By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Azerbajxhanasit publikuan videon e supozuar të urdhrit rus për të rrëzuar aeroplanin e pasagjerëve pranë Grozny-t.
July 2, 2025
Fillon ofensiva e dyfishtë ruse, ata kanë grumbulluar 60,000 ushtarë. “Ata janë shumë afër qëllimit”
July 2, 2025
CIA nuk e konteston që Putini u përpoq ta ndihmonte Trumpin në zgjedhjet e vitit 2016
July 2, 2025
Në Gjakovë është shënuar përvjetori i deklaratës së 2 Korrikut
July 2, 2025
Nacionalizmi si mjet pushteti: Reflektime mbi strategjinë politike serbe, 1987–1999
July 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një radio liberale ruse rikthen transmetimin nga Berlini
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Një radio liberale ruse rikthen transmetimin nga Berlini
Rajon / Botë

Një radio liberale ruse rikthen transmetimin nga Berlini

Kosova Times
Last updated: 2022/10/20 at 3:00 PM
Kosova Times Published October 20, 2022
Share
SHARE

E mbyllur për pak pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, radioja liberale e Moskës, Echo, ka gjetur shtëpi të re në Berlin, prej kur ka rinisur transmetimin.

Radioja “Ekho Moskvy”, e konsideruar si një prej zërave të fundit të pavarur në Rusi, është detyruar të ndalë punën, pas masave të rrepta të Kremlinit për mbulimin e luftës.

Disa punëtorë të saj janë larguar nga Rusia, përfshirë kryeredaktorin, Maxim Kurnikov, i cili ka nisur jetë te re në kryeqytetin gjerman, bashkë me disa ish-kolegë.

Të tjerët jetojnë në Letoni, Lituani dhe Gjeorgji.

Pavarësisht se janë shpërndarë nëpër Evropë, ata kanë thënë se heshtja nuk ka qenë kurrë në listën e mundësive.

Ata kanë rinisur transmetimin në një aplikacion të quajtur “Echo”.

Kurnikov ka thënë se autoritetet ruse kanë tentuar të bllokojnë aplikacionin, mirëpo nuk ia kanë arritur qëllimit.

Ata planifikojnë që shumica e punëtorëve të punojnë nga Berlini dhe që studion ta paguajnë me donacione.

Gjermania, e cila tashmë ka strehuar rreth një milion refugjatë ukrainas, është bërë destinacion i famshëm edhe për disidentët rusë.

Qeveria gjermane është zotuar se do të lehtësojë procedurat e vizave për gazetarët dhe rusët tjerë që i ikin persekutimit politik.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Azerbajxhanasit publikuan videon e supozuar të urdhrit rus për të rrëzuar aeroplanin e pasagjerëve pranë Grozny-t.

Fillon ofensiva e dyfishtë ruse, ata kanë grumbulluar 60,000 ushtarë. “Ata janë shumë afër qëllimit”

CIA nuk e konteston që Putini u përpoq ta ndihmonte Trumpin në zgjedhjet e vitit 2016

Ukrainasit vranë komandantin e Flotës së Detit të Zi?

Macron telefonoi Zelenskyn pas telefonatës me Putinin: “Biseda ishte konstruktive”

Kosova Times October 20, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Veprimi i Serbisë agresion ndaj vendit tonë. Në vendin ku u rrëmbyen policët u gjetën çizme e lidhëse plastike. KFOR ende nuk ka dhënë përgjigje

Kosova Times Kosova Times June 15, 2023
Në thirrjen, rusët treguan guxim të jashtëzakonshëm: “Unë refuzoj të shkoj në luftë”, dhe më pas filloi drama
Më në fund City u kthehet fitoreve, mund Leicesterin
Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës: Dialogu është e vetmja rrugë
Gulag publikon skllavërinë seksuale të një të burgosuri në Primorye
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?