By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Të ardhurat nga turizmi arrijnë rekord 874 milionë euro, në 3-mujorin e parë
June 10, 2025
Përurohet renovimi i repartit të Pulmologjisë në Prizren
June 10, 2025
Presidentja Osmani ka udhëtuar për vizitë bilaterale zyrtare në Japoni
June 10, 2025
Zoran Vukotiq dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë
June 10, 2025
Osmani: Lidhja Shqiptare e Prizrenit u bë themel i vetëdijes sonë kombëtare
June 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: RrGK lanson librin “Fakte dhe Fabula të Rezolutës 1325” gjatë Forumit Presidencial
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > RrGK lanson librin “Fakte dhe Fabula të Rezolutës 1325” gjatë Forumit Presidencial
Lajme

RrGK lanson librin “Fakte dhe Fabula të Rezolutës 1325” gjatë Forumit Presidencial

Kosova Times
Last updated: 2022/10/22 at 7:15 PM
Kosova Times Published October 22, 2022
Share
SHARE

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) lansoi sot botimin e dytë të librit Fakte & Fabula për Rezolutën 1325 gjatë Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të organizuar nga Presidentja e Kosovës, zonja Vjosa Osmani Sadriu.

Libri përfshin “fakte”, statistika, të dhëna, emra dhe “fabula”: tregime se si njerëzit e perceptuan zbatimin e Rezolutës nga viti 2000 deri në 2020.

Siç tha në një përmbledhje Drejtoresha Ekzekutive e RrGK, Igballe Rogova, kur RrGK filloi për herë të parë të shkruante këtë libër në vitin 2011:

“Dua që ky publikim të mos shihet thjesht si raport, por më shumë si diçka që do t’i bëjë njerëzit ta vënë buzën në gaz dhe të thonë: ‘Si ka mundur të ndodhë kjo? Po ashtu, dua që ta vëmë në spikamë faktin se Rezoluta 1325 është po aq e rëndësishme sa edhe rezolutat tjera.”

Rrëfimet e librit e shëtisin lexuesin përmes shumë sfidave, sukseseve dhe fitoreve me të cilat u përballën aktivistet në luftën e tyre duke i bërë thirrje OKB-së, BE-së, NATO-s dhe zyrtarëve të Kosovës ta implementojnë Rezolutën. Rrëfimet do t’ju bëjnë të qeshin, qajnë ose zemërojnë… Shpresojmë që edhe do t’ju inspirojnë.

Lansimi i librit gjatë Forumit prestigjioz të organizuar nga Presidentja e Kosovës, na e ofron mundësinë që të ndajmë tregimet nga Kosova me liderë, aktivistë dhe aktorë nga e gjithë bota.

Shpresojmë që tregimet dhe përvojat tona të frymëzojnë dhe mbështesin të tjerët për të çuar më tej zbatimin e Rezolutës në zonat e konfliktit dhe pas konfliktit diku tjetër.

Edhe pse ka disa “personazhe” në libër, ky lansim i librit përfshin vetëm disa zëra nga aktivistet lokale për të drejtat e grave, të cilat ndajnë rrëfimet e tyre nga libri.

Feride Rushiti, Drejtoreshë Ekzekutive, Qendra Kosovare Rehabilituese për Viktimat e Torturës dhe anëtare e Bordit të RrGK, po ashtu kujton përpjekjet fillestare për të siguruar fonde për të mbijetuarat:

“Lajmi u bë viral atë ditë, duke e bërë ditën të paharrueshme!.., E mbaj mend një thirrje telefonik që e pata nga një nga të mbijetuarit. Kur e ngrita telefonin, dëgjova muzikë në sfond. .. për herë të parë ajo kishte kaq shumë para në duart. ‘I lëshova thasët me miell në mes të dhomës së ditës, për t’ia bërë të ditur secilit se edhe unë mund të kontribuojë në këtë shtëpi,’ më tha ajo fjalë për fjalë. Ishte shumë emocionuese.

