By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani viziton Gjakovën: Do punojmë bashkë që kjo situatë të tejkalohet
January 7, 2026
KQZ: Ende s’janë sjellë 3185 pako me fletëvotime nga votimi me postë
January 7, 2026
Lladrovci: Rruga Drenas–Guri i Plakës mbetet e bllokuar
January 7, 2026
FSK: Në gatishmëri të plotë për ndihmë pas vërshimeve
January 7, 2026
Komuna e Fushë Kosovës ngre Shtabin Emergjent dhe nis shpërndarjen e ujit
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Rusia po përdor dhunën seksuale si pjesë të strategjisë së saj ushtarake në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Rusia po përdor dhunën seksuale si pjesë të strategjisë së saj ushtarake në Ukrainë
Lajme

Kurti: Rusia po përdor dhunën seksuale si pjesë të strategjisë së saj ushtarake në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2022/10/17 at 2:34 PM
Kosova Times Published October 17, 2022
Share
SHARE

Në takim me përfaqësuesit e Rrjetit global të viktimave dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës SEMA, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shprehu keqardhje për të dhënat rreth krimeve të dhunës seksuale të raportuara në Ukrainë.

Raportet tregojnë se Rusia po përdor dhunën seksuale si pjesë të strategjisë së saj ushtarake në Ukrainë, tha Kryeministri Kurti, duke shprehur keqardhje të thellë për situatën e rëndë atje.

Kryeministri Kurti tha se kjo na kujton luftën tonë të viteve 1998-1999 në Kosovë, dhe siç ndodhi këtu, dhe në të gjitha luftërat e tjera, numri i të mbijetuarve ka gjasa të jetë shumë më i lartë se sa sugjerojnë shifrat zyrtare, sepse krimet seksuale shpesh nuk raportohen, për shkak të stigmës që i rrethon.

Përfaqësuesit e rrjetit SEMA, znj.Iryna Dovgan dhe z.Volodymyr Shcherbachenko nga Ukraina, si dhe znj.Pilar Rueda dhe znj. Angela Maria Escobar nga Kolumbia, shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen dhe mundësinë për të shkëmbyer përvojat lidhur me dokumentimin dhe drejtësinë për krimet e dhunës seksuale gjatë luftës.

Kryeministri Kurti, theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës, po punon ngushtë me institucionet si dhe organizatat e shoqërisë civile, në procese të drejtësisë tranzicionale gjithëpërfshirëse, të përqendruara te viktimat dhe me ndjeshmëri gjinore, që plotësojnë nevojat dhe kërkesat e të mbijetuarve të dhunës seksuale.

Ai përmendi punën e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës, që u mundëson të mbijetuarve të aplikojnë për njohjen e statusit, e që garanton trajtim të sigurt të informacionit dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Po ashtu, theksoi se për lehtësim të qasjes në drejtësi, Qeveria ka rritur buxhetin për 4 prokurorë, 6 profesionistë dhe 2 përkthyes shtesë për krimet e luftës.

Gjatë takimit të përbashkët me zëvendësministren e Drejtësisë, Nita Shala dhe përfaqësueset e organizatave joqeveritare, u theksua puna e përbashkët për të mbështetur të mbijetuarit, të drejtat dhe dinjitetin e tyre. Duke veçuar kontributin e znj. Vasfije Krasniqi, u theksua domosdoshmëria e angazhimit të mëtejmë të përbashkët për të luftuar stigmën që rrethon dhunën seksuale gjatë luftës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani viziton Gjakovën: Do punojmë bashkë që kjo situatë të tejkalohet

KQZ: Ende s’janë sjellë 3185 pako me fletëvotime nga votimi me postë

FSK: Në gatishmëri të plotë për ndihmë pas vërshimeve

Komuna e Fushë Kosovës ngre Shtabin Emergjent dhe nis shpërndarjen e ujit

BE dhuron 40,000 bileta treni për të udhëtuar nëpër Evropë

Kosova Times October 17, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit

Kosova Times Kosova Times June 9, 2025
Jep dorëheqje kryetari i KB Prishtinës
O’Brien: Moszbatimi i marrëveshjeve të kaluara, mundësi e humbur për palët
I dërguari i SHBA-së u takua me Putinin, Trump sulmoi Zelenskyn për minerale: Jeni tre javë me vonesë
Mbledhja e qeverisë, publikohen të gjitha vendimet që u morën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?