By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Japonia e quan “akt armiqësor kundër njerëzimit” përdorimin e armëve bërthamore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Japonia e quan “akt armiqësor kundër njerëzimit” përdorimin e armëve bërthamore
Rajon / Botë

Japonia e quan “akt armiqësor kundër njerëzimit” përdorimin e armëve bërthamore

Kosova Times
Last updated: 2022/10/22 at 2:23 PM
Kosova Times Published October 22, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, tha se përdorimi i mundshëm i armëve bërthamore nga Rusia në luftën në Ukrainë, do të konsiderohej një “akt armiqësor kundër njerëzimit”.

“Veprimi i Rusisë për të kërcënuar me përdorimin e armëve bërthamore është një kërcënim serioz ndaj paqes dhe sigurisë së komunitetit ndërkombëtar dhe është absolutisht i papranueshëm”, tha Kishida më 22 tetor gjatë vizitës në Australi.

Në maj të vitit të ardhshëm, Kishida pritet të jetë nikoqir i liderëve të grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) në qytetin e Hiroshimës, ku Shtetet e Bashkuara kishin hedhur bombë bërthamore më 6 gusht të vitit 1945. Nga lëshimi i bombës bërthamore kishin vdekur 140.000 persona.

Tri ditë më vonë, qyteti tjetër japonez, Nagasaki, kishte qenë cak i sulmit tjetër me bombë bërthamore.

Japonia është shteti i vetëm në botë që ka qenë cak i sulmeve me bombë bërthamore.

Kishida tha se periudha 77-vjeçare e mospërdorimit të armëve bërthamore “nuk duhet të përfundojë”.

“Nëse armët bërthamore do të përdoren ndonjëherë, përdorimi i tyre do të ishte akt armiqësor kundër njerëzimit… komuniteti ndërkombëtar kurrë nuk do të lejojë një akt të tillë”, tha ai, duke shtuar se aluzionet bërthamore të presidentit rus, Vladimir Putin, janë “thellësisht shqetësuese”.

Putin ka bërë kërcënime të maskuara lidhur me vullnetin e tij për të dislokuar armë bërthamore taktike kundër Ukrainës, teksa forcat e tij, që nga 24 shkurti, po vazhdojnë pushtimin e Ukrainës.

You Might Also Like

Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur

Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet

VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë

Pamjet po përhapen. Dyshohet se tregojnë rusë gjysmë të zhveshur të lidhur pas pemëve në fushën e betejës

Sllovenia në shok për programin erotik në spa-në që kroatët e adhurojnë, çmimet shkojnë deri në 3,000 euro

Kosova Times October 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rama ngre alarmin për rrezikun e mosmbajtjes së Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030: Vonesa në infrastrukturë dhe menaxhim

Kosova Times Kosova Times August 15, 2024
ShBA-ja ndan fonde për sigurinë në sinagoga e xhami
Moti sot, me diell dhe pjesërisht i vranët
Fluks në Merdarë, pritjet deri në 40 minuta në dalje
Një zyrtar policor goditet me veturë në Soqanicë të Zveçanit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?