By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar
January 24, 2026
Kurti: Kosova, vend për të mësuar në praktikë rreth të drejtave të njeriut
January 24, 2026
Ka hyrë në fuqi ngritja e çmimit për mbeturina
January 24, 2026
Uji që vjen nga Liqeni i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm
January 24, 2026
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në Ferizaj
January 24, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja paralajmëron sanksione pas sulmeve me dronë iranianë në Kiev
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja paralajmëron sanksione pas sulmeve me dronë iranianë në Kiev
Rajon / Botë

ShBA-ja paralajmëron sanksione pas sulmeve me dronë iranianë në Kiev

Kosova Times
Last updated: 2022/10/17 at 10:17 PM
Kosova Times Published October 17, 2022
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se do të ndërmarrin veprime kundër kompanive dhe shteteve që punojnë me Iranin në programin e tij të dronëve, pasi Rusia përdori dronë nga Irani për të kryer sulme kamikazë në Kiev.

“Kushdo që bën biznes me Irani, që mund të ketë çfarëdo lidhje me zhvillimin e dronëve, të raketave balistike apo të shitjes së armëve nga Irani në Rusi, duhet të ketë kujdes për veprimet e tyre. SHBA-ja nuk do të hezitojë të vendosë sanksione apo të ndërmarrë veprime ndaj keqbërësve”, tha më 17 tetor zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel.

“Rusia po varet nga aleanca me Irani dhe është diçka që e gjithë bota – veçanërisht ata në rajon – duhet ta shohin si një kërcënim të madh”, shtoi ai.

Patel tha se ShBA-ja po ashtu beson se dërgesat e dronëve nga Irani shkelin Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që ishte pjesë e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

“Ne besojmë se këta dronë janë transferuar nga Irani në Rusi dhe po përdoren nga Rusia në Ukrainë, dhe bëjnë pjesë në mesin e armëve që janë nën embargo sipas Rezolutës 2231”, tha ai.

Ndalesa ndaj eksporteve të armëve konvencionale nga Irani, skadoi në tetor të vitit 2020, pavarësisht përpjekjeve të OKB-së dhe ShBA-së – e cila u largua nga marrëveshja bërthamore – që kjo pikë e rezolutës të mbetej në fuqi.

Megjithatë, rezoluta ka edhe disa kufizime që skadojnë në tetor të vitit 2023, për eksportet që lidhen për raketat balistike që mund të bartin armë bërthamore.

Duke u thirrur në informacione të inteligjencës amerikane, që janë publikuar më herët, Patel tha se disa nga dronët iranianë që Rusia i ka blerë, nuk kanë funksionuar siç duhet.

Zyrtarët amerikanë më herët kanë deklaruar se Rusia – një eksportuese e madhe e armëve – po kthen sytë kah Koreja e Veriut për të blerë armë, ndërkaq Kina ka refuzuar thirrjet për ndihmë.

You Might Also Like

Gruaja i mbijeton zjarrit në një bar në Zvicër, tregon si duket tani

Video: Momenti i shpërthimit në diskotekën “Jackie O”

Ukraina, Rusia dhe SHBA-të bien dakord për më shumë bisedime javën e ardhshme në Emiratet e Bashkuara Arabe

Strategjia e re e sigurisë amerikane e quan Rusinë një “kërcënim të menaxhuar”

Trump kërcënon kryeministrin kanadez: “Bëje këtë dhe unë do të vendos tarifa 100 për qind!”

Kosova Times October 17, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një avion plot me pasagjerë ra në turbulenca, mbi 30 të lenduar…

Kosova Times Kosova Times December 19, 2022
Mjekët nuk e kanë parë kurrë këtë sindromë – vetëm 50 njerëz e kanë
“Oh vëllau jem…”, momenti i rëndë kur Gjesti merr lajmin e trishtë
Dramën në kryeqytet e fitojnë prishtinasit
Ndërrohet kontingjenti moldavian i KFOR-it
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?