By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Paqja e siguria e grave janë shtylla qendrore të vizionit të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Osmani: Paqja e siguria e grave janë shtylla qendrore të vizionit të Kosovës
Lajme

Osmani: Paqja e siguria e grave janë shtylla qendrore të vizionit të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2022/10/21 at 6:03 PM
Kosova Times Published October 21, 2022
Share
SHARE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur konferencë për medie një ditë para fillimit të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Pasi bëri të ditur nismëtarët e organizimit të këtij forumi dyditor, presidentja Osmani shtoi se një nismë të tillë synohet të organizohet në mënyrë tradicionale, derisa shtoi se ky organizim është edhe një nga zotimet tona si Republikë e Kosovës në “Samitin për demokraci” të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Tutje presidentja Osmani vuri në dukje se temë e këtij edicioni të parë do të jetë: Ndërtimi  i aleancave për paq të qëndrueshme, me të cilën synojmë të reflektojmë mbi sukseset e sfidat të agjendës të Rezolutës 1325, njëzet e dy vjet pas miratimit të kësaj rezolute.

“Forumi është platformë edhe për rritjen e ndërgjegjësimit për nevojën për të njohur e promovuar për aftësinë e grave dhe vajzave për të kontribuar në mënyrë thelbësore në proceset e paqes e të sigurisë”, theksoi presidentja Osmani.

Më tej, presidentja shtoi se ky forum synon të përcjellë qartë mesazhin se paqja e siguria e grave janë shtylla qendrore të vizionit të Republikës së Kosovës për paqe të qëndrueshme në nivel lokal, rajonal si dhe global.

Mes tjerash, presidentja Osmani tha se ky edicion, që është i pari i këtij lloji, do t’i kushtohet trashëgimisë së ish-sekretares amerikane Madeline Olbright, mikes së madhe të Kosovës e cila iku në amshim muaj më parë.

Ajo ka folur edhe për iniciativën franko-gjermane, e cila sipas saj, ka për qëllim intensifikimin e dialogut.

“Deri tani ajo çka mund t’ju garantoj është që qëllimi i aleatëve tanë është qelli i mirë, që ky proces të përfundojë sa më parë dhe po ashtu asnjëherë askush nga partnerët nuk ka kërkuar nga Kosova që të hiqet dorë nga njohja reciproke. Qytetarët e Kosovës të rrinë të qetë sepse në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që të preket sovraniteti, integriteti territorial i vendit tonë, e aq më pak funksionaliteti i brendshëm i Kosovës. Në krye të republikës janë njerëzit që kanë parandaluar marrëveshjet e dëmshme për Kosovën jo të tjerët, kështu që rrini të qetë”, është shprehur Osmani.

Ndryshe, Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, do të mbahet më 22 dhe 23 tetor 2022, në Prishtinë, ku do të marrin pjesë personalitete të shumta të jetës politike, shkencore, kulturore dhe nga shoqëria civile nga vende të ndryshme të botës.

You Might Also Like

Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind

Dogana vendin e parë për zhdoganim në BP, 135 milionë euro më shumë të hyra

ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%

Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë

KESCO bën thirrje për kursimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut

Kosova Times October 21, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Delfin Pllana emërohet ambasador i Kosovës në Hungari

Kosova Times Kosova Times May 30, 2024
Takimi Biden-McCarthy përfundon pa marrëveshje për tavanin e borxhit
Temperaturat këtë javë shkojnë 43gradë
Hit ne internet: Aktorja e njohur gjuan regjisoren me çmim, por nuk ka mbaruar me kaq… (VIDEO)
Frigoriferë nëpër rrugët e Evropës për ta parandaluar prishjen e ushqimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?