By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shefi i mbrojtjes britanike: Retorika bërthamore e Putinit, thellësisht e papërgjegjshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shefi i mbrojtjes britanike: Retorika bërthamore e Putinit, thellësisht e papërgjegjshme
Rajon / Botë

Shefi i mbrojtjes britanike: Retorika bërthamore e Putinit, thellësisht e papërgjegjshme

Kosova Times
Last updated: 2022/10/19 at 8:47 PM
Kosova Times Published October 19, 2022
Share
SHARE

Shefi i Shtabit të Mbrojtjes të Britanisë, admirali Tony Radakin, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të qëndrojë i bashkuar, kundër asaj që ai e quajti retorikë “thellësisht të papërgjegjshme” të presidentit rus, Vladimir Putin, sa i përket kërcënimeve për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore.

“Atij [Putinit] i kanë mbetur pak opsione. Prandaj po përdor retorikë bërthamore”, tha ai gjatë një fjalimi.

“Dhe përderisa kjo është shqetësuese dhe thellësisht e papërgjegjshme, është shenjë e dobësisë, dhe kjo është arsyeja kryesore pse komuniteti ndërkombëtar duhet të qëndrojë i fortë dhe i bashkuar”, shtoi Radakin.

Ministri i Mbrojtjes së Britanisë, Ben Wallace, u takua gjatë kësaj jave me homologun e tij amerikan për të diskutuar për shqetësimet e sigurisë lidhur me situatën në Ukrainë, që po përballet me pushtimin rus që nga 24 shkurti.

I pyetur nga gazetarët se sa ka gjasa që Putin po përgatitet të kryejë sulme bërthamore në Ukrainë, Radakin refuzoi që t’i përgjigjej drejtpërdrejt kësaj pyetjeje.

“Unë vetëm dua të theksojë pamaturinë e Rusisë në përdorimin e retorikës lidhur me armët bërthamore, dhe mendoj se kjo tregon dëshpërim… Ne duhet të përqendrohemi në mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën dhe të mos shpërqendrohemi nga kjo retorikë e pamatur”, tha ai.

Britania, së bashku me shtetet e tjera perëndimore po i dërgojnë armë dhe ndihmë tjetër Ukrainës, teksa kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës ndaj Ukrainës.

Më 19 tetor, Putin përshkallëzoi edhe më tej konfliktin duke shpallur gjendje lufte në katër rajone ukrainase, që Moska pretendon se i ka aneksuar.

Rajoni i Luhanskut, Donjeckut, Hersonit dhe Zaporizhjës – që Moska thotë se i ka aneksuar – janë të pushtuara pjesërisht nga forcat ruse.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times October 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Disa persona u plagosën nga të shtënat në një qendër tregtare në Mytishchi

Kosova Times Kosova Times March 2, 2025
Qytetet evropiane me arome gastronomie
Turqia i thërret diplomatët Danimarkës dhe Holandës për shkak të djegieve të Kuranit
Kurti mori pjesë në shënimin e 25-vjetorit të Friedrich-Ebert-Stiftung
Tanke mbi barrierat që ndajnë Izraelin dhe Gazën, zëdhënësi tronditi gazetarët – “Militantët mund të hyjnë ende…”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?