By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës
January 23, 2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje
January 23, 2026
BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve
January 23, 2026
Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë
January 23, 2026
Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haxhiu: Uroj që asnjë rast i dhunës seksuale të mos të heshtet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haxhiu: Uroj që asnjë rast i dhunës seksuale të mos të heshtet
Lajme

Haxhiu: Uroj që asnjë rast i dhunës seksuale të mos të heshtet

Kosova Times
Last updated: 2022/10/18 at 1:37 PM
Kosova Times Published October 18, 2022
Share
SHARE

Sot po mbahet konferenca ndërkombëtare për dokumentimin e krimeve të dhunës seksuale në Kosovë.

Feride Rushtit, Drejtoreshë e QKRMT-së, tha se kjo konferencë po mbahet që të paraqes rëndësinë e dokumentimit të dhunës seksuale gjatë luftës dhe pas luftës, sfidat dhe ndjeshmëria për të dokumentuar këtë krim të padukshëm dhe makabër, si dhe për të ndarë praktikat e mira qoftë në nivel të rajonit apo në nivel vendi, por edhe ndërkombëtare.

Rushti njoftoi po ashtu se kjo konferencë shënon edhe 23 vjetorin e Qendrës kosovare për rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës.

“Për vite të tëra kjo organizatë, përmes shërbimeve të saj psikosociale, ka fuqizuar dhe ka rimëkëmb plagët e luftës’, tha Rushiti.

Në këtë konferencë po merr pjesë edhe ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila tha se kjo konferencë jashtëzakonisht e rëndësishme për qeverinë e Kosovës, por edhe për vetë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ajo falënderoi përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile vendore dhe ndërkombëtare për punën që e ka bërë në dokumentimit e krimeve të luftës, sepse punën që është dashur ta bëjnë kohë më parë institucionet e Republikës së Kosovës e kanë bërë organizatat e shoqërisë civile vendore dhe ndërkombëtare dhe shumë shpesh ne bazohemi pikërisht në këtë dokumentim duke mos pasur dokumentim institucional.

Haxhiu tha se duke pasur parasysh rëndësinë që e ka dokumentimi i krimeve të luftës, Kosova ka arrit që pas dy dekadave ta themelojë një institucion.

“Instituti për krimet e kryera gjatë luftës pas themelimit do të arrijë që të dokumentojë të gjitha krimet e luftës që kanë ndodhur në Kosovë”, tha Haxhiu.

Haxhiu uroi që asnjë rast i dhunës seksuale të mos të heshtet, sepse fajtorë nuk janë të mbijetuarit, fajtor janë kriminelët dhe ata duhet të marrin përgjegjësinë për këtë.

Konferenca u organizua në kuadër të projektit “Rritja e përpjekjeve të drejtësisë tranzicionale në Kosovë përmes dokumentimit të dhunës seksuale gjatë luftës dhe që mbështetet nga ambasada e Zvicrës në Kosovë.

You Might Also Like

YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës

Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje

BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve

Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë

Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit

Kosova Times October 18, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

U filmua duke goditur një qytetar, pezullohet Drejtori Policisë Rrugore

Kosova Times Kosova Times August 2, 2024
Reagimi konkret i NATO-s ndaj dronëve mbi Danimarkë ka mbërritur
Horoskopi ditor për 26 dhjetor
Çfarë e shkaktoi ndaljen e fluturimeve brenda ShBA-së?
Xhaxhai i Aminit dënohet me burg për shkak se i mbështeti protestuesit iranianë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?