By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bislimi: Qeveria reflektoi në të gjitha sfidat me të cilat u përballë vendi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bislimi: Qeveria reflektoi në të gjitha sfidat me të cilat u përballë vendi
Lajme

Bislimi: Qeveria reflektoi në të gjitha sfidat me të cilat u përballë vendi

Kosova Times
Last updated: 2022/10/18 at 6:48 PM
Kosova Times Published October 18, 2022
Share
SHARE

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në tryezën me temë ‘’Agjenda Evropiane 2022’’.

Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Bislimi u fokusua mbi të arriturat e evidentuara në raportin për vendin 2022 të Komisionit Evropian. Analizën e tij, e argumentoi duke shtruar disa alternativa në mënyrën se si mund të matet raporti për vendin. E para, mund ta matim nga ana historike, zbatimin dhe implementimin e reformave të agjendës evropiane, ku synimi ynë është ta përmirësojmë trendin dhe të ndikojmë pozitivisht për një raport më të mirë se periudhat paraprake. E dyta është këndvështrimi në rajon, ku duhet të shohim nëse po ecim me ritëm më të shpejtë apo më të ngadalësuar dhe qëllimi ka qenë që raporti për vendin të konstatojë se Kosova e ka ritmin më të shpejtë se vendet e tjera që janë në një stad më të avancuar në proceset e integrimit evropian. Ne kemi mundësinë dhe vullnetin që të shënojmë progres më të shpejtë.

Alternativa e tretë, është ajo ‘’vis a vis’’ planit të qeverisë, për shembull sa hapa Qeveria i ka bërë drejt zbatimit të reformave, dhe këtë frymë e vërejmë herë pas here edhe në mënyrën se si BE e ka vlerësuar raportin për vendin. Opsioni i katërt është matja reale në raport me vizionin e Qeverisë, për të konstatuar sa avancim është bërë në krahasim me pritshmëritë dhe objektivat e Qeverisë, pra sa është zvogëluar distanca mes aty ku ndodhemi dhe vizionit qe e kemi për më tej.

U potencua se raporti fillon me theksimin e stabilitetit politik. Është dyfish më i rëndësishëm krahasimi i planit operativ, kur vendi përballet me sfida si pandemia, kriza energjetike dhe inflacioni. Raporti tregon se Qeveria është gjetur e përgatitur për të përballuar më së miri situatat të cilat kanë ardhur si ndikim nga jashtë, siç është rasti i agresionit rus dhe luftës në Ukrainë. Raporti tregon edhe se Qeveria ka pasur qasje të mirë dhe ka treguar maturitet fiskal në këto periudha, për t’i rezistuar masave populiste, ku raporti i Komisionit Evropian evidenton si shembull rastin e tërheqjes së trustit.

Për herë të parë, raporti për vendin është konservativ për ndërhyrjet politike, pra nuk ka vlerësim ku thuhet që ka ndërhyrje apo vullnet për ndërhyrje politike në institucionet publike. Në 1 vit, Qeveria i ka dhënë zgjidhje problemeve që kanë ekzistuar për vite me radhë dhe që kanë qenë kërkesa të vetë BE. Terminali doganor, ligji për financimin e partive politike, racionalizimi i agjencive janë vetëm disa prej shembujve të shumtë. Gjithashtu, përveç hartimit të strategjive, është vlerësuar puna në kriteret ekonomike si rimëkëmbja, formalizimi i vendeve të punës si dhe ulja e deficitit. E kemi cekur edhe shumë më herët rritjen prej 10.7%, të dokumentuar publikisht, po ashtu dhe rritjen e vendeve të punës, pjesë të publikimit të statistikave, shifrave që ekzistojnë dhe janë të qasshme dhe për publikun. Tek sundimi i ligjit, zëvendëskryeministri tha se në rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të jenë fusha kyçe ku vlerësohemi për maturitetin evropian.

Kjo tryezë, u organizua nga instituti ‘’Epik’’ dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ). Pjesëmarrës të eventit ishin edhe Ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde, Ambasadori i Republikës së Çekisë, Pavel Bilek, përfaqësues të zyrës së BE-së në Kosovë, anëtarë të komisionit parlamentar për Integrim Evropian dhe pjesëmarrës nga shoqëria civile.​ /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri

Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`

Padi ndaj ‘Prishtina Parking’ për tejkalim të kompetencave

Ngërçi politik, presidentja Osmani e gatshme për një takim gjithëpërfshirës

Kosova Times October 18, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Venecia shtyu prezantimin e biletave për turistët

Kosova Times Kosova Times November 12, 2022
Rruga e re e trenit që ju lejon të vizitoni tre vende evropiane – dhe biletat janë 7 £
Ekspertë paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund ta sjellë zhdukjen e njerëzimit
Përfundojnë garat sportive për nder të `Ditës së Forcës`
Evazioni fiskal mbetet sfidë për institucionet në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?