Kanë qenë organizatat që e kanë mbajt gjallë shpirtin e të mbijetuarave, por njohja nga shteti është shumë e rëndësishme sepse edhe familja i trajton më mire ato.

Tijana Simić LaValley, nga organizata për të Drejtat e Grave, foli për përvojën e saj me UNMIK-un dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian që dështuan të takoheshin me organizatat për të drejtat e grave në Mitrovicë, ata takuan gjithmonë “të njëjtat organizata të udhëhequra nga tre burra”.

Ajo vlerësoi se këta përfaqësues si edhe negociatori Lajcak duhet të jenë në këtë ngjarje dhe të dëgjojnë storiet e këtij libri dhe të mësojnë nga to. Ajo tha se dështimi i vazhdueshëm i këtyre përfaqësuesve që të dëgjojnë aktivistet për të drejtat e grave sot, mund të dokumentohet në botimin tjetër të këtij libri pas 10 viteve…

Ariana Qosaj-Mustafa, aktiviste për të drejtat e grave dhe anëtare e Bordit Këshillëdhënës të RrGK-së tha se “ne kemi arritur të inkorporojmë perspektivën gjinore por ajo cka ne po e bëjmë në fakt nuk është integrim direkt i gjinisë. Prandaj, për ne është e rëndësishme që kjo qasje të mos jetë vetëm një ‘tick’”.

Në përfundim, Majlinda Behrami, Bashkëautore, RrGK, tha se ky libër është shkruar gjithashtu që të shërbejë si frymëzim, të iniciojë ide, të ndajë njohuri, por më shumë se gjithçka, të tregojë solidaritet me gratë të cilat janë duke vuajtur dhe rezistuar shtypje, luftë dhe dhunë. Do të doja ta përfundoja duke treguar solidaritetin tonë me gratë në Iran, Ukrainë, Afganistan dhe të gjitha gratë në pjesë të ndryshme të botës, në përpjekjet e tyre të vazhdueshme të arrijnë lirinë, paqen dhe sigurinë.

Versioni elektronik i librit është në dispozicion në faqen e internetit të RrGK. Librat janë në dispozicion në zyrën e RrGK-së ose mund të porositen online, duke shënuar “1325 Fakte & Fabula” në seksionin e komenteve.

Rezoluta 1325 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë u miratua në vitin 2000, pikërisht në momentin që lufta kishte përfunduar në Kosovë dhe derisa po vazhdonin pasiguri të ndryshme.

Që nga miratimi i saj, aktivistët e të drejtave të grave në Kosovë e kanë përdorur Rezolutën për të kërkuar të drejtën e tyre për të marrë pjesë në vendimmarrje, proceset e paqes, forcat e sigurisë dhe programet e rimëkëmbjes ekonomike, si dhe për të kërkuar drejtësi dhe mbështetje për gratë që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës.

Rezoluta 1325 u bën thirrje shteteve dhe misioneve ndërkombëtare të sigurojnë pjesëmarrjen e grave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, të sigurojnë mbrojtjen e grave në situata konflikti dhe pas konfliktit, të parandalojnë dhunën dhe të sigurojnë akses në ndihmë dhe shërim. Për më shumë se dy dekada RrGK ka avokuar dhe monitoruar zbatimin e Rezolutës 1325 në Kosovë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Përurohet renovimi i repartit të Pulmologjisë në Prizren

Presidentja Osmani ka udhëtuar për vizitë bilaterale zyrtare në Japoni

Zoran Vukotiq dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Osmani: Lidhja Shqiptare e Prizrenit u bë themel i vetëdijes sonë kombëtare

KMDLNj: Serbia ka shpeshtuar arrestimin e qytetarëve të Kosovës

Kosova Times October 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vuçiq thërret takim për shkak të situatës me protesta

Kosova Times Kosova Times August 10, 2024
Sulmi në Banjskë, Rama: BE-ja duhet të reagonte ashpër|Video
Aksident në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, katër të lënduar
Gjysma e botës në rrugë drejt mbipeshës: Si të parandalohet?
Bullgarja e punësuar ne aeroport pjesë e celulës ruse te spiunazhit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?