By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini: Asnjë negociatë me Amerikën, plani i paqes duhet të eliminojë shkaqet e luftës
November 20, 2025
Kurti merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes të BE-së në Tiranë
November 20, 2025
IKD: Vendimi për shkarkimin e Kelmendit, arbitrar dhe i paligjshëm
November 20, 2025
Limaj: Koha është që Kosova ta ketë një alternativë të fuqishme
November 20, 2025
Hamza: Ne kemi propozuar 21 dhjetorin si datë të zgjedhjeve
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Maqedonia e Veriut ndalon regjistrimin e shoqatave që nxisin urrejtje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Maqedonia e Veriut ndalon regjistrimin e shoqatave që nxisin urrejtje
Rajon / Botë

Maqedonia e Veriut ndalon regjistrimin e shoqatave që nxisin urrejtje

Kosova Times
Last updated: 2022/10/18 at 3:40 PM
Kosova Times Published October 18, 2022
Share
SHARE

Shoqatat kulturore, fondacionet dhe organizatat joqeveritare që do të regjistrohen në Maqedoninë e Veriut nuk do të mund të mbajnë emra, pseudonime apo shkurtesa të personave që kanë çfarëdolloj lidhshmërie me jotolerancën racore, kombëtare, fetare, urrejtjen, gjenocidin, ekstremizmin, përhapjen ose mbështetjen e fashizmit, nazizmit dhe nacional socializmit.

Kështu thuhet në ndryshimet në Ligjin për regjistrimin e shoqatave kulturore e organizatave tjera, pasi zgjidhja aktuale nuk parashikonte kriteret e tilla, për të cilat tani ka konsensus mes të gjitha partive politike në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Ndryshimet në këtë ligj u imponuan pas regjistrimit të dy shoqatave kulturore bullgare me emrin Vanço Mihajllovit në qytetin e Manastirit dhe Car Borisit në Ohër, që nxitën reagime të shumta, pasi bartësit e emrave të këtyre shoqatave njihen si bashkëpunëtorë të Gjermanisë Naziste dhe autorët kryesorë të masakrave e dëbimit të hebrenjve, por edhe të maqedonasve për shkak të kundërshtimit të ideve naziste.

Përveç këtyre dy shoqatave, në procedurë është regjistrimi edhe i një shoqate tjetër me emrin e Car Ferdinandit, i cili gjatë Luftës së Parë Botërore ka sunduar me Bullgarinë dhe territorin e Maqedonisë së atëhershme.

“Gjatë shtatë muajve të fundit jemi dëshmitarë të përhapjes të të ashtuquajturave klube kulturore, të emëruara sipas figurave të diskutueshme, nazistëve dhe fashistëve. Ky ligj duhet t’i japë fund regjistrimit të shoqatave dhe fondacioneve të tilla”, tha Rashela Mizrahi , deputete e VMRO DPMNE-së, e cila edhe kishte propozuar ndryshimet në këtë ligj.

Ndryshime ligjore, të ngjashme me ato të VMRO-s, kishte propozuar edhe Lidhja Social Demokrate, dhe më pas propozimet u harmonizuan në një ligj të vetëm.

“Ne mbështesim të drejtën e lirisë së bashkimit të njerëzve në shoqata, por duhet të ngrihemi edhe për vlerat mbi të cilat bazohet vendi ynë, të cilat janë vlera anti-fashiste, ndaj do të mbështesim çdo propozim që është në atë drejtim”, deklaroi deputetja e LSDM-së, Sanela Shkrijel.

Sipas ndryshimeve ligjore, nëse një shoqatë dëshiron të mbajë emrin e një personaliteti historik, duhet të marrë pëlqimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Organizatat dhe shoqatat do të duhet të harmonizojnë emrat dhe titujt e tyre me këtë ligj brenda tre muajve dhe nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë do të fshihen nga Regjistri Qendror i Maqedonisë së Veriut.

Ndalesat për shoqatat kulturore e organizatat tjera do të vlejnë edhe për partitë politike të cilat gjithashtu në programet e tyre nuk duhet të përmbajnë nxitje etnike, fetare, kombëtare, urrejtje, apo të mbështesin gjenocidin, ekstremizmin, përhapjen ose mbështetjen e fashizmit, nazizmit dhe nacional socializmit.

“Nuk duhet të kemi dilema. Ne nuk jemi kundër asnjë shoqate, por duhet të mbrojmë themelet tona, që janë vlera anti-fashiste. Partitë politike në programet e tyre të mos kenë programe me qëllim nxitjen e urrejtjes, jotolerancës etnike apo përhapjen e fashizmit, nazizmit e kështu me radhë”, deklaroi kryetari i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski.

Shoqatat bullgare ishin formuar nga shtetas të Maqedonisë së Veriut me prejardhje bullgare, ndërkohë që debati për ligjin e ri është duke u ndjekur edhe në zyrtarët në Bullgari, të cilët kanë thënë se “ndalimi i shoqatave me emrat e personaliteteve bullgare nënkupton edhe mohimin e identitetit të tyre”.

“Më habit një paradoks i pabesueshëm: nëse emri i Vanço Mihajllovit konsiderohet i paligjshëm dhe fyes për ndjenjat kombëtare maqedonase, atëherë duhet ta ndalojnë edhe partinë VMRO, sepse në krye të kësaj organizate ka qenë pikërisht Vanço Mihajllov, emrin e të cilit e mban një shoqatë kulturore bullgare”, ka deklaruar bashkëkryetari i komisionit të përbashkët maqedonas-bullgar për çështje historike, Angel Dimitrov, në një deklaratë për mediat në Sofje.

You Might Also Like

Kremlini: Asnjë negociatë me Amerikën, plani i paqes duhet të eliminojë shkaqet e luftës

Njeriu i Trumpit për Ukrainën, i padëshiruar i Moskës , jep dorëheqjen

Trenat e pasagjerëve përplasen në Republikën Çeke. Më shumë se 40 të plagosur

Ndërprerje e pjesshme e energjisë në Paris – Linjat e metrosë jashtë funksionit

Plani i Trump dhe roli i Witkov – Shqetësim midis evropianëve

Kosova Times October 18, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Diaspora e Maqedonisë së Veriut e voton bindshëm Bujar Osmanin

Kosova Times Kosova Times April 23, 2024
Abdixhiku: Fuqizimi i gruas garanci për një Kosovë më të drejtë
Gërvalla e Konakoviç flasin për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve
Flamurtarët e mashtrimit!
Kolonat te Dheu i Bardhë deri 1500 metra, rreth 2 orë pritje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?