By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 korrik
July 2, 2025
“Ligji i Madh i Bukur” miratohet me një diferencë të ngushtë votash. Trump feston, Musk ndan postime per tradheti
July 1, 2025
Ademi takon presidentin e Federatës së Ganës në Tiranë
July 1, 2025
Gjykata Speciale dhe ZPS-ja publikojnë raportin vjetor
July 1, 2025
Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Estonisë, Ruusalu
July 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina njofton se 108 gra të burgosura janë liruar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ukraina njofton se 108 gra të burgosura janë liruar
Rajon / Botë

Ukraina njofton se 108 gra të burgosura janë liruar

Kosova Times
Last updated: 2022/10/17 at 8:59 PM
Kosova Times Published October 17, 2022
Share
SHARE

Ukraina tha se ka kryer një tjetër këmbim të burgosurish “në shkallë të gjerë” me Rusinë, duke shtuar se të gjithë të liruarit janë gra.

Kjo është hera e parë që Kievi dhe Moska këmbejnë të burgosura gra qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit.

Andriy Yermak, kreu i Zyrës presidenciale, tha në Telegram se këmbimi ndodhi më 17 tetor dhe janë liruar 108 gra.

“Nënat dhe motrat ishin në burg, dhe familjarët e tyre po i prisnin”, tha Yermak. Në mesin e të liruarave ishin edhe 37 gra që kishin qenë të bllokuara në fabrikën e çelikut të Azovstalit, në Mariupol, kur forcat ruse dhe ato ukrainase zhvilluan luftime.

Qyteti-port i Mariupolit ra nën kontrollin rus në muajin maj.

Shumica e grave ishin anëtare të forcave të armatosura të Ukrainës. Yermak postoi një fotografi të grave duke ecur në një rrugë dhe shumica nga to ishin të veshura me uniforma.

Disa nga gratë ishin kapur para se Rusia të niste pushtimin e paprovokuar më 24 shkurt.

Yermak shtoi se gratë do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore dhe më pas do të kthehen te familjet e tyre.

Ai nuk dha detaje sesa të burgosura ka liruar Ukraina.

Këmbimi i fundit i të burgosurve midis Kievit dhe Moskës ndodhi më 13 tetor. Atëbotë, 20 ushtarë ukrainas u liruan. Po ashtu, më herët ishin liruar edhe 32 të burgosur të tjerë.

You Might Also Like

“Ligji i Madh i Bukur” miratohet me një diferencë të ngushtë votash. Trump feston, Musk ndan postime per tradheti

Rubio njofton mbylljen zyrtare të USAID-it

Axhenda Ndërkombëtare

Evropa Lindore po planifikon një fushë minash kundër Putinit

Trump zgjat në heshtje sanksionet e epokës së Bidenit që synojnë bankat dhe sektorin e energjisë ruse

Kosova Times October 17, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusët e pasur sollën 12 miliardë dollarë para në dorë përpara pushtimit të ushtrisë ruse në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times March 26, 2025
Gjashtë të vrarë në sulmin izraelit në rajonin Daraa në Sirinë jugore
Publikohet videoja e Nikola Sanduloviqit – ai shihet në gjendje të rëndë dhe pavetëdije gjersa largohet nga spitali
Konfiskohet përkohësisht automjeti “Kombi” vozitësit i të cilit e kishte të konfiskuar patentë shoferin dhe kishte masë mbrojtëse për mos drejtim të mjetit
Përurohen dy libra të Sami Pirajt në bibliotekën `Hivzi Sulejmani`
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?