By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Këto palpet janë më të mirat! Janë bërë me akullore vanilje të shkrirë dhe një përbërës tjetër
January 10, 2026
Kjo patate e pjekur është perfekte, dhe nuk keni nevojë për qumësht ose gjalpë për ta bërë atë
January 10, 2026
Dhi e tymosur me kërpudha
January 10, 2026
Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë
January 10, 2026
Një depo nafte në rajonin e Volgogradit u përfshi nga flakët pas një sulmi me dron
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dronët kamikazë që terrorizojnë qytetet e Ukrainës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dronët kamikazë që terrorizojnë qytetet e Ukrainës
Rajon / Botë

Dronët kamikazë që terrorizojnë qytetet e Ukrainës

Kosova Times
Last updated: 2022/10/19 at 8:12 PM
Kosova Times Published October 19, 2022
Share
SHARE

Ekspertët thonë se dronët vetëvrasës të prodhuar nga Irani, të cilët po përdoren në luftën në Ukrainë, janë një shenjë se stoku i armatimit vendas të Rusisë mund të jetë varfëruar.

Imazhet dramatike të “dronëve kamikazë” duke u përplasur në qendër të Kievit, më 17 tetor, diskredituan fuqishëm mohimet e Teheranit se po furnizon me armatim luftën e Rusisë në Ukrainë.

Një dron kamikaz Shahed-136, i lëshuar nga Rusia, është fotografuar disa momente para përplasjes në qendër të Kievit, më 17 tetor.
Një dron kamikaz Shahed-136, i lëshuar nga Rusia, është fotografuar disa momente para përplasjes në qendër të Kievit, më 17 tetor.

Fotografitë treguan pamjet e dronëve Shahed-136, të cilët Rusia i ka riemërtuar si Geran-2 (Geranium-2).

Droni është i aftë të fluturojë qindra kilometra, me ndihmën e një motori të zhurmshëm, përpara se të shpërthejë në një objektiv, me saktësi relative.

Përdorimi i dronëve në Ukrainë u konfirmua për herë të parë në gusht, por breshëria e kësaj jave, kur u vranë disa civilë, mori vëmendjen e publikut.

Një polic qëllon me armë drejt një droni kamikaz në qendër të Kievit më 17 tetor.
Një polic qëllon me armë drejt një droni kamikaz në qendër të Kievit më 17 tetor.

Michael J. Boyle, profesor në Universitetin Rutgers dhe autor i një libri mbi luftën me dronë, i tha Radios Evropa e Lirë se shfaqja e dronëve si një armë kryesore kundër Ukrainës, mund të tregojë pakësimin e rezervave të Rusisë me raketa.

“Riemërtimi i dronëve Shahed nga Rusia është bërë pjesërisht për të mbuluar shkallën e varësisë së saj nga dronët iranianë – diçka që, duke pasur parasysh historinë e Rusisë si eksportuese e mbrojtjes, është e turpshme”, tha Boyle.

Eksperti i dronëve ushtarakë shtoi se mohimet publike të Teheranit për përdorimin e dronëve iranianë në Ukrainë, mund të jenë rezultat i “shqetësimeve të Rusisë për këtë situatë”.

Dronët Shahed-136 në kontejnerin e tyre të nisjes gjatë një demonstrimi në Iran.
Dronët Shahed-136 në kontejnerin e tyre të nisjes gjatë një demonstrimi në Iran.

Dronët Shahed-136 mund të nisen në grupe. Nëse shkalla e dështimit të dronëve individualë është e lartë, disa prej dronëve Shahed-136 ia dalin të arrijnë shënjestrën.

Tufat e dronëve gjithashtu shërbejnë për të shmangur mbrojtjen ajrore. Mburojat e sofistikuara të mbrojtjes ajrore mund të mposhten nga disa dronë kamikazë që vijnë në të njëjtën kohë.

Shahed-ët besohet se kushtojnë vetëm dhjetëra mijëra dollarë për njësi, që është një pjesë e vogël e çmimit të vlerësuar prej 1 milion dollarësh për raketat Kalibr të Rusisë – shumë më të shpejta dhe më shkatërruese.

Një polic inspekton pjesë të një droni Shahed-136 në vendin e një sulmi në Harkiv, më 6 tetor.
Një polic inspekton pjesë të një droni Shahed-136 në vendin e një sulmi në Harkiv, më 6 tetor.

Disa raportime të mediave kanë sugjeruar se dronët iranianë janë përmirësuar ndjeshëm nga Rusia, e cila, sipas tyre, ka rritur rrezen e veprimit dhe saktësinë.

Megjithatë, administratori i Caliber Obscura-s, një faqe e njohur interneti për gjurmimin e armëve, i tha Radios Evropa e Lirë se “nuk sheh ndonjë ndryshim deri tani, përveç riemërtimit”.

Boyle pajtohet, duke thënë se, përtej shenjave të krahut, “ka pak prova se Rusia ka bërë modifikime thelbësore në modelin bazë iranian”.

Motori dhe pjesë tjera të një droni Shahed-136 u gjetën pas një sulmi në objektet e magazinimit të karburantit në Harkiv, më 6 tetor.
Motori dhe pjesë tjera të një droni Shahed-136 u gjetën pas një sulmi në objektet e magazinimit të karburantit në Harkiv, më 6 tetor.

Përdorimi shumë i dukshëm i armatimit të prodhuar nga Irani në qendrat civile në Ukrainë, vjen pasi Kremlini emëroi gjeneralin Sergei Surovikin komandant të përgjithshëm të luftës së Rusisë në shtetin fqinj. Me nofkën “Gjenerali Armageddon”, ai është i njohur për qasje të pamëshirshme në luftë.

Pasojat e një sulmi me dron kamikaz në një bllok apartamentesh në Kiev më 17 tetor.
Pasojat e një sulmi me dron kamikaz në një bllok apartamentesh në Kiev më 17 tetor.

Boyle tha se breshëria e fundit e dronëve kamikazë duket se shënon “një zhvendosje në një strategji ndëshkimi” – me fjalë të tjera, “vazhdoni t’i qëlloni objektivat ushtarake dhe civile ukrainase me sulme të përsëritura me dronë, për ta ndëshkuar popullatën dhe për ta demoralizuar atë”.

“Ideja [e tyre] është që, thjesht, ta mbash presionin, në mënyrë që ata të pranojnë ose nënshtrimin, ose një marrëveshje me Rusinë”, tha Boyle, duke shtuar se strategjia mund të jetë vetëshkatërruese.

“Problemi është se strategjitë e ndëshkimit shpesh japin rezultat të kundërt, duke i bërë njerëzit të bashkohen – në vend që të dorëzohen”.

You Might Also Like

Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë

Një depo nafte në rajonin e Volgogradit u përfshi nga flakët pas një sulmi me dron

Trump zhgënjyer me Putinin

Bullgari Nickolay Mladenov u zgjodh drejtor i Komitetit të Trump për Paqe në Gaza

Paratë saudite, armët bërthamore pakistaneze dhe dominimi ushtarak turk: ​​”NATO-ja myslimane” në horizont

Kosova Times October 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Parku i Biznesit Drenasi II, një hap më afër finalizimit

Kosova Times Kosova Times April 12, 2024
Zgjidhje paqësore në Ukrainë: a ka ndonjë perspektivë për një kompromis
Foshnja nxirret e gjallë nga barku i nënës së vrarë në Gazë
Moti sot, vranët dhe me reshje shiu e bore
Ukraina beson se dy snajperë rusë përdhunuan një vajzë katërvjeçare dhe nënën e saj (dhe disa gra të tjera) në rajonin e Kievit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?