By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mikheil Saakashvili u transferua nga një klinikë në një burg
November 12, 2025
Ronaldo zotëron një aeroplan privat me vlerë 50 milionë euro, i përshkruar si një “hotel luksoz me krahë”
November 12, 2025
Brosha me diamant që Napoleoni humbi ndërsa ikte nga beteja shitet në ankand
November 12, 2025
Trepça mposhtet në Gjermani, edhe pse luan mirë
November 12, 2025
Lideri i AfD-së: Putini nuk më ka bërë asgjë
November 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Institucionet të jenë të pa kompromis në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Institucionet të jenë të pa kompromis në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore
Lajme

Kurti: Institucionet të jenë të pa kompromis në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore

Kosova Times
Last updated: 2022/10/18 at 2:06 PM
Kosova Times Published October 18, 2022
Share
SHARE

Dita e Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit, na shërben jo vetëm të kujtojmë e të nderojmë viktimat e trafikimit, por më shumë të kujtojmë e të zotohemi, bashkë të gjithë, për nevojën për ta çrrënjosur këtë formë të krimit anë e mbanë, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në shënim të kësaj dite.

Kryeministri theksoi se si Qeveri e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me të gjithë, duhet punuar për të përmirësuar gjendjen, veçanërisht në lidhje me identifikimin pro-aktiv të viktimave, duke siguruar ndihmë e mbështetje, si dhe duke rritur ndjekjen dhe dënimin meritor të autorëve të krimit.

Vetëm këtë vit kemi 15 viktima të trafikimit, 14 prej të cilave janë vajza, prej të cilave 11 nën moshën 18 vjeçare. 11 nga viktimat janë shfrytëzuar në prostitucion të detyruar, 3 për punë të detyruar dhe 1 për kërkim-lëmoshë, tha kryeministri. Ai shtoi se si numra mund të mos duken shumë, por pas këtyre numrave kemi emra e mbiemra, kryesisht fëmijë, vajza e djem të ri.

Kryeministri Kurti theksoi se luftimi i këtij krimi është urgjent dhe i domosdoshëm dhe se institucionet duhet të jenë të pa kompromis në luftimin e kësaj dukurie.

Ai tha se detyrë e Qeverisë mbetet luftimi e adresimi i arsyeve kryesore të trafikimit, sikurse që janë varfëria, zhvillimi i dobët ekonomik, niveli i ulët i edukimit dhe i vetëdijes. Për këtë, si Qeveri e Kosovës, kemi projekte e plane konkrete të investimit në ekonomi dhe në edukim, por edhe mbrojtje e siguri për të gjithë, e në veçanti për grupet më të cenueshme, si: fëmijët, komunitetet e margjinalizuara të romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve, personat LGBTQI+, migrantët, azilkërkuesit e refugjatët, të cilët janë në rrezik më të madh ndaj trafikimit.

Kryeministri vlerësoi angazhimin e Policisë së Kosovës në identifikimin e grupeve kriminale për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore, që ka shënuar progres. Që nga viti 2021 e deri më sot, për veprat penale të kësaj natyre (trafikim, mundësim dhe marrje me prostitucion etj.), janë arrestuar 353 persona të dyshuar dhe janë ngritur 128 kallëzime penale ndaj 257 personave të përfshirë. Kurse për periudhën e njëjtë, vetëm për trafikim me njerëz, janë arrestuar 68 persona, janë ngritur 31 kallëzime penale ndaj 80 personave të përfshirë.

Në shënim të kësaj dite, Ministria e Punëve të Brendshme lansoi fushatën kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Krahas Kryeministrit Kurti, në këtë ceremoni morën pjesë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani Sadriu, ushtruesi i detyrës i Kryeprokurorit të Shtetit, z.Besim Kelmendi, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, Koordinatori Nacional Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe njëherazi zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Blerim Gashani, si dhe përfaqësues të lartë të Kryeprokurorisë së shtetit, drejtorisë së Policisë së Kosovës, Bashkimit Evropian, Këshillit Evropian, ambasadës amerikane, organizatës IOM si dhe institucioneve të tjera të Republikës së Kosovës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

IKSHPK ndriçohet me ngjyrë të kaltër në prag të Ditës Botërore të Diabetit

Basha takon Jiri Plecityn, diskutojnë edhe për Planin e Rritjes

Basha: Dokumentimi i krimeve të luftës, themel i drejtësisë

Krasniqi: Auditimi konfirmon gabime teknike në fletëvotime në 18 komuna

FSK pjesë e takimit për siguri dhe mbrojtje në Mbretërinë e Bashkuar

Kosova Times October 18, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Italianë kryejnë provën e fundit në kampin e refugjatëve

Kosova Times Kosova Times August 20, 2024
Amerikanët paralajmërojnë: Kini kujdes se ku investoni në BiH, veçanërisht nëse është RS…
Bloomberg: Rusia e bindi Asadin të ikte dhe organizoi largimin e tij
Policia publikon të arriturat gjatë të vitit 2024
Segmentet e rrugës mes Vushtrrisë e Mitrovicës mbeten të papërfunduara
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?