By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE-ja kërkon të frenojë emigracionin përmes rrugës ballkanike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > BE-ja kërkon të frenojë emigracionin përmes rrugës ballkanike
Rajon / Botë

BE-ja kërkon të frenojë emigracionin përmes rrugës ballkanike

Kosova Times
Last updated: 2022/10/20 at 8:37 PM
Kosova Times Published October 20, 2022
Share
SHARE

Gjermania organizoi të enjten një takim me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe të disa vendeve evropiane – përfshi përfaqësues nga Ballkani Perëndimor – në një përpjekje për të frenuar emigrimin përmes të ashtuquajturës rrugë ballkanike.

Gjatë muajve të fundit, një numër në rritje i emigrantëve janë përpjekur të arrijnë në vendet më të pasura të Evropës Perëndimore nëpërmjet Ballkanit, shpesh duke u paguar kontrabandistëve mijëra euro për të kaluar përtej kufijve pa dokumente të vlefshme udhëtimi.

Paketa e masave që zyrtarët e Evropës Perëndimore dhe BE-së kërkuan në takimin e Berlinit përfshin përafrimin e politikave të vizave të shteteve të Ballkanit Perëndimor, Serbisë, Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut me standardet e BE-së, luftën ndaj trafikimit të emigrantëve, sigurimin e mbrojtjes efektive të kufijve dhe përshpejtimin e dëbimeve.

Kryeministri i Holandës Mark Rutte ka thënë para gazetarëve në Bruksel para nisjes së takimit se rritja e numrit të emigrantëve që vinë përmes Ballkanit Perëndimor është shqetësuese dhe “duhet të shikojmë se si të punojmë së bashku në mënyrë që të vendosim nën kontroll këtë rrjedhë”.

Diplomatët e BE-së kanë përsëritur se shqetësimi më i madh është për rritjen dramatike të numrit të refugjatëve që në BE vinë përmes Serbisë nga vendet të cilave Serbia ua ka hequr vizat. Serbia është kërcënuar se BE mund ti vendosë vizat për qytetarët e saj nëse urgjentisht nuk ndërmerren masa për të ndalur këtë valë të refugjatëve.

Ndërkohë komisionari i BE-së për zgjerim Oliver Várhelyi, në një postim në rrjetet sociale, ka përshëndetur atë që ai e ka quajtur “hap i rëndësishëm i Serbisë në përshtatje me politikën e vizave të BE-së”.

Për këtë problem është folur edhe në takimin e ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë në kuadër të procesit të Berlinit që është zhvilluar sot në kryeqytetin e Gjermanisë, ku mori pjesë edhe komisionarja e BE-së për punë të brendshme Ylva Johanson.

Johansson edhe në atë takim ka thënë se “është trefishuar numri i emigrantëve ilegalë që vinë përmes rrugës së Ballkanit Perëndimorë” duke nënvizuar se një gjë e tillë paraqet barrë të madhe për kapacitetet e vendosjes në vendet e Bashkimit Evropian.

Johanson ka përmendur në veçanti rritjen e numrit të azilkërkuesve nga India, Burundi, Tunisia dhe Kuba, vendet të cilave Serbia ua ka hequr vizat. Disa zyrtarë të BE-ë kanë thënë se Serbia ka përdorur heqjen e vizave për disa vende si vegël për të siguruar mbështetjen e tyre për qëndrimin e Serbisë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Johanson edhe të enjten ka përsëritur se përshtatja e vendeve të rajonit të Ballkanit me regjimin e vizave të BE-së është e vemja mënyrë për të mbajtur liberalizimin e vizave për vetë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës, gëzojnë liberalizimin e vizave me BE-në. Prandaj BE-ja pret nga ato që të mos mundësojnë udhëtimin pa viza në territorin e tyre nga vendet të cilat mund të paraqesin rrezik për emigrim ilegal drejt BE-së.

You Might Also Like

Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj

Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale

Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”

Përfunduan bisedimet e para midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së. Rrjedhja e detajeve të para

Orbanit i duhej shumë një fitore, e mori duke blerë NIS

Kosova Times October 20, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Pyetje dhe përgjigje mes nesh

Kosova Times Kosova Times July 20, 2024
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
Kryetari i Vushtrisë thërret mbledhje urgjente të Këshillit për Siguri
Ultra nacionalizmi serbo-rus sinjalizon agoninë e vdekjes së pushtetit kombëtar
Stoltenberg i tha Erdoganit se është koha për të lejuar Suedinë të bëhet anëtare e aleancës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?