mur dhe në një fushë.

Gazetarja investigative malteze, Caruana Galizia, 53 vjeç, kishte shkruar gjerësisht në faqen e saj të internetit “Running Commentary” për korrupsionin e dyshuar në qarqet politike dhe të biznesit në vendin ishull mesdhetar, një parajsë fiskale.

Ndër objektivat e investigimit të saj ishin persona të rrethit të brendshëm të kryeministrit të atëhershëm Joseph Muscat, të cilët ajo i akuzoi se kishin kompani guacka në parajsat fiskale të zbuluara nga rrjedhja e Panama Papers. Por ajo ka vënë në shënjestër edhe opozitën. Në momentin që u vra, ajo përballej me më shumë se 40 padi për shpifje.

Arrestimi i një biznesmeni të lartë me lidhje me zyrtarë të lartë të qeverisë dy vjet pas vrasjes shkaktoi një seri protestash masive në vend, duke e detyruar kryeministrin Muscat të jepte dorëheqjen.

Yorgen Fenech u arrestua në vitin 2019 dhe u padit në vitin 2021 për bashkëpunim të dyshuar në vrasje. Ai u akuzua gjithashtu për bashkëpunim për të kryer vrasje. Ai ka deklaruar pafajësinë për të gjitha akuzat.

Data për gjykimin e tij nuk është caktuar.

Taksistit Melvin Theuma, iu dha një falje presidenciale në vitin 2019 në këmbim të dëshmisë kundër Fenechit dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar. Jamie Vella dhe Robert Agius, janë akuzuar për dhënien e bombës, por gjyqi i tyre ende nuk ka filluar.

Në seancën e mëngjesit përpara pushimit të drekës, zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Philip Galea Farrugia i tha gjykatës se Theumas iu kërkua nga një person i paidentifikuar të gjente dikë që të vriste gazetaren Caruana Galizia. Sipas akuzave Theuma bisedoi me njërin prej vëllezërve Degiorgio dhe u negociua një pagesë prej 150,000 eurosh (146,500 dollarë), tha Galea Farrugia.

Galea Farrugia tha gjithashtu se fillimisht u fol për një armë zjarri për vrasjen, por më vonë u vendos të përdorej një bombë. Prokurorët thanë gjithashtu se një telefon celular – një nga tre që kishte George Degiorgio, kishte shkaktuar shpërthimin.

Një raport për një hetimit publik të vitit 2021 arriti në përfundimin se shteti maltez “duhet të mbajë përgjegjësi” për vrasjen e Caruana Galizias për shkak të kulturës së mosndëshkimit që buronte nga nivelet më të larta të qeverisë.

Komisionarja e Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut, Dunja Mijatoviç, ka dënuar “mungesën e rezultateve efektive në vendosjen e llogaridhënies pesë vjet më vonë.”

Në një letër drejtuar kryeministrit Abela, komisionarja shprehu nevojën për urgjencë në mbrojtjen e gazetarëve në Maltë dhe përmendi rastet e shpifjes që vazhdojnë ende ndaj të afërmve të Caruana-Galizias pas vdekjes së saj. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë

Beogradi u çlirua nga ukrainasit, por propaganda ruse dhe serbe e fshehin këtë

Trump: Papa i parë amerikan, çfarë nderi

BE kritikon udhëtimin e Vuçiqit në Moskë: Serbia të tregojë orientimin

Papa i ri shpallet Robert Prevost nga SHBA

Kosova Times October 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

De La Fuente: Shqipëria ekip i madh, nesër do luajmë sikur të jetë ndeshja e fundit

Kosova Times Kosova Times June 23, 2024
Osmani: Kosova është mishërim i vlerave që përfaqëson Këshilli i Evropës
Policia e Kosovës identifikon një lokacion të mbjellë me bimë narkotike
‘Shkodra Elektronike’, bëhen të ditura datat e turneut
Raportohet per arrestimin e Kuçit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?