By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Themeluesi i Yandex, i cili iku nga Putini, krijoi një superkompjuter në Evropë 10 herë më të fuqishëm se ai në Rusi
June 11, 2025
Putini kërkon rritje urgjente të prodhimit të armëve dhe njofton plane për mobilizimin e ekonomisë
June 11, 2025
Vuçiç nga Odesa i gëzuar që Kosova nuk u ftua në Samit
June 11, 2025
Amerikanët po evakuojnë stafin nga ambasada në Bagdad: A po përgatitet Izraeli të sulmojë Iranin?
June 11, 2025
Ambasadori izraelit: Ne i dhamë Ukrainës Patriotët. Izraeli: Nuk është e vërtetë
June 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izrael, politikani ekstremist Itamar Ben Gvir pritet të dalë mirë në zgjedhje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izrael, politikani ekstremist Itamar Ben Gvir pritet të dalë mirë në zgjedhje
Rajon / Botë

Izrael, politikani ekstremist Itamar Ben Gvir pritet të dalë mirë në zgjedhje

Kosova Times
Last updated: 2022/10/22 at 8:04 PM
Kosova Times Published October 22, 2022
Share
SHARE

Izraelitët i kthehen kutive të votimit në 1 nëntor, për herë të pestë që nga viti 2019. Sondazhet tregojnë se ish-kryeministri Benjamin Netanyahu është shumë pranë kthimit në pushtet dhe krijimit të një koalicioni me partitë e krahut të djathtë dhe ultra-Ortodokse. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Linda Gradstein, një nga aleatët e mundshëm të Netanyahut është një partia e djathtë e kryesuar nga politikani ekstremist Itamar Ben-Gvir.

Për javë të tëra tensionet mes izraelitëve dhe palestinezëve në Jerusalem janë shtuar. Teksa policia e Izraelit përballej me protestuesit që qëllonin me gurë në lagjen Sheikh Jarrah, u shfaq duke nxjerrë pistoletën nga brezi, politikani i ekstremit të djathtë Itama Ben-Gvir.

“Gjaku hebre ka rëndësi” shkroi ai në Twitter duke shtuar se “policia nuk duhet të pengohet prej qeverisë për të qëlluar mbi terroristët arabë”.

Partia e zotit Ben-Gvir “Fuqia hebreje”, do të garojë në betejën zgjedhore të 1 nëntorit së bashku me dy parti të tjera të ekstremit të djathtë, në listën e përbashkët me partinë “Zionizmi Fetar”.

Nëse anketimet janë të sakta, “Zionizmi Fetar” pritet të jetë partia e tretë më e madhe e Izraelit. Shumë analistë e shohin zotin Ben-Gvir si një politikan me ndikim të lartë që mund të mundësojë rikthimin në pushtet të Benjamin Netanyahut dhe krijimin e një koalicioni fetar të ekstremit të djathtë ku zoti Ben-Gvir të marrë postin e ministrit.

“Unë dua që Benjamin Netanyahu të jetë kryeministër dhe të jem pjesë e qeverisë së tij. Dua një qeveri të së djathtës, të djathtës së vërtet që do njerëzit, fëmijët e gratë, të djathtën që mbron të dobëtit që sulmohen”, thotë Itamar Ben-Gvir, ligjvënës izraelit.

Ben-Gvir është nxënës, i të ndjerit Meir Kahane, i cili besonte në zhvendosjen e arabëve me shtetësi izraelite jashtë vendit.

Partia “Kach” e Meir Kahane-s u shpall e jashtëligjshme në Izrael dhe ShBA, si një organizatë terroriste dhe vetë zoti Ben-Gvir u dënua për nxitje raciste. Por ai thotë se i ka moderuar pikëpamjet e tij.

“E majta ka punuar shumë që ta portretizojë atë si një ekstremist, por në shumicën e rasteve, ky është një lajm i rremë. Nëse analizoni mirë fushatën dhe intervistat e tij, ai nuk thotë asgjë për zhvendosjen e arabëve apo për pikëpamjet e të ndjerit Kahane apo pikëpamje të tjera me të cilat po synon ta damkosë e majta ekstreme”, thotë Nevo Cohen, nga partia “Jewish Power”.

Shumë politikanë amerikanë dhe udhëheqës hebreo-amerikanë paralajmërojnë se në rast se zoti Ben–Gvir do jetë ministër në qeveritë izraelite, ai do të shkaktojë tensione mes administratës amerikane dhe hebreo-amerikanëve.

“Lidhjet e forta të aleancës SHBA-Izrael bazohen në vlerat e përbashkëta demokratike, vlera që theksohen në Deklaratat respektive të Pavarësisë. Marrja e një posti të lartë në qeverinë izraelite nga një ekstremist si zoti Ben –Gvir do minonte këtë lidhje”, thotë David Halerin, drejtor i organizatës “Israel Policy Forum”.

Rritja e popullaritetit të zotit Ben-Gvir duke se është pjesë e prirjeve botërore ku ultranacionalistët po forcojnë mbështetjen.

“Mendoj se përgjigja e asaj që ndodhi në Izrael dhe në Evropë është orientimi i përgjithshëm kombëtar, nevoja e popullsisë për të qenë e ndarë nga grupet e tjera, për shembull emigrantët në Evropë, ose popullsia arabe, në rastin e Izraelit”, thotë Or Anabi, nga “Israel Democracy Institute”.

Disa vëzhgues të proceseve elektorale thonë se për Izraelin, zgjedhja e zotit Ben-Gvir do të thotë fund i demokracisë. Të tjerë mbrojnë idenë se Izraeli ka ende një demokraci të fortë teksa përgatitet për zgjedhjet e pesta, në katër vjet.

You Might Also Like

Themeluesi i Yandex, i cili iku nga Putini, krijoi një superkompjuter në Evropë 10 herë më të fuqishëm se ai në Rusi

Putini kërkon rritje urgjente të prodhimit të armëve dhe njofton plane për mobilizimin e ekonomisë

Vuçiç nga Odesa i gëzuar që Kosova nuk u ftua në Samit

Amerikanët po evakuojnë stafin nga ambasada në Bagdad: A po përgatitet Izraeli të sulmojë Iranin?

Ambasadori izraelit: Ne i dhamë Ukrainës Patriotët. Izraeli: Nuk është e vërtetë

Kosova Times October 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ShBA-ja kërkon proces transparent për ligjin e amnistisë

Kosova Times Kosova Times October 4, 2023
Horoskopi ditor për 5 qershor
Dritëro Sefaja zgjidhet Kryetar i Shoqatës së trajnerëve të basketbollit
Gazetarja ruse: Nuk më lanë të hyja në Serbi
Kërkohet paraburgim ndaj personave të dyshuar për kontrabandim me mallra
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?