By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zgjedhjet lokale diagnozë e saktë e fuqisë së partive politike për zgjedhjet e reja parlamentare
November 9, 2025
Dyfishim i netqëndrimeve turistike në Shkodër, mbi 167 mijë vizitorë në sitet kulturore deri në tetor
November 9, 2025
45 aksidente trafiku brenda 24 orëve
November 9, 2025
Çeku: Të jetë një ditë e mbarë për demokracinë
November 9, 2025
Kurti fton të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën demokratike
November 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, Gjykata e Vlorës lë në burg të arrestuarit për tjetërsimin e pronave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shqipëri, Gjykata e Vlorës lë në burg të arrestuarit për tjetërsimin e pronave
Rajon / Botë

Shqipëri, Gjykata e Vlorës lë në burg të arrestuarit për tjetërsimin e pronave

Kosova Times
Last updated: 2022/10/22 at 6:07 PM
Kosova Times Published October 22, 2022
Share
SHARE

Gjykata e Vlorës vendosi të lërë në burg pesë nga gjashtë të arrestuarit e akuzuar për tjetërsim të pronave në bregdetin e jugut, mes Himarës dhe Dhërmiut.

Gjyqtari Enkel Peza la në fuqi masën e arrestit me burg për shtetasit: Artur Duni, Arqile Veizi, Spiro Dhima, Serxhio Joshi dhe Denis Kokoveshi dhe ndryshoi masën nga “arrest në burg”, në “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” për shtetasen Vasillo Mehilli.

Ndërkohë për ish kryetarin e Qarkut Vlorë, Anesti Dhimojani gjykata la në fuqi vendimin e dhënë tre ditë më parë për hetimin e tij në “arrest shtëpie”.

Avokatët mbrojtës të të pandehurve kishin kërkuar masa më lehtësuese duke afruar edhe garanci pasurore.

Vendimi i Gjykatës së Vlorës u mor sot për një pjesë të 24 personave që po hetohen nga Prokuroria e Vlorës për “shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve” lidhur me tjetërsimin e pronave në bregdetin jugor.

Dy ditë më parë Gjykata e Faktit në Vlorë në kuadër të këtyre hetimeve miratoi edhe një kërkesë të Prokurorisë së Vlorës për vendosjen e sekuestros preventive për një numër të konsiderueshëm pasurish të paluajtshme nga Himara në Dhërmi, të cilat rezultojnë me dokumente të falsifikuara.

Pasuritë e paluajtshme vendosur në sekuestro me një sipërfaqe totale gati 60 mijë metër katrorë në zonat e Himarës, Dhërmiut e Gjilekë, sipas përllogaritjeve me vlerën e tregut të Prokurorisë së Vlorës shkojnë në rreth 8 milionë dollarë.

Në njoftimin e dy ditëve më parë Prokuroria e Vlorës zbardhi edhe skemën e falsifikimeve dhe tjetërsimit të pronave që niste me nxjerrjen nga disa prej zyrtarëve të akuzuar të dokumenteve origjinale të marrjes së pronësisë së tokës sipas ligjit 7501 që administroheshin në arkivin e Zyrës së Tokës pranë Qarkut Vlorë.

Më pas, sipas Prokurorisë, dokumentet riprodhoheshin, tjetërsoheshin me korrigjime, fshirje dhe metoda të tjera duke shtuar në to sipërfaqe fiktive të tokës në bregdet dhe bëhej rikthimi në arkiv të Zyrës së Administrimit dhe Mbrojtjes Tokës i dokumenteve të falsifikuar.

Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se këto dokumente të falsifikuara më pas u përcilleshin nga zyra e Administrimit të Tokës në Qarkun Vlorë në rrugë zyrtare si “kopje e njësuar” personave të interesuar, bashkisë Himarë ose Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë, me qëllim për t`u përdorur më pas për dhënien e akteve të reja të pronësisë dhe hipotekimin e tyre pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë.

Prokuroria e Vlorës tha se lidhur me këtë procedim penal, hetimet vijojnë, për pasuritë e ndodhura në zonën e Dhërmiut, Gjilekës, Jalit dhe të Livadhit, për evidentimin e rasteve të tjera të përfituara në mënyrë të paligjshme, si dhe për veprimet e nëpunësve shtetërore, të cilët kanë kryer veprime lidhur me regjistrimin e këtyre pasurive.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Çfarë mori dhe çfarë nuk mori Orban nga Trump?

Ivica Daçiç me një kriminel lufte të dënuar zbuloi bustin e komandantit të njësisë që vepronte në Bosnjë dhe Hercegovinë

Italia i bën thirrje SHBA-së të paguajë pagat e punonjësve të bazave ushtarake

‘Putini duhet ta dijë se lufta bërthamore nuk mund të fitohet kurrë’

Kosova Times October 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në Izrael po flitet gjithnjë e më shumë për luftë me Turqinë

Kosova Times Kosova Times January 7, 2025
Ku ka mbetur projektligji për pagën minimale?
VIDEO Ky është Combat, një robot i ri ukrainas. I filmuar duke sulmuar pozicionet ruse
Osmani dekoron ushtarakët amerikanë: Marrëdhëniet tona janë ekzistenciale
Krimi: Kontrabandisti më i kërkuar i emigrantëve në Evropë i mbiquajtur “Scorpion” pas hetimit të BBC
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?