By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në Rusi, ata propozuan krijimin e inteligjencës artificiale bazuar në veprat e Domostroy dhe Dugin
December 11, 2025
Revista Time ka emëruar “Personin e Vitit”. Këta janë krijuesit e inteligjencës artificiale
December 11, 2025
Zelenski: Ukrainasit do të vendosin me referndum për koncesionet e mundshme të territorit
December 11, 2025
Australi: Terror në ajër, parashutisti ne krahet e aeroplanit
December 11, 2025
Një recetë për petulla në supë që italianët adhurojnë t’i hanë për Krishtlindje
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca: Kosova mirëpret projektet e MCC-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Konjufca: Kosova mirëpret projektet e MCC-së
Lajme

Konjufca: Kosova mirëpret projektet e MCC-së

Kosova Times
Last updated: 2022/10/17 at 10:22 PM
Kosova Times Published October 17, 2022
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim Kryeshefen Ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Alice Albright.

Me këtë rast, kryetari Konjufca e ka falënderuar znj. Albright, MCC-në dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për programin “Kompakt” që parasheh ndihmën mbi 200 milionë dollarëshe për ndërtimin e sistemeve akumuluese të energjisë në Kosovë, duke e cilësuar si projektin më të madh energjetik që nga paslufta.

“Në këto kohë të vështira, kur kriza energjetike si rezultat i pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia po përdoret si mjet për të kërcënuar stabilitetin në Evropë dhe më gjerë, miq të dëshmuar si Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në krah të Kosovës. Projektet e MCC-së do të ndikojnë në pavarësinë energjetike të Kosovës, do të diversifikojnë burimet energjetike dhe do të mbështesin avancimin e grave në sektorin e energjisë”, theksoi kryetari Konjufca.

Kryetari i Kuvendit po ashtu i siguroi drejtuesit e MCC-së se institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë Kuvendin, kanë qenë dhe do të jenë miq të MCC-së dhe gjithherë do t’i mirëpresin projektet që ata i realizojnë në shtetin tonë.

Në anën tjetër, znj.Albright përshëndeti gatishmërinë e Kuvendit të Kosovës për të bashkëpunuar me MCC-në. Ajo vlerësoi punën e mirë që ka bërë Kuvendi i Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar sa më ngushtë në ndryshimet e nevojshme legjislative për zbatimin e projekteve të MCC-së.

Kryetari Konjufca dhe Kryeshefja e MCC-së u pajtuan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Në takim morën pjesë edhe Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, Sarah Olmstead, Drejtoreshë e MCC për Kosovë, Caitlin Reichart, Zv.Drejtoreshë, Jonathan Brooks, Zv.President për Evropë dhe Dan Petrie, Shef i stafit të Alice Albright. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën

Delegacioni i BQK-së viziton Bankën e Italisë

Ndalohen rreth 900 artikuj të padeklaruar në Vërmicë

Liberalizimi i tregut energjetik, OEK: ZRRE të zbatojë vendimin e Supremes

Murati thotë se është rritur numri i ndërmarrjeve të reja

Kosova Times October 17, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ulqin, përurohen veprat folklorike “Balada Popullore të Shqiptarëve në Malin e Zi”

Kosova Times Kosova Times May 25, 2024
Një ish-lojtar i skuadrës ruse të futbollit vdiq në luftën në Ukrainë
Pelegrinazhi ndryshe i hebrenjve hasidikë në Ukrainë
Rreth një mijë ushtarakë rusë janë akuzuar për vrasje që nga viti 2022
Ukraina sulmoi një objekt nafte dhe gazi në Rusi me një dron për të katërtën herë brenda një jave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?