By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 korrik
July 2, 2025
“Ligji i Madh i Bukur” miratohet me një diferencë të ngushtë votash. Trump feston, Musk ndan postime per tradheti
July 1, 2025
Ademi takon presidentin e Federatës së Ganës në Tiranë
July 1, 2025
Gjykata Speciale dhe ZPS-ja publikojnë raportin vjetor
July 1, 2025
Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Estonisë, Ruusalu
July 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përpjekjet për lirimin e gazetarit ukrainas Vladyslav Yesypenko
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Përpjekjet për lirimin e gazetarit ukrainas Vladyslav Yesypenko
Rajon / Botë

Përpjekjet për lirimin e gazetarit ukrainas Vladyslav Yesypenko

Kosova Times
Last updated: 2022/10/22 at 8:13 PM
Kosova Times Published October 22, 2022
Share
SHARE

Vladyslav Yesypenko, një gazetar ukrainas i Radios Evropa e Lirë, 18 muaj më parë u ndalua nga rusët në Krime. Ai u arrestua nën akuzën e armëmbajtjes pa leje, të cilën ai e ka mohuar. Në shkurt, ai u dënua me gjashtë vjet burg nga Rusia. Disa organizata të të drejtave të njeriut thonë se ai është një i burgosur politik.

Gazetari ukrainas Vladyslav Yesypenko është burgosur në Krime, rajon ukrainas i aneksuar nga Rusia, nën akuzën për posedim armësh, të cilën ai e ka mohuar. Në mes të gushtit, Gjykata e Lartë e Krimesë e shqyrtoi apelimin e zotit Yesypenko dhe uli dënimin e tij nga gjashtë në pesë vjet burg në një rajon të izoluar rural.

Bashkëshortja e tij, Kateryna Yesypenko, thotë se ajo u përpoq, por nuk mundi t’i dërgonte atij një pako me gjëra të nevojshme më 1 shtator. Në dy javët pasuese ajo dhe avokati mbrojtës nuk e dinin vendndodhjen e tij. Më 16 shtator, Vladyslav Yesypenko e telefonoi nga një burg në Kerch.

“Burgu në Kerch ka avantazhet e veta. Para së gjithash, ka një klimë më të butë, nuk është si Siberia. Duke marrë parasysh që ai është në Kerch, avokati i tij në Simferopol do të jetë në gjendje ta kontaktojë atë”, thotë Volodymyr Prytula, producent i portalit Krym.Realii, të krijuar nga Radio Evropa e Lirë në Ukrainë.

Kateryna Yesypenko thotë se bashkëshorti i saj ndihej më mirë që u dërgua në burgun rural, pas përvojës së rëndë në paraburgim.

“Ai ka qenë në një qeli të vogël për 18 muaj, që ishte psikologjikisht dhe emocionalisht rraskapitëse për të”, thotë ajo.

Tetiana Pechonchyk, kryetare e bordit në qendrën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Zmina”, e quan rastin e gazetarit Yesypenko një shembull tipik të taktikave ruse të falsifikimit të provave.

“Vladislav Yesypenko fillimisht u rrëmbye nga njerëzit e FSB-së (Agjencisë ruse të Sigurisë), më pas ata vendosën armë në makinën e tij që ta akuzonin për armëmbajtje pa leje dhe e torturuan për ta detyruar të pranonte fajësinë. Ne besojmë se është një rast i sajuar që lidhet me punën e tij si gazetar. Ai vazhdoi të shkonte në Krimenë e pushtuar dhe përgatiste materiale për Radion Evropa e Lirë. Dënimi i tij duhet të anulohet dhe zoti Yesypenko duhet të lirohet”, thotë ajo.

Avokatët, kolegët dhe familja e gazetarit Yesypenko shpresonin se do të kishte një shans për lirimin e tij në një shkëmbim të burgosurish, por më pas filloi lufta në Ukrainë.

“Zyra e Avokatit të Popullit nuk organizon shkëmbime të të burgosurve, tani ato bëhen kryesisht nga agjencitë ushtarake të zbulimit. Mund të ketë përparim, por askush nuk mund të premtojë asgjë”, thotë bashkëshortja e gazetarit Vladyslav Yesypenko.

Avokati i Popullit në Ukrainë, Dmytro Lubinets tha se zyra e tij i kërkoi Rusisë që t’i kalojë të gjithë të burgosurit në duart e autoriteteve ukrainase, por nuk është bërë asnjë përparim lidhur me këtë.

“Ne e kemi ngritur këtë çështje dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, por ata mërziten për çdo gjë që lidhet me Krimenë. Është çështje parimi për ne që t’i kthejmë të gjithë. Forcat e Armatosura të Ukrainës po bëjnë maksimumin për t’u siguruar që qytetarët tanë të kthehen në shtëpi”, thotë ai.

Zonja Pechonchyk thotë se që nga fillimi i luftës, asnjë i burgosur politik nuk është liruar, përkundrazi, numri i tyre është rritur, pasi gazetarët që u përpoqën të raportonin për Krimenë u arrestuan.

“Është e rëndësishme për ne që të përqendrohemi tek çështja e të burgosurve politikë”, thotë ajo.

Edhe kolegët e gazetarit Yesypenkos po luftojnë për lirimin e tij.

“Presidenti i Radios Evropa e Lirë vazhdon ta ngrejë këtë çështje gjatë takimeve me autoritetet ukrainase, si dhe me politikanë amerikanë dhe organizata ndërkombëtare. Do të shohim nëse kjo do të sjellë rezultate”, producenti Volodymyr Prytula.

Sipas tij, rasti i gazetarit Yesypenko e ka bërë më të vështirë punën e gazetarëve të pavarur në Krime dhe disa prej tyre u detyruan të ndërprisnin aktivitetin e tyre atje.

You Might Also Like

“Ligji i Madh i Bukur” miratohet me një diferencë të ngushtë votash. Trump feston, Musk ndan postime per tradheti

Rubio njofton mbylljen zyrtare të USAID-it

Axhenda Ndërkombëtare

Evropa Lindore po planifikon një fushë minash kundër Putinit

Trump zgjat në heshtje sanksionet e epokës së Bidenit që synojnë bankat dhe sektorin e energjisë ruse

Kosova Times October 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ish-presidenti Trump sugjeron se ndihma për Ukrainën mund të jetë në formë kredie

Kosova Times Kosova Times April 13, 2024
Koreja e Jugut: 600 ushtarë të Koresë së Veriut të vrarë në luftën me Ukrainën
Boletini: Auditimi i ZKA-së ndihmoi në përmirësimin e situatës në RTK
Tre persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë kanë humbur shikimin pas përdorimit të pikave për sy
Stojkoviç: Asnjë normalizim i marrëdhënieve në Ballkan nuk bëhet me Vuçiqin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?