By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
January 29, 2026
Moti në Shqipëri me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore
January 29, 2026
Mot i vranët me reshje shiu dhe temperatura të ulëta
January 29, 2026
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vdes një nxënëse iraniane pasi raportohet se u rrah nga forcat e sigurisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vdes një nxënëse iraniane pasi raportohet se u rrah nga forcat e sigurisë
Rajon / Botë

Vdes një nxënëse iraniane pasi raportohet se u rrah nga forcat e sigurisë

Kosova Times
Last updated: 2022/10/18 at 7:28 PM
Kosova Times Published October 18, 2022
Share
SHARE

Një vajzë 16-vjeçare nga qytetit veriperëndimor iranian i Ardabilit ka vdekur pas plagëve të marra. Ajo ishte rrahur nga policia pasi kishte refuzuar që të këndonte himnin pro-regjimit, kur shkolla e saj u bastis nga agjentët e sigurisë.

Këshilli Koordinues i Sindikatave të Mësuesve të Iranit konfirmoi se Asra Panahi ka vdekur pas bastisjes së forcave të sigurisë në shkollën e mesme të vajzave në Ardabil më 13 tetor.

Sipas këshillit, autoritetet në qytetin Ardabil i morën nxënëset nga shkolla e mesme Shahed dhe i dërguan në një protestë pro-qeveritare, duke kërkuar nga to që të këndonin himnin dhe të lavdëronin liderin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Pasi nxënëset refuzuan, forcat e sigurisë i sulmuan dhe i rrahën shumë prej tyre. Dhjetë u morën nga forcat e sigurisë dhe u dërguan në një vend të panjohur, ndërkaq shtatë u plagosën. Panahi raportohet se vdiq në një spital më 14 tetor.

Zyrtarët iranianë kanë mohuar se forcat qeveritare të sigurisë kanë rrahur nxënëset.

Irani është përballur me trazira – që paraqesin sfidën më të madhe ndaj regjimit islamik që nga revolucioni i vitit 1979 – që nga 16 shtatori, pas vdekjes së Mahsa Amini, 22 vjeçe, e cila vdiq në mbajtje policore, pasi ishte arrestuar nën dyshimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës.

Qeveria ka mbajtur disa kundërprotesta, duke tentuar që të shtypë disidencën, por këto ngjarje kanë pasur pak efekt, pasi qytetarët ende po vazhdojnë të protestojnë në mbarë vendin. Autoritetet po ashtu kanë kryer një sërë bastisjesh nëpër shkolla, duke arrestuar dhunshëm nxënësit, veçanërisht vajzat.

Në Ardabil kanë vazhduar protestat pavarësisht kërcënimit se mund të shtypen edhe më shumë nga forcat e sigurisë. Në mediat sociale janë publikuar video ku shfaqen njerëzit duke protestuar dhe duke brohoritur “Liri” dhe “Vdekje diktatorit”, një referencë për Khamenei.

Ylli i futbollit iranian, Ali Daei, ka sfiduar ligjvënësit iranianë, duke kërkuar nga ta që të tregojnë të vërtetën lidhur me atë se çfarë po ndodh në shtet dhe të mbahen përgjegjës, pasi Kazem Mousavi, përfaqësues në Parlament i qytetit Ardabil, mohoi se vdekja e Panahit ishte shkaktuar nga rrahjet dhe gjatë një interviste pretendoi se nxënësja kishte kryer vetëvrasje.

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Iran ka thënë se të paktën 28 fëmijë janë vrarë gjatë shtypjes së protestave dhe shumica e viktimave ishin nga provincat e Sistan-Baluçistanit dhe Kurdistanit.

Iran Human Rights, organizatë me seli në Oslo, ka thënë se të paktën 215 persona janë vrarë gjatë protestave.

Më 17 tetor, Bashkimi Evropian vendosi sanksione të reja ndaj zyrtarëve të sigurisë së Iranit, përfshirë ndaj ministrit të Informacionit dhe policisë së moralit, për shkak të shtypjes së protestave.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Kosova Times October 18, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Një vend evropian ku mund të flini ose të kamponi kudo në natyrë, por me një kusht

Kosova Times Kosova Times June 21, 2025
Hill: Ne mbështesim “Ballkanin e Hapur”, nuk është imponuar nga jashtë, ka ende mosbesim në rajon
Çfarë mund të bëjnë raketat Patriot për Ukrainën?
Katër të arrestuar në aksionin kundër fajdesë në Prishtinë dhe Podujevë
Papa e krahason pushtimin rus të Ukrainës me “Glodomor” të Stalinit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?