By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku: Qeveria me mosveprim po e rëndon edhe më shumë gjendjen ekonomike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku: Qeveria me mosveprim po e rëndon edhe më shumë gjendjen ekonomike
Lajme

Abdixhiku: Qeveria me mosveprim po e rëndon edhe më shumë gjendjen ekonomike

Kosova Times
Last updated: 2022/10/19 at 8:09 PM
Kosova Times Published October 19, 2022
Share
SHARE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuadër të ciklit debatues e diskutues me qytetarë “LDK ju dëgjon”, ka qëndruar sot në Obiliq. 

Nga afër ka dëgjuar sfidat dhe problemet e rënda sociale e ekonomike në këtë kohë krize që qytetarët po përballën çdo ditë.

“Qeveria e Kosovës ka vendosur që në kohë krize të qëndroj spektatore, ajo në vend që të marr hapa konkret në lehtësimin e krizës ekonomike, po e rëndon atë, duke mos vepruar e duke u sillur që gjithçka është në suaza normale. Inflacioni sot ka arritur në shifra rekorde ndonjëherë në historinë e shtetit të Kosovës, ngritja e çmimeve të produkteve bazike është dyfishuar, andaj dhe lufta për ekzistencë është beteja me të cilën po përballën shumë qytetarë”, ka thënë kryetari Abdixhiku.

Ai gjithashtu ka folur edhe për krizën energjetike, për të cilën tha se e ka rënduar edhe më shumë jetën e qytetarëve tanë.

“Kriza energjetike ka rënduar jetën e qytetarëve; para nesh kemi një dimër të vështirë, do të përballemi me mungesë të energjisë elektrike. Një Qeveri e përgjegjshme që ka kaluar një dimër në krizë deri tash do të duhej të bënte të gjitha përgatitjet për të kaluar këtë dimër më lehtë. Kjo papërgatitje e thellon edhe më tutje krizën e cila do të sjellë pasoja për qytetarët tanë dhe për industrinë në vendin tonë”, tha ndër të tjerash Abdixhiku.

Ndërsa për mungesën e investimeve të huaja që po i shkaktojnë dëme vendit tonë, kryetari Abdixhiku tha:

“Në rrafshin e investimeve të huaja të drejtpërdrejta, sot Kosovës më shumë se kurrë i mungojnë investitorët strategjik për shumë arsye; vonesa të vazhdueshme si pasojë e burokracisë, ambient i pafavorshëm politik e ekonomik etj. Paramendojeni se cila kompani me fuqi të mëdha financiare do rrezikonte kapitalin e vet, kur e dëgjon kryeministrin e vendit tonë, të flet në çdo intervistë për luftë. Ky diskurs është shumë i rrezikshëm jo vetëm për rrafshin ekonomik por edhe atë politik.”

Abdixhiku ka folur edhe për vizionin e LDK-së si dhe për ofertën që ka për qytetarët karshi çdo sfide.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, ka ofruar plan konkret për të zgjidhur dhe kaluar sa më lehtë krizën ekonomike. Për më tepër, platformën tonë po e hartojmë duke dëgjuar përditë qytetarët e Kosovës. Nevojave dhe kërkesave të tyre ne u po ju japim përgjigje e alternativë, andaj ky diskutim e shkëmbim idesh e mendimesh do të jetë boshti i planit tonë qeverisës”, ka përfunduar kryetari Abdixhiku. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash

Tentim kontrabande në burgun e Mitrovicës: Droga dhe telefona

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunim në Deçan

Dhuna në familje, raste të shumta të raportuara në gjithë Kosovën

Sot mot i vranët e me intervale me diell

Kosova Times October 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj kujton të rënët e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj”

Kosova Times Kosova Times May 24, 2023
IKShPK: Rriten rastet me kollën e mirë
PE prezanton sot Projekt-Rezolutën për marrëdhëniet Kosovë -Serbi
Thomas del e para në 200 metra
Oficerët e inteligjencës ukrainase zbuluan planin e Moskës, ata po përgatisin një sulm terrorist…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